Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:34   #3
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta / S H Q I P T A R I I R I


SPROVĖ PĖR ARDHMĖRINĖ


Eja, feneri nė errėsirė, ngrite fitilin! Pėrshėndetje!

- Po pra, ushtari i atdheut, mbaj uniformė - Formė Unike hartėn gjeopolitike e historiografike tė atdheut tonė, krejt kah e pėrfshinė territori shqiptar - atė hartėn e vizatuar nė zemėr, nė mendje - nga majat e shpatave tė gjyshėrve tanė dembabadem - e nė ēdo sekond e vėshtrojnė e studjojnė sytė e mendjet e mprehta tė shqiponjave me tė gjitha shqisat pėrnjėherė - e thellė nė 577 eshtrat e mij anatomik, tė 577 epokave kuqezeza - thellė nė secilėn palc ashti, rrah pulsi i gjakut tė derdhur pėr lirinė, lirinė e vėrtetė qė ende nuk e shijuam! E kam hartėn e atdheut nė gjith trupin e tim, e nė gjymėtyrėt kudo - trupi im ėshtė - Atdheu edhe ku ta prekėsh ma lėndon njėsoj, se mė ėshtė i lėnduar trupi i Atdheut, mė ėshtė i tkurrur i rrudhur, nga plagėt nė moh e hapur, tė luftėrave ballkanike e botėrore - ma prenė trupin e atdheut me thika grabitēare pushtuesit barbarė, egėrsirat karpate, egjeane e tretdhetare - trupi i atdheut tim mė uniformė tė gėrvishtur grakave tė zhvinave tė territ e tmerrit, ėshtė ende plot stėrpikla gjaku tė njomė rinie, nga plagėt e moēme e tė reja edhe nga egėrsira tė fshehura, me kostume e kravata koncerteve politike euro-botėrore: shėn stefane, berlineze, londineze, rambujeze! - Ku ta prekėsh trupin e atdheut tim, ndjej dhėmbje Topliku e Abllaniku tė shkretuar, ku nė vatrat dardane, shkrryhen derra karpatesh, e gjaku im i shprishur e i prishur kontinenteve! Ndjej dhėmbje - jam Guri i Shpuar, nga singiat e stuhive tė kohėrave shpirtzeza! - Kam dhėmje shpirti nė Tivarin e dhėmbshėm gjak, Ulqin, Plavė e Guci, Bujanė e Bujanoc, deri tek Molla e Kuqe, qė emri ka mbetė, e rrėnjet e gjakut tim janė aty - Medvegje, e Preshevė, Kumanovė e Shkupin tim - Monastir, Dibėr, Ohėr, Prespė e Janinė edhe nė Kosovė! - Ku tė mė prekėsh - mė dhėmb trupi i atdheut tim, mė dhėmb njėsoj, e mė therr nė zemėr e shpirt edhe po tė mė prekėsh pėr tė mirė, mė duket njėsoj a me lajka e mashtrime, duke me krenaruar kot - mė ēon peshė, tė pėrmbledhem pip nė kėmbė, me gjith fuqinė - uh ju armiq e tradhptorė - e kėdo qė mė del pėrpara, tė ma ndali vrullin - e le tė bėhet gjithēka varre, gjithēka tmerre - derisa t'i japi fund tmerreve shekullore, qė pava, e mė duket gjithēka terr mbi kry edhe kur e shoh diellin me sy - ēka kam parė me kėta sy - dielli mė doket terr mbi kry'! -

Mbaj uniformė gjaku, me tė gjitha gjymėtyrėt gjak e tė plagosura, tė lėnduara edhe nga ramjet passhpinde tė bijve tė gjakut tim - gjymėtyrėt e mia tė kėputura nga shpatat, shpuar nga singiat, shtypur nga topuzet, shpuar kah: ajri, toka e deti - nga korbat e ēeliktė me rrafale mitrolezėsh modern, granata, bomba, e raketa barbarėsh! Gjymėtyrėt e mia tė shkelura nga vargonj tankesh pushtuese e kolonizatore, ushujza gjakpirėse e djerėspirėse, dashuripirėse, ushujza thithėse, qė kurrė nuk ngopen, derisa tė mė terin e thajnė, tė tėrin - pip nė kėmbė! A bėn tė eci prore i shtanguar rrugėve tė mia, i lėnduar nga ēakaj e bisha mesnate, agimeve tė tymosura e muzgjeve tė errta e tė zdritura veē nga flakėt e kalljeve tė shtėpive, nga pushtuesit! Gjymėtyrėt e mia tė shkallmuara: Arbani, Pollog e Malci, si mund t'i ngriti njėherė fuqishėm me energji tė mbrėndshme dhe t'i bėjė tė afta e t'i lėvizi me fuqinė e shpirtit arbėror - njė trup i atdheut, trup i lirė dhe i mbledhur, nėn qiellin e shqipeve!

Mbaj uniformė etnike atdheu, formė unike harte tė prerė, vrushkuj gjaku, mė kullojnė mangėve e brezit tė lidhur me shoka ylberesh, e dhėmbjet e plagėve tė plumbave e thikave mė therrin nė asht thellė - por zemrėn e kam plot energji illire diellore tė genit tim gjenealogjik, diē e ēuditshme dhe e pakapshme pėr botėn - diē qė mė mbajti gjallė edhe nė bangat e gjykimeve, ekzekutimeve edhe nė pranga tė hekurta nė grilla, e podrumeve tė akullta acarėsh e dimrash tė egjėr karpatesh! - Diē mė forcon me energji diellore, qė pulsin e gjakut ma bėn llavė vullkanike - tė shpėrthej nė miliona shkreptėtima rrufeshė, e ta skuqi qiellin prush shtrėngatash! E derisa tė ma shohin kėtė uniformė tė padukshme, tė tmerrohen vijat ajrore e zėrat e xhinkallave plastike politike, qė m'i shpuan vesht me demokraci burokratike!

Feniks o feniksa, a ju vie ēudi kur zgjoheni nga hiri?!

( 25.10.08 )

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:11
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė