Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 00:46   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Sa i pėrket, por, organizimit tė Kishės katolike shqiptare nė Kosovė, pėrveē asaj qė kam theksuar edhe mė parė, ajo organizohej pre ipeshkvisė katolike tė Shkupit, e cila nė kėto treva vepron qė nga fillet e krishtėrimit dhe prej ipeshkvisė sė Prizrenit. Kjo e fundit pas shkatėrrimit nė kohėn e dyndjeve barbarėve dhe tė ardhjes sė sllavėve si duket i merr ingerencat juridike dhe titullore tė Ipeshkvisė sė Justiniana Sekunda[35].

Nė fakt edhe pse ipeshkvia e Prizrenit pėrmendet nė dokumentet e Bazilit II (1020) si duket ka dėshmi, ndonėse ende hipotetike, se ajo pėrmendet qė nė vitin 458, lidhur me Konēilin e Kalcedonit dhe qėndrimeve ndaj tij. Nė letrėn dėrguar perandorit Leonit, nė mesin e ipeshkvinjve tė tjerė pėrmendet edhe Pali, ipeshkėv i Prinatenus (Paulus episcopus Prinatenus), qė kėtė disa prej sudiusve seriozė, e identifikojnė me Prizrenin, pėrkatėsisht Prisrensis nė vitin 1096-1105. Pavarėsisht nga kjo titullarėt e kėsaj ipeshkvie janė njohur gjatė shekujve XI, XII e sidomos prej shek. XIII.

Nė tė vėrtetė nė letrėn e Papės Inocentit IV, e datės 12.IV. 1253, nė mesin e sufraganėve tė Ipeshkvisė sė Tivarit pėrmendet edhe ipeshkvi i Prizrenit, kurse nė shek. XIV pėrmenden tre ipeshkvinj, Dominikan Konrad (1313-1320), Bendikti (1335, 1338), Gjoni 1375) dhe nė fillim tė shek. XV Dominicani Gjergj Panduzi (1404), pas tė cilit gjatė dy shekujve nuk pėrmenden mė ipeshkvinjt dhe ipeshkvia, megjithė qė Ipeshkvia si e tillė nuk shuhet, sepse mė 1618 pėrmendet ipeshkvi Pjetėr Katiqi[36]. Kuptohet se ndėrprerjet e vazhdimėsisė sė titullarėve tė kėsaj ipeshkvie (dioqeze) dėshmojnė qartė pėr vėshtėrsitė e shumta, por edhe pėr gjendjen e vėshtirė tė shqiptarėve katolikė qė u gjenden nėn sundimet e egra. Megjithėatė Roma u ka bėrė vazhdimisht koncesione shqiptarėve katolikė nė punė tė pėrdorimit tė gjuhės popullore… edhe nė punė tė hapjes sė shkollave dhe veēmas tė Kolegjeve shqipatre[37], qė kanė dhėnė impulse tė reja tė jetės kishtare, kulturore dhe kombėtare edhe nė trevėn e ipeshkvisė sė Prizrenit, tė Kosovės.

Kisha katolike shqiptare e Kosovė, pėrkundėr ngjarjeve tė vrullshme politike, pėrkundėr ndjekjeve nga ana e mbretėrve serbė, sunduesve bizantinė e despotėve tė tjerė, pėrkundėr uzurpimit tė Kishave katolike shqiptare nga ana e serbėve dhe myslimanėve[38], ka mbetur e gjallė ndėr kėto troje duke dhėnė personalitete shumė tė shquara edhe pėr Kishėn edhe pėr Kombin (Pjetėr Bogdani, Tomė Raspasani, Shtjefėn Gjeēovi, Gaspėr Krasniqi, Nėna Terze, etj., etj.).

Por vlenė tė theksohet me kėtė rast se Ipeshkvia e Prizrenit ripėrtrihet sidomos pas themelimit tė Kongregatės sė Propaganda Fide (1622), kur edhe fillon rivendosja dhe riakntivizimi i klerit dhe Kishės katolike shqiptare nė Kosovė. Mė 12.II. 1618 ripėrtrihet Ipeshkvia e Prizrenit. Papa Pali i V pėr ipeshkv tė kėsaj Ipeshkvie emron Pjetėr Katiqin. Mirėpo mė 1642 pėr ipeshkv tė Ipeshkvisė sė Prizrenit emrohet Pjetėr Mazreku, prizrenas, prelat ky shumė i ēmuar edhe nga Selia e Shenjte. Nė vitin 1651 Propaganda Fide e emroi Andre Bogdanin pėr ipeshkv tė Ohrit, mirėpo nė ndėrkohė i lejohet tė qėndrojė nė Janjevė dhe nė Prishtinė. Dhė nė mungesi tė prelatėve, Andre Bogdani, tė cilit turqit ia kishin djegur shtėpinė e familjes, pėr shkak tė aktiviteteve patriotike prej vitit 1666 nga ana e Propaganda Fides autorizohet qė t`i administroj tė gjitha katedrat vakante ipeshkvore nė Serbi dhe nė Kosovė, kėshtu qė nė kohėn e tij bėhet edhe bashkimi personal i arqipeshkvive tė Ohrit, Shkupit dhe tė Prizrenit. Ndėrsa arqipeshkvi e fundit e Ohrit, Franjo Soimiroviqi, kishte rezidencėn nė Prizren.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė