Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-08, 06:27   #3
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza financiare nė SHBA

Pasojat e krizės financiare nė SHBA ndjehen nėpėr botėMajkėll Bauman
Zėri i Amerikės
30-09-2008


Shumica e tregjeve financiare nė botė kanė pėsuar rėnie si pasojė e mos miratimit nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan tė paketės financiare qė kishte pėr qėllim tė nxirrte nga krize institucionet financiare.
Bursa e Nju Jorkut
Tregjet e aksioneve nė Japoni e Australi njoftuan pėr humbje prej mė shumė se katėr pėrqind, ndėrsa bursa e Hong Kongut pati njė ngritje modeste prej mė pak se 1pėr qind.

Gjatė shkėmbimeve financiare tė mesditės nė Europė vetėm Londra arriti vlera mė tė larta, ndėrsa tregjet amerikane bėnė publike rritjet e para nė treg pas humbjes sė djeshme prej gati 7 pėr qind, humbja mė e madhe nė pikė nė njė ditė tė vetme nė historinė e tregjeve amerikane.
Sipas drejtuesit tė lartė tė firmės financiare Tajk Grup me seli nė Hong Kong, Martin Haneke, investitorėt nė shumė vende po shqetėsohen gjithnjė e mė tepėr.
"Ka shumė pasiguri nė kėto momente. Investitorėt kėtu janė munduar tė marrin sa mė shumė para kesh nga investimet e tyre dhe kanė pėsuar humbje tė mėdha.", - tha ai.

Mė pak se njė orė para se tė hapej bursa amerikane nė Uoll Strit, Presidenti Bush ripėrsėriti Presidenti Bush
nevojėn qė Kongresi tė marrė masa pėr tė parandaluar qė kriza financiare tė marrė pėrmasa edhe mė tė medha. Presidenti foli disa orė pasi udhėheqėsit europianė u zotuan se do tė ndihmonin homologėt e tyre amerikanė pėr tė shmangur vonesa tė mėtejshme pėr t’i bėrė ballė situatės.
Zonja Merkel tha se ajo dhe qeveria gjermane presin qė paketa financiare amerikane tė miratohet kėtė javė dhe ajo e quajti paketėn njė parakusht kryesor pėr tė rritur besimin tek tregjet financiare.
Ndėrkaq, njė zėdhėnės i Komisionit tė Bashkimit Evropian tha se Shtetet e Bashkuara duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr krizėn dhe tė sillen si udhėheqės pėr tė shpėtuar veten, por edhe pjesėn tjetėr tė botės.
E ndėrsa administrata e presidentit Bush ėshtė ndjerė e detyruar qė tė nxjerrė nga kriza apo marrė nėn kontroll institucione financare nė krizė, dy banka belge kanė marrė fonde emergjente pėr tė dalė nga kriza. Irlanda ka siguruar depozitat bankare, ndėrsa banka qendore nėpėr botė kanė hedhur shuma tė mėdha nė sistemet financiare nė pėrgjigje tė problemeve me dhėnien e kreditė, tė cilat mund tė dėmtojnė rritjen ekonomike nė tė gjithė botėn.
Duke ndjekur tregun e aksioneve nė Bombei
Sipas profesorit tė Universitetit tė Merilendit, Piter Moriēi situata do tė pėrkeqėsohet edhe mė shumė nėse nuk do tė ketė masa tė menjėhershme.
"Papunėsia nė Amerika do tė arrinte pėrqindje dyshifrore. Nėse nuk veprojmė do tė shohim se ēmimet e shtėpive do tė vazhdojnė tė qėndrojnė tė ulėta, bankat do tė falimentojnė, fondi i Sigurimit Federal tė Depozitave do tė shterojė dhe Kongresit do t’i duhet ta nxjerrė kėtė tė fundit nga kriza."- tha Profesori.

Udhėheqės tė Kongresit amerikan janė zotuar, se do t'i vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė miratuar paketėn financiare gjatė kėsaj jave.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė