Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-08, 00:06   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Muzakajt e Beratit, zotėrit qė themeluan Voskopojėn



Nga Arjan Kaja



Nė dokumentet historike, familja e madhe fisnike e Muzaka

Kjo familje pėrmendet qysh nė vitin 1081. Kjo familje e sundoi Beratin nė shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatės sė Muzakajve ndahet nė dy periudha. Periudha e parė lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytė me vitet 1350-1417. Pėr origjinėn e hershme tė Muzakajve nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė. Dy autorė francezė, Pukevili dhe Dezerti, por edhe albanologu kroat Milan Shuflai, qė i kundėrshton dy tė parėt, pėrmendin zonat pėrreth qendrės sė principatės sė Beratit. Ajo qė deri mė sot ėshtė e vėrtetė e dokumentuar dhe e pakundėrshtueshme dhe qė hedh dritė mbi origjinėn e tyre ėshtė fakti se pushteti politik dhe administrativ i Muzakajve ka pasur si qendėr Beratin, ndaj edhe nė tė gjitha studimet quhen "Muzakajt e Beratit". Ne dokumentet historike thuhet se njėri prej Muzakajve bėntė pjesė nė rrethin e ushtarakėve tė perandorit bizantin Aleksi I, Komnen. Pas vitit 1274, Muzakajt dalin vazhdimisht nė burimet historike. Dy figurat me tė shquara tė familjes gjatė shekujve XIII-XIV ishin Gjoni dhe Andrea. Nė vitet 1279-1280 ata do tė luajnė rolin e drejtuesit tė feudalėve shqiptarė nė luftė kundėr anzhuinėve tė Napolit. Gjatė luftimeve, tė zhvilluara diku pranė Durrėsit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset nė kėshtjellen e Brindizit. Nė shekullin XIII, zotėrimet e tyre shtriheshin nė Myzeqe, ndėrsa mė vonė feudi Muzakaj u shtri edhe nė Selenicė, Tomoricė, Korēė, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me kėtė derė u shkrinė edhe Matreget e Karavastasė. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinė kryesisht nė Muzaki (Myzeqe) dhe nė Toskėri, me qendėr Beratin, i cili ishte dhe qyteti mė i madh i fortifikuar i Shqipėrisė.

Berati qė dikur pat qenė qendėr administrative dhe ushtarake e Despotatit, nė vitin 1308 pėrfshiu nė territoret e veta edhe qytetin e Janinės dhe mė gjerė. Nė kėtė kohė, perandori bizantin Androniku II, Paleologu, pati emėruar si qeveritar nė Berat Sevastin Skurrėn (1308-1336). Kulmin e lulėzimit tė formacionit tė tyre shtetėror Muzakajt e arritėn nė kohėn e sundimit tė despotit Andrea i 2-tė Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin "despot", i cili nė shkallėn e hierarkisė bizantine ishte i dyti pas atij tė perandorit. Despoti Muzaka gjatė viteve 1335-1341 ishte nė krye tė lėvizjeve antibizantine nė Arbėri. Mė 1336-ėn njeh pėr kryezot mbretin, Robert Anzhu tė Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashėgimet dhe gradat dhėnė Andreas sė 2-tė Muzaka prej perandorit tė Bizantit, por me kusht tė lėnies peng nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin djalė tė tij. Nė kohėn e despotit Andrea Muzaka, duke e parė Voskopojėn si njė pikė startegjike tė ndodhur nė mes tė rrugėve qė ēojnė nė Adriatik, Selanik dhe Stamboll, Petro Muzaka themeloi qytetin e Voskopojės, i cili filloi tė rritej dhe lulėzonte pėr tė ardhur nė vitin 1782 tė shek. XVIII vit, kur Voskopoja do tė kishte rreth 40 mijė banorė ardhur nga Korēa, Kolonja, komuniteti aromun, por edhe nga qyteti i Beratit, banorėt e tė cilit e konsideronin Voskopojėn si qytetin e tyre tė dytė. Duke ecur nė kėto gjurmė, konsulli austriak, Johan George Von Han (1847), e vendoste themelimin e qytetit nė vitin 1338, nga Petro i shtėpisė sė madhe tė Muzakajve (Historia e Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar, fq. 55 Tiranė, 2003).


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante