Tema: Vdekja!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-08, 22:58   #8
ideologu
Banned
 
Anėtarėsuar: 24-03-08
Postime: 87
ideologu
Gabim Titulli: Vdekja!


Allahile a un e pasna postu qat shkrim a?!
Fijjuuu po larg paskna shku brej (hahaha!)!
Zoti e di se shka kam nis me than aty. Po pėrmbajtje tė koklavitun tek paska!

Cka dėshiroj tė them me kėte se unė personalisht nė kėtė moshė qė kam sot (mbi 40 e uhuu) kam arritur tė thyej shumė barriera e komplekse tė tė ashtuquajturit kod tė sjelljes (e tė mendimit edhe) tė ngritura nga kush tjetėr jo pos njeriut vetė! Qysh prej fėmijėrisė sė herėshme e pata vėrejtur se hesapet me kėtė botė nuk janė ashtu si duhet tė jenė. Ciltėria e drejtėsia nė tė nuk zėnė gjithėmonė vendin e tyre tė merituar. Kurrėsesi! Pėr ate edhe gadi se gjithėherė pėr arėsye tė natyrės sė qėndrimeve tė mia revoltuese me kontinuitet isha aktor i situatave mjaft konfliktuoze nė shoqėri. Tė lėshuar pe kurrė nuk kam ditur. I tillė jam edhe sot kuptohet! Por sot nė dallim prej tė sė kaluarės nė tė gjitha kėto aspekte shikoj me paragjykime disi pak mė tė moderuara. Kam lexuar si shumica mjaft literaturė. Tė shkrimtarėve tė ndryshėm. Dhe si resultat i atij mundi kam ardhur nė pėrfundim se dallimi prej njė njeriu nė tjetėr, nuk ėshtė aq sa kujtohet. Nė esencė njeriu ėshtė egoist e egocentrik, dhe akoma nuk kam hasur nė vetėm edhe njė pėr farė qė ėshtė objektiv e modest! Modestia ėshtė njė ndėr cilėsitė mė bujare tė njeriut si krijesė. Sikur ajo tė ekzistonte kund kuptohet. Pėr ate edhe qysh moti kam pėrfunduar tėrėsisht me favorizimin apo idolatrimin e ndonjė personaliteti tė shquar e tė lartė. Qoftė ai i letėrsisė, qoftė i shkencės, historisė, apo i politikės. Predispozitat tona origjinale qė nga fillimi, tė tė gjithėve na janė pėrafėrsisht tė njėjta! Nuk besoj nė legjendat ky mė i menqur se ai, apo ai mė trim se tjetri! Cdo gjė nė jetė kushtėzohet e relatohet nga njė sėrė e faktorėve e tė marrėdhėnjėve paraprake vendimtare. E qė pjesa dėrrmuese e njerėzve ndodhen nė gjendje tė paarėsimuar mjaftėsisht, tė mos thuhet nė analfabetizėm, ajo sqarohet me anė tė segmentit qė bėra mbi pėrjetimin e Realitetit i cili na ėshtė servuar e imponuar jo ashtu si qė duhet tė jetė nė tėrėsi, por ashtu si qė dikush i hierarkisė mbretėruese ka dashur arbitrarisht tė e pėrjetojmė! Ai Realitet natyrisht pastaj ka kontribuuar nė keqėsimin e kushteve materiale e jetėsore tė pozitės sė ulėt tė Njeriut, dhe pėr ate edhe ndodhemi kėtu ku jemi edhe sot. Nė kaotizėm! Unė ti e ai i tjetri nuk jemi automatikisht mė tė menqur vetėm pėr faktin se kemi patur fatin tė arėsimohemi e tė kryejmė shkollime. Tė kishin qenė kushtet ndryshe edhe skena e tanishme do tė ishte ndryshe! Mirėpo tash ajo ėshtė ashtu si ėshtė. Dhe pėr moment, nuk mundemi tė efektuojmė modifikime tė shumta. Pėrndryshe nė kėtė botė qė nga fillimi i saj si njė e tillė e civilizuar gjithėmonė pėr njeriun e thjeshtė ka patur pengesa nė saje tė hapėsirės e mundėsisė sė iluminimit tė tij! Sa mė injorant tė jetė ai, aq mė i manipulueshėm do tė jetė! Nė anėn tjetėr disa koka tė vėrteta mendore pėr arėsye tė ruajtjes sė jetės sė tyre fizike, janė distancuar rregullisht nga cdo ideologji jokonvencionale. Qartė se aty kėtu ka patur edhe tė atillė qė pėr hirė tė ideve tė tyre tė pamposhtėshme nuk e kanė kursyer as jetėn. Por ata nė botė ishin tė pakėt! Tek ne konkretisht kemi disa intelektualė akademikė tė renomuar tė cilėt nė vend tė konfliktuozitetit e tė luftės kanė pėrzgjedhur heshtjen e qetėsinė apatike. Kur mendoj mė thellė, pikėrisht edhe ky aspekt mė ka shtytur tė e pėrpiloj shkrimin e temės! Ata me siguri asisoji veprojnė pėr shkak se e parapėlqejnė Jetėn para Vdekjes! Atėherė pra nėse ashtu, tė bėjmė njė hulumtim tė hollėsishėm nė atė cėshtje, dhe tė shohim se a janė ata nė tė drejtė kur bėjnė atė atė papėrgjegjėshmėri imorale. Frika e pafrenuar e Vdekjes a duhet tė ekzistoj tek njė njeri i pjekur, e tek njė intelektual i arrirė i domenit profesional?! Tė analizohen faktet e dėshmitė njė nga njė nė atė hulumtim nuk ėshtė punė e gabueshme! Nėse pas atij akti arrihet deri tek ndonjė argument qenėsor inovativ, mirė shumė. Nėse jo prap kthehemi nė baza tė mėparėshme, dhe si tė pandryshuar qė do tė jemi, do tė vazhdojmė me jetėn si edhe mė parė! Mirėpo me sa po vėrehet sot nė Botė askund nuk janė duke u ndėrmarrė iniciativa tė kėtilla pėrparimtare! E kjo me siguri qė dikujt ato iniciativa iu janė anteriorisht edhe kundėrshtare. Edhepse kėtu duhet tė potencohet se pėr tė mundur tė u kyqur integralisht nė kėtė cėshtje, njeriu me tė vėrtetė duhet tė ketė eksperiencuar shumė cka nė jetė. Qartė jo gjithėkush ėshtė i aftė tė i kanalizoj mendimet e trurit deri nė njė paskajshmėri absolute! Tė provohet tė kėrkohen edhe sekretet mė tė fshehura tė botės sė imagjinatės, nuk ėshtė edhe aq lehtė! Kohė tė gjatė kushtėzon ajo ndėrmarrje. Me padyshim!
Gjithėsesi rrugė tjetėr tė daljes nga kėto mure tė ngritura tė Realitetit zhgėnjyes, pėr Njerėzimin nuk ekziston! Ndėrkohėsisht qė pėr dikė si unė tė predikoj mbi mosfrikėn e Vdekjes, nuk paraqet vėshtirėsi. Pėr dikė qė nuk ka asgjė mė tė humbė e tė sakrifikoj! Por si ėshtė gjendja pėr ate qė i ngėrthyer deri nė fyt nė histerinė e shijimit tė dukurisė sė Jetės edhe nė ėndėrr tmerrohet nga Vdekja. Pėr dikė qė i stacionuar nė njė moshė tė re tė jetės kurrėsesi nuk mund tė paramendoj tė ndahet nga pėrditėshmėria e krijuar e tij. Tė lė prapa pasurinė! Familjen! Fėminė e bukur e simpatik! Vėshtirė shumė pėr njė njeri qė i takon dimensionit tė thjeshtė tė botės kėtu poshtė. Pėrkundrazi pėr ata qė janė zhvendosur nė dimensione tė tjera tė perceptimit tė Realitetit tė Pėrgjithėshėm tė Gjithėsisė, ai problem nuk paraqet ndonjė ndėrlikueshmėri tė veqantė! Pėr atė punė edhe, tė specializuar janė mendimtarėt. Nė ata dėshirojnė e kanė vullnet tė punojnė me kėso pyetje tė rėndėsishme ekzistencialiste e metafizke kuptohet!
ideologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė