Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-09, 04:09   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Shtjefen Gjeqovi

SHTJEFEN GJEQOVI


Atė Shtjefen Konstandin Gjeēovi (1874-1929)
Ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė qėndru-eshme tė Rilindjes Kombėtare, ėshtė edhe Atė Shtjefėn Gjeēovi, apo siē e quanin nė fėmijėri Hili (Mihilli) i Vogėl. U lind mė 12 korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė Kuvendin franēeskan tė Troshanit (Shqipėri), nė Dėrventė (afėr Banja LLukės) dhe nė Fojnicė e Kresheve tė Bosnes e Hercegovinės. U shugurua prift nė Zllakuqan (afėr Klinės), mė 25 korrik 1896. Shėrbeu nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, si dhe nė Theth, Gomsiēe, Rubik, tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė si edhe nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. U vra nga okupatori serb nė Zym tė Hasit tė Thatė, mė 14 tetor 1929. Atė Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nė shtratin e Rilindjes Kombėtare. Ishte personalitet i rrallė i fesė dhe i kombit. I nderuar nga mbarė kombi shqiptar ishte pishtar i devotshėm i shqiptarizmės, atdhedashurisė dhe i arsimit e kulturės shqiptare. Atė Shtjefėn Gjeēovi bėri gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė sė krishter (Katolike), nė fushėn e arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė folklorit, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si edhe tė pėrkthimeve. Gjeēovi ishte njė figurė poliedrike qė do tė thotė se vepra dhe kontributi i tij pėrbėjnė tiparet dalluese tė atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi nė detyrėn e mėsuesit tė shqipes nė mė shumė se 20 tė tjera (Shkolla). Themeloi koleksionin e parė arkeologjik nė trojet shqiptare. Pėr kontributin dhėnė afirmimit tė vlerave kombėtare fitoi admirim nė nivelin kombėtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, pėr ēka edhe iu dha titulla e doktorit nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė. Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Atė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė shqipe dhe pėrgjithsisht nė kulturėn tonė janė: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shėn Luēisė" (1904), "Agimi i Gjydetnisė" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo nė Arbėri" (1921), "Trashėgime thrrake?iliriane" (1924), "Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare" (1914), si dhe veprat qė u botuan mė vonė si "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (1933), "Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat qė ndodhėn nė dorėshkrim, si "Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare", "Pėrrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mėnyra e jetės nė Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) si dhe pėrkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumė e shumė tė tjera. Atė Shtjefen Gjeēovi krijoi mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, tash e 29 vjet me radhė nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet manifestimi tradicional kulturo-letraro-shkencor "Takimet e Gjeēovit", pastaj emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Do t'pėrmendur se redaksia e botimeve tė "Rilindjes" nė vitin 1987 e ka botuar kompletin e veprave tė tij (ato vepra qė ia lejonte koha), si dhe janė botuar vepra tė ndryshme qė i kushtohen atij (Shtjefėn Gjeēovit).


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante