Zbulim i ri pėr energjinė e errėt
Energjia e errėt ekziston, madje ajo shkakton efekte tė dukshme.
Sateliti Chandra i NASA-s ėshtė pėrdorur nga disa pedagogė tė Universitetit tė Harvardit, tė cilėt kanė studiuar 86 galaktika tė largėta dhe nė njė prej tyre kanė zbuluar pikėrisht energjinė e errėt.
Nė galaktikėn Abel 85, rreth 740 milionė vjet drite larg nesh, ėshtė vėnė re prania e energjisė sė errėt, e cila quhet kėshtu pasi nuk dihet burimi i saj, por kjo nuk e pengon tė mbushė 73 % tė universit.
Ndėrkohė, 23 % e universit ėshtė e pėrbėrė nga materia e errėt, e cila ka ngelur ende pa u studiuar. 4 % qė ngelen janė yje, galaktika e planetė.
Zbulimi i energjisė sė errėt ėshtė bėrė 10 vjet mė parė, kur astronautėt thanė se ekziston njė forcė qė vepron nė kundėrshtim me gravitetin dhe dominon kozmosin. Diēka kishte kuptuar edhe Ajnshtajni, i cili shpiku konstantėn kozmike pėr tė llogaritur tė dhėnat rreth relativitetit tė pėrgjithshėm, nė mėnyrė qė tė kundėrshtonte efektet e gravitetit.
Por, edhe pse e konceptoi si ide, shkencėtari i njohur nuk e pranoi asnjėherė atė si tė vėrtetė. Ekzistenca e energjisė sė errėt u zbulua nė vitin 1998 nga Saul Perlmutter nga Universiteti Berkeley, por ai e cilėsonte kėtė energji si tė mistershme dhe tė ēuditshme.
Nėse kthehemi te zbulimi mė i fundit i bėrė nga shkencėtarėt e Harvardit, ata kanė vėnė re se nė galaktikėn Abel 85, gjatė 7 miliardė vjetėve tė fundit asgjė nuk ka ndryshuar, duke i bėrė tė mendojnė se diēka nuk po i lejon objektet tė rriten.
"Kjo mund tė shpjegohet edhe si ndalimi nė zhvillimin e universit", saktėson Alexey Vikhlinin, sipas tė cilit, zbulimi i energjisė sė errėt ėshtė njė prej zbulimeve mė tė mėdha tė bėra nga shkenca.