Tema: Faik Konica
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-08, 11:28   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė letėr e rrallė e Faik Konicės

Njė letėr e rrallė e Faik Konicės



Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Njė letėr e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipėrisė nėn Perandorinė Osmane dhe rezervat pėr Sami Frashėrin
Nė vijim tė punės pėr gjurmimin e trashėgimisė sė Faik Konicės, kohėt e fundit mė ra nė dorė me ndihmėn e prof. Ismet Dermakut, njė tufė letrash tė tij tė hershme, nga tė cilat do tė veēoja tė parėn letėr qė njohim deri tani nga ai. Ėshtė fjala pėr letrėn e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė Shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, e cila hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njėzetė vjeē, ai ėshtė nė kėrkim tė lidhjeve me lėvizjen kombėtare tė diasporės dhe liderėt e saj. Pas 7 vjet qėndrimi nė Francė, djaloshi shqiptar do tė kryejė fakultetin e letrave nė Universitetin e Dizhonit dhe mė vonė do tė studiojė pėr filozofi romane nė College de France. Me kėtė formim intelektual dhe i frymėzuar nga ideale patriotike, ai vendos tė mos kthehet nė Shqipėri, por t’i kushtohet nė Evropė ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ka zgjedhur tė bėhet shkronjėtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonėse shumė i ri e fill i vetėm, nis veprimtarinė e tij patriotike nė kryqendrėn e metropolit evropian. Shkruan nė frengjisht dhe dėrgon pėr botim librin “Ē‘ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, ē’do tė bėhet” si dhe studimin prej 80 faqesh “Ese mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nė shek. XIX”, qė ia ēon “revistės mė tė madhe tė Europės”, dy vepra kėto qė pėr fat tė keq nuk na kanė arritur. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, tamam nė kėtė vit ideon dhe pėrgatitet tė themelojė njė revistė politiko-kulturore me emrin “Albania”. Ndryshe nga patriotėt e tjerė, ky intelektual me frymėzim perendimor e ambicje tė mėdha, mendon dhe pėrpiqet tė krijojė njė vatėr tė lėvizjes shqiptare, jo nė Stamboll, as nė kryeqytetet ballkanike, por nė mes tė Evropės. Ėshtė tepėr i ri pėr kėtė ndėrmarrje, po plot besim nė vetvete dhe i vendosur t’ia dalė nė krye kėtij misioni atdhetar.
Nė kėto rrethana i shkruan letrėn N. Naēos, ku i prezantohet se kush ėshtė dhe ē’mendon pėr gjendjen e Shqipėrisė. Me sa duket, nuk ėshtė e rastit qė ky militant i ri i lėvizjes kombėtare, i drejtohet drejtuesit tė “Dritės” nė Bukuresht, jo vetėm si njė prej veteranėve tė saj, por dhe si pėrfaqėsuesi mė i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumė pikėpamje, ata kanė gjetur njėri- tjetrin, po tė kemi parasysh pozicionin e tyre tė pėrbashkėt, qėndrimin kritik dhe vėshtrimin realist qė mbajnė ndaj problemeve shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica nuk i drejtohet drejtuesve tė “Dritės” nė Stamboll, Naimit e Samiut, qė kanė diferenca pėrsa i takon taktikave dhe mjeteve tė luftės kundėr pushtuesėve turq. Ata ndjekin rrugėn e propagandės atdhetare, punės pėr hapjen e shkollave shqipe, botimit tė librave dhe gazetave, nė njė kohė qė N. Naēo ėshtė pėr njė vijė luftarake. Kėsaj vije do t’i bashkohet qė nė fillim dhe Faik Konica, duke iu kundėrvėnė platformės sė “Dritės” sė Stambollit. Strategjia e tij politike do tė jetė: “Ja disa libėrtha tė gjora tė kėnduar nga nja dhjetė djelmosha … [sepse] nuk sillet nė jetė njė popull qė po vdes me njė apo dy abetare …”, po krijimi i njė partie kombėtare, i njė shoqėrie sekrete nė shembullin e “karbonarizmit” nė Itali apo “filiki-eteria” nė Greqi.
Ky qėndrim i hershėm radikal i Konicės do tė vijė mė pas duke u thelluar, aq sa do tė ēojė nė njė konflikt nė mes tij dhe vėllezėrve Naim e Sami Frashėri, tė cilėt jo vetėm nuk do ta mirėpresin por dhe do t’i kundėrvihen. Nga njė letėr qė do t’i dėrgojnė dhėndrit tė tyre, Murat Toptani, aktivist i lėvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicės, do t’i shkruajnė se “qėndrimi i Faikut ėshtė i dyshimtė” sado erudit e i zoti tė jetė, bile arrijnė deri atje sa ta akuzojnė se “synon shėmbjen e punėve tė realizuara qė prej 25 vitesh”. Pėr ta “Epiqendra e kėtyre punėve sot ėshtė Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e kėshillojnė dhėndrinse “ai qė do t’i shėrbejė Shqipėrisė e shqipes”, duhet tė bashkohet me ta.
Po Faiku dėshmon, qė nė hapat e parė se nuk bashkohet me ta, pėrkundrazi u kundėrvihet. Kjo duket nė botimin e “Albanias”, ku i shmanget alfabetit tė Stambollit, po dhe nė qėndrimin qė mban dhe ndaj vėllezėrve Frashėri, sidomos ndaj Samiut, tė cilin e stigmatizon dhe e akuzon rėndė nė letrėn dėrguar Naēos. Kryesore nė kėtė letėr janė pėrkushtimi dhe shqetėsimi i Faikut pėr gjendjen dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas tij, s’ka nė Evropė vend mė tė bukur e mė tė pasur se Shqipėria e megjithatė shqiptarėt e gjorė vdesin nga uria dhe fajin pėr kėtė e kanė pushtuesit turq qė s’bėjnė asgjė pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parė ngjashmėritė nė mes atdheut tė tij dhe Zvicrės, Faiku bėn krahasime konkrete dhe arrin nė konkluzione praktike, kur arsyeton se ēfarė tė mirash do t’i sjellė Shqipėrisė turizmi me bukuritė dhe begatitė e saj. Por turqit nuk bėjnė asgjė,- thotė ai,- dhe harrojnė tė mirat qė u kanė sjellė shqiptarėt me gjakun e tyre. Nė kėtė gjendje tė rėndė ėshtė atdheu i shqiptarėve, kur vendet e tjera tė Ballkanit janė ēliruar, “Shqipėria po fle akoma” dhe ai pyet “Kur do tė zgjohet e shkreta?”
Dhe ėshtė ky moment, kur Konica nuk pėrmbahet dhe stigmatizon rėndė Sami Frashėrin, duke e akuzuar deri nė dyfytyrėsi. Qėndrimi politik e bėn Faikun tė nėpėrkėmbė me pa tė drejtė figurėn politike tė Samiut, kontributet e tij tė pamohueshme nė fushėn e kulturės e tė shkencės. Ėshtė e vėrtetė se kėto kontribute i dha kryesisht nė kulturėn turke, pėr rrethanat nė tė cilat u ndodh, por nė tė njėjtėn kohė, ai u bė dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprėn programatike “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, me alfabetin qė hartoi dhe abetaretshqipe. Mė kushtet qė ishte Shqipėria, ai nuk mund tė bėnte shkencė dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do tė rrezatonte vepra iluministe, qė nė njė farė mėnyre do t’i bėnin nder dhe kombit shqiptar.
Nga ana tjetėr, Konica e kritikon Samiun dhe pėr njė ēėshtje delikate e tė ndėrlikuar, siē ėshtė konvertimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, duke e cilėsuar kėtė dukuri historike burimin e “tė gjitha tė ligave”. Sipas arsyetimit tė tij pėrqafimi i myslimanizmit prej shqiptarėve goditi unitetin e tyre shpirtėror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Pėr Konicėn nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin mbetur tė tėrė tė krishterė, ata do tė kishin fituar tanimė lirinė e pavarėsinė si fqinjėt dhe shembulli qė ai i sjell Naēos ėshtė Rumania ku ai jeton. I edukuar nė Francėn liberale dhe i ushqyer nga idetė volteriane, me njė shpirt liridashės, siē pohon nė njė autobiografi tė tij (1922), ai nė vitet e rinisė joshet aq shumė nga kisha katolike, sa e frekuenton atė sidomos pėr muzikėn dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime tė tjera, mėsojmė se mė vonė, ai u konvertua nė fenė e Krishtit, por pėr arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.
Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė ēėshtjes sė fesė tė shqiptarėve, Faik Konica i ėshtė kthyer mė vonė herė pas here nė publicistikėn e tij dhe veēanėrisht nė veprėn “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”. Nė kėtė cikėl esesh, ai do t’i kushtojė njė kapitull mė vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qėndrime realiste, me argumente tė sjella nga historia dhe lėmenjtė e pasur tė dijes. Duke e analizuar ēėshtjen e myslimanizimit tė shqiptarėve nė njė kontekst historik e social, Konica konstaton se ata tė ndrydhur nė mes sllavėve dhe grekėve, bėnė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė kur pėr tė mbetur zotėr tė trojeve tė veta vendosėn tė pėrqafojnė fenė e pushtuesve me tė cilėn fituan prestigj politik e ushtarak nė Perandori. Kėshtu shpjegohet sipas tij qė “Shqipėria, vendi i fundit nė Evropėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė”. Prandaj kėshillon se “me qė historia nuk ecėn kurrė sėprapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, ėshtė e kotė t’i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje”.
Letra e njėzet vjeēarit Faik Konica qė po u paraqesim lexuesve, mė e hershmja qė njohim deri mė sot, paraqet interes nga shumė pikėpamje dhe nė radhė tė parė se ajo pėrmban embrionin e mendimeve kryesore, prej tė cilave ai do tė udhėhiqet nė veprimatrinė e tij politike tė mėvonshme. Vetėm pas dy muajsh, nė letrėn e radhės, ai do t’i paraqesė Naēos, udhėheqėsit tė tij shpirtėror, programin e vet pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, qė shėnon njė stad tė ri nė mendimin politik tė Rilindjes sonė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė