Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:38   #8
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta SHQIPTARI I RI


Nuk ka fuqi qė mund ta ēliroj njė popull, pėrveē fuqisė sė vet popullit (Gete)



Shqiptari i ri, ushtar i atdheut etnik, me uniformė formė unike, nuk ka harta kosmopolite, por e ka prioritet veē hartėn e atdheut etnik, krejt kah flitet shqip, nė Ballkanin illirik, ėshtė i betuar, nė zonin e zotit, nė gjuhėn e tij – gjuhėn e Shqipes, se do t’i bashkojė tė gjitha trojet tona, nė njė atdhe shqiptar, ashtu sikurse ishte betimi i ushtarit tė lirisė nėpėr shekuj, saherė qė rroku armėn e lirisė, kundėr armės sė robėrisė, e kundėr armės sė tradhtisė, ku tradhtia na mbiu prore si kopurdha pas shiut nėn pragdere brėnda trojeve tona, e ku bashkė jetuan vllau e shkau tradhtorė, nėn njė kulm, qė fliste e flet ende me zor shqip,sepse interesat personale i ka mbi ato kombėtare, inatet personale i ka mbi ato interesat kombėtare (le ta sundoj edhe vet dreqi kėtė vend – veē ti jo), sepse gjaku i huaj fliste e flet ende shqip me zor, as pa u skuqė as pa u zbehė edhepse e dijmė, e njohim ag e terr, plot sherr e gverr - ēdo mėngjes, ku nė vend tė pėrshėndetjes – ia gjuan shikimin e vrėnjtur helm – vllaut tim – ai shkau i gjakut tė huaj! A ka gjė ma tė tmerrshme, se kur tė bėhet vllau - gjaku yt – shkau!? Tė flet shqip me zor, njė shqipe zori nėpėr dhėmbė – e kush i flet me dhėmb vllaut – veē gjaku i shkaut! As din, as don, as mundet! - Vllau i flet me zėmėr – e shkau i flet me dhėmb! Vllau ia hap derėn – shkau ia kthen pushkėn! Vllau ia kthen sofrėn – shkau ia kallė votrėn! Vllau ia ep krahun – shkau ia ep shkelmin! Vllau e shikon nė sy – shkau i mrrolet kryanash! Vllau ia ep dorėn – shkau ia ep majat e gishtave! Vllau i flet me zemėr – shkau e shkel me thembėr! E hanė bukė nė njė sofėr – vllau e gjaku i huaj shkau! Vllau shkau, ndoshta mu pėr kėtė edhe paska mbetė kjo shprehje, si koncept i neveritshėm – vllau - shkau! A nuk kemi dėshmi historike, bile nga koha e Skendėrbeut, ku secili atdhetar, e pati vlla, a tė gjakut, njė tradhtarė: Skendėrbeu pati Hamzanė, Isa Boletini pati Paiazitin, mos tė shkojmė matutje se turbullohet barku, e bėhen zorrėt guzhma me dalė pėrgoje, nėse iu shkojmė cipullėpėr cipullė kohėrave historike deri nė ditėt tona! Kemi shembuj dite prej antarėsive tė partive politike tė njė kombi gjuhe e gjaku ēfarė veprojnė mes tyre, prej liderve tė tyre mesveti, Bile edhe deri tek forumet tona, si media elektronike! Tash, mund tė mendoj dikush, pse them e shprehem kėshtu, kaq vrazhdė e ashpėr, dikujt mund edhe t’i lėkundet vneri, nėse ka vnerė, dikush mund t’i quaj tė kobshme kėto shprehje, dikush mund edhe tė shpėrthej qelb e gjak pėrgoje e pėrhundesh, e edhe mund t’i shpėrthej edhe gjaku nė tru!
vijon

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:13
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė