Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:39   #10
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Shqiptari i ri, ushtari i atdheut ishte dhe ėshtė nė mes shumė zjarreve, nė mes shumė flakėve, nė mes shumė krismash tė kobshme, nė mes shumė tytash tė drejtuara nga tė gjitha anėt kah ai, e ai qendron nė rreth tytash, ndėr ma tė ndryshmet, secila me kajde e forma e methoda tė ndryshme, ndėr ma tė ndryshmet edhe duke e akuzuar – nė vend tė pėrkrahjes e dhėnies sė krahut e forcės gjenetike edhe duke e injoruar – nė vend tė hapjes sė zemres e mendjes hyjnore edhe duke e nėnēmuar – nė vend tė ngritjes sė authoritetit tė tij atdhetar edhe duke e pėrbuzur – nė vend tė pėrqafimit vllazėror edhe duke e poshtėruar e fyer – nė vend tė lavdatės e krenarisė qė e kemi njė atdhetar edhe duke e shtypur e mbytur pėrsėgjallit – nė vend se ta ngritim nė qiell kombėtar edhe duke ia mbyllur sytė e deren e punės e veprimit kombėtar, deren universitare – nė vend se tė ia hapim hapekrah tė gjitha dyert e gjurmimeve e historike kombėtare edhe duke e vrarė nė shpirt e zemėr e mendje – nė vend se t’i japim kurajo, forcė ndėrgjegjeje kombėtare edhe edhe... mos ta zgjati ma shumėse dikujt mund t’i lėkundet vneri, nėse ka ndonjė pikė nė trupin e trurin e tij! Si iu ndėrpre puna, vepra e jeta e atdhetarėve tanė, siē janė: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Prekė Cali, Mehmet Shpendi, Mufailėt, Elez Isufi, e sa e sa tjerė nė historinėtonė tė dhimbshme, ma shum nga na vet, se sa nga armiqtė shekullorė! Krejt atė qė as nuk mundi, as nuk dijti, as nuk guxofti ta bėnė armiku i kohės – e bėri i yti i kohės, pa fije turpi, pa fije mėshire, pa fije diturie - kafshė e gjallė, qė veē nuk pllet si kau i Peshterit, thonin moti! E krejt – pėr njė grusht lek turpi edhe nga familje tė pėrmendura se!? Pse thanė moti: varra e qenit tė huaj mshilet (sherohet) me njė pasulė (me njė kokėrr fasulje tė zier), kurse varra e qenit tėnd, nuk ka ilaē askund!? Pse thanė moti: prej tė mirit, del i keqi – prej tėrodit – del i parodi, e edhe sa mahmurė – aq batall!? Rrenjet e kėtyre karaktereve, rrinė mbi kokė edhe sotekėsajdite edhe kur fillon diē tėmirė e tė drejtė e tė fortė kombėtare – shumėkushi injorojnė, dikush aprovon veē me kokė, dikush e luan kokėn nė mendime, dikush xhelozon, dikush lehė si qeni nė zinxhirė tė huaj, dikush gjuan gurin e fshehė dorėn, dikush ndėrsehet si bishė e ēartur valeve elektronike, dikush rrudhet e struket gjoja s’pava asgjė, e dikush as qė interesohet pėr asgjė tė mirė kombėtare, vetėm pėr zuzen e vet, dikush vegėl e huaj armike, spijunazhi, me dije e pa pikė dije, veē tė gjuhet nė qafė as pa folė me tė, - dikush bėn biznese edhe me shkije e armiq tjerė, nė dėm e rrezik tė kombit !
Vijon

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:13
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė