Tema: Vdekja!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-08, 09:25   #28
ideologu
Banned
 
Anėtarėsuar: 24-03-08
Postime: 87
ideologu
Gabim Titulli: Vdekja!

Dallėndyshe jona!

Gabohesh nėse vėrtetė ushqen mendime tė tilla tė errėta mbi Jetėn e qė akoma je e re dhe nuk je e goditur me adversitetet e amertumit dhe pafatėsitė e kalverit, tė ekspozuara nė paraqitjet e shkrimeve kėtu!
Filozofia e mesazhit tė konceptit tė temės pėrndryshe inicialisht, nuk ėshtė qė Jeta tė urrehet nė cdo aspekt tė qenėsisė sė saj, por Vdekja si dukuri frikėnxitėse e tmerruese, tė mos rrespektohet nė tėrėsi, dhe me panevojė!
Ne tė gjallėt nė Jetė u sollėm pėr arėsye tė caktuar! Nuk ka kėtu rastėsi! Gjithėcka sa na pėrket neve ishte anteriorisht e mirėpėrgaditur, dhe deri nė detaj e planifikuar!
Erdhėm nė Botė tė jetojmė, andaj edhe duhet jetuar! Pamvarėsisht natyrės sė problemeve dhe vėshtirėsive qė do tė hasim, pėrgjat kėtij procesi tė quajtur Jetė! Dekurajimi i pabazė shpirtėror, e humbja e tėrėsishme e motivacionit dinamik nė atė drejtim, janė tipare tejet zhvleftėsuese, qė kurrėsesi nuk konsiderohen si tė pranueshme dhe tė kualifikuara pėr njeriun e gjallė, krijesėn e kėtij Planeti tė Gjithėsisė!
Prandaj nėse nuk vuan nga ndonjė sėmurje e rėndė psikike a fizike, tė kėshilloj tė mos e lusėsh Zotin pėr tė e dėrguar vdekjen me pakohė! Ngaqėse nė atė mėnyrė manifestohet qartė se ti me aso qėndrime tė sajuara tenton haptas, tė i ikėsh pėrgjegjėsive tė deleguara tona qė kemi nė kėtė jetė! E veprimet e tilla nuk do mendė nuk janė aspak apropriative e tė lejuara, nė kėto raporte universale tė mbretėrisė, sė tė plotfuqishmit tonė, Krijues!
Sidoqė tė jetė pėr sa i pėrket vuajtjeve dhe mjerimeve tė jetės sė vrazhdė e tė pamėshirė, ekziston njė njeri qė dikur pat bėrė pėrshkrimin mė fantastik e mė surrealist nė botė, nė formė tė rradhitjes nė vargje, me ekselencė mahnitėse!
E ai me padyshim ėshtė mendimtari ynė mė prominent i tė gjitha kohėrave, i pavdekshmi, atė Fan Stilian Noli!
Nė vazhdim pra vijon njė ndėr poezitė mė tė famėshme tė krijimtarisė sė tij letrare! Poezi me leximin e sė cilės do tė keni mundėsi tė relaksoni qenjėn tuaj tė turmentuar me pamasė! Tė shėroni pakėz shpirtin me kėto nyansime maestralisht tė spikatura! Tė pėrkatėsisė sė njė bote, tė lartėsuar, e hyjėnore!

nderime!




Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
ideologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė