Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-08, 23:22   #4
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Pastertia ne Islam.

Uji i mbetur

“Uji i mbetur” ėshtė uji qė mbetet nė njė enė pasi ėshtė pirė njė pjesė e tij. Ky lloj uji ndahet nė pesė grupe tė ndryshme. Ata janė:

1- Uji i mbetur nė enė, pasi kanė pirė njerėzit nė tė
Sipas Sheriatit, ky ujė konsiderohet i pastėr, pavarėsisht nėse nė tė ka pirė njė musliman, njė jobesimtar, njė njeri xhunub apo njė grua me menstruacione. Edhe pse Allahu thotė nė Kuran:
إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ
“Me tė vėrtetė, idhujtarėt janė tė papastėr” (Et-Teube: 28), ky ajet nuk i referohet gjendjes sė tyre fizike, por asaj shpirtėrore pėr shkak tė besimeve tė kota qė ata praktikojnė. Ata mund tė kenė kontakt me papastėrtitė, por kjo nuk do tė thotė se trupat e tyre janė tė papastėr. Nė fakt, kėta njerėz kishin lidhje tė ndryshme me muslimanėt. Emisarėt dhe delegacionet e tyre e vizitonin tė Dėrguarin e Allahut si dhe hynin nė xhaminė e tij. Profeti (a.s.) nuk urdhėronte asnjėherė qė tė pastroheshin objektet e prekura prej tyre. Pėrsa i pėrket grave me menstruacine, Aishja (r.a.) tregon: “Unė pija ujė nga njė enė, ndėrkohė qė isha me menstruacione. Pastaj ia kaloja atė tė Dėrguarit tė Allahut dhe ai pinte nga i njėti vend ku unė kisha vendosur buzėt”.Transmeton Muslimi 690, Ebu Daudi 259, Nesai 70,278,281,340, Ibėn maxheh 643, Ahmedi 6/210.

2- Uji i mbetur nė njė enė pasi nė tė ka pirė njė kafshė “e lejuar” (mishi i sė cilės ėshtė hallall)
Ky ujė konsiderohet i pastėr ngase jargėt (pėshtyma) burojnė nga mishi i pastėr, prandaj dhe uji ka marrė tė njėjtėn dispozitė.
Ebu Bekėr ibėn El Mundhir ka thėnė: “Dijetarėt kanė rėnė dakord qė ky lloj uji ėshtė i lejueshėm pėr t’u pirė si dhe pėr t’u pėrdorur pėr abdes”.

3- Uji i mbetur nė njė enė, pasi ka pirė nė tė njė gomar, mushkė, egėrsirė apo shpend grabitqar
Edhe ky ujė konsiderohet i pastėr, bazuar nė hadithin e Xhabirit, nė tė cilin i Dėrguari i Allahut ėshtė pyetur nė lidhje me marrjen e abdesit me ujin e mbetur nė enėn ku kanė pirė gomerėt. Profeti (a.s.) ėshtė pėrgjigjur: “Po, lejohet, po ashtu edhe uji i lėnė nga kafshėt e gjahut”.
Hadith Daif – i dobėt. “Tamamul Mineh” 47, “El Mishkat” 484. E ka nxjerrė Shafiu nė “Musnedin” e tij f.8, Darakutni 1/62, Bejhakiu 1/249.

Transmetohet gjithashtu nga Ibėn Umeri se i Dėrguari i Allahut doli njėherė natėn, ndėrkohė qė ishte nė udhėtim dhe kaloi afėr njė burri qė ishte ulur pranė njė pellgu me ujė. Umeri i tha atij: “A ka pirė ndonjė egėrsirė nė pellgun tėnd sonte?”
I Dėrguari i Allahut i tha burrit: “O pronar i pellgut! Mos i trego atij (Omerit)se nuk ėshtė e nevojshme. Pėr tė (egėrsirėn) ėshtė ēfarė ka marrė nė stomakun e saj, kurse pėr ne ēfarė ajo ka lėnė; pra uji pėr tė pirė dhe pėr t’u pastruar”.
Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48. E ka nxjerrė Darakutni 1/26

Jahja ibėn Seid tregon se njėherė Umeri ishte nė njė grup me disa tė tjerė ku bėnte pjesė edhe Amr ibėn El As. Kur ata iu afruan njė pellgu, Amri tha: “O pronar i pellgut! A vijnė e pinė ujė egėrsirat nė pellgun tėnd?” Umeri i tha: “Mos na trego, meqenėse njerėzit pijnė pas kafshėve dhe kafshėt pas njerėzve”.
Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48-49. E ka nxjerrė Maliku nė “Muata” 1/46, Bejhakiu 1/250, Darakutni 1/22; nga Jahja ibėn Abdurrahman ibėn Hatib; nga Umeri... dhe jo nga Jahja ibėn Seid.

4- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė macja
Edhe ky lloj uji konsiderohet i pastėr. Kjo rezulton nga hadithi qė transmeton Kebshe bint Keab, gruaja e Ebu Katades, ku thotė se i shoqi hyri nė dhomė dhe ajo i nxori ujė pėr tė pirė. Nė ato momente erdhi njė mace pėr tė pirė ujė dhe Katade e anoi pak enėn, nė mėnyrė qė macja tė pinte prej saj. Kebshe tregon: “Ai e vuri re se po e shikoja dhe mė pyeti: “A po habitesh?” Unė ju pėrgjigja: “Po”. Pastaj ai tha: “I Dėrguari i Allahut (a.s.) ka thėnė: “Ajo (macja) nuk ėshtė e papastėr. Ajo rri me ju”.
Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 173, “El Mishkat” 482. E ka nxjerrė Maliku 1/22, Ebu Daudi 75, Nesai 68,340, Tirmidhiu 92, Darimi 1/187-188, Ibėn maxheh 1/131, El Hakim 1/159-160, Bejhakiu 1/245, Ahmedi 5/303,309.Ky hadith transmetohet nga grupi i “tė pestėve”. Tirmidhiu e ka cilėsuar atė si hasen sahih, ndėrsa Buhariu dhe tė tjerėt e kanė cilėsuar kėtė hadith si sahih.
5- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė derri apo qeni

Ky ujė konsiderohet i papastėr dhe duhet tė shmanget pėrdorimi i tij. Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nėse njė qen pi nė ndonjė nga enėt tuaja, atėherė lajeni (enėn) shtatė herė”.Buhariu 172, Muslimi 648, Nesai 63, Ibėn Maxheh 364, Ahmedi 2/460, Bejhakiu 1/240.
Ahmedi dhe Muslimi transmetojnė edhe njė shtesė tjetėr:
“Nėse qeni ka lėpirė ndonjė nga enėt tuaja, lajeni atė shtatė herė dhe larjen e parė bėjeni me dhé”. Muslimi 649, Ahmedi 2/427, Ebu Daudi 71, Bejhakiu 1/240

Pėr sa i pėrket ujit tė lėnė nga derri, ai konsiderohet i pistė dhe i papastėr pėr shkak tė papastėrsisė dhe ndyrėsisė sė tij.


ps/vleresimi i haditheve ne vertetesi eshte ber nga Imam Albani rahimehullah.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė