Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-09, 12:45   #2
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Mėsimet e nxjerra !

Ndalimi i pėrgojimit


-II-


Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) nė njė rast ka thėnė: “A e dini se ēfarė ėshtė gibeti (pėrgojimi)”? Ata qė ishin prezent thanė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri.” Ai tha: “Tė pėrmendėsh diēka pėr vėllain tend pėt tė cilėn ai nuk ka dėshirė (e urren) tė pėrmendet.” Dikush nga tė pranishmit e pyeti: “E nėse kjo qė e them pėr vėllain tim, ėshtė njė cilėsi qė ai e ka?” Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nėse e thua atė qė e ka, atėherė ti e ke pėrgojuar atė, e nėse e thua atė qė nuk e ka, atėherė ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)

Kuptimi i hadithit

Tė folurit ėshtė gjėja mė e lehtė qė mund tė bėjė njeriu, por qė lė ndikimin mė tė madh tek tė tjerėt.

Sa e sa fjalė tė mira e kanė ngritur njeriun nė grada tė larta ose ka ndodhur e kundėrta e kanė ulur atė shumė tek Allahu i Madhėruar dhe tek njerėzit.

Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull fjalėn e mirė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart, e qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet nė ēdo kohė. Allahu, pra u parashtron njerėzve shembuj qė ata tė mendojnė. Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar.” (Suretu Ibrahim, 24-26)

Kurse Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) lidhur me kėtė ka thėnė: “Njeriu mund tė flasė ndonjė fjalė tė mirė qė e kėnaq Allahun, pa ia ditur asaj rėndėsinė, por Allahu i Madhėruar e ngre atė nė njė gradė tė lartė, vetėm pėr atė fjalė. Po ashtu, njeriu mund tė flasė ndonjė fjalė tė keqe qė e zemėron Allahun, pa ia ditur asaj rėndėsinė, por Allahu i Madhėruar e hedh atė nė vende shumė tė ulta tė zjarrit tė xhehenemit.”

Pėrgojimi konsiderohet njė nga mėkatet mė tė lehta qė mund tė bjerė nė tė njeriu, kurse nė anėn tjetėr mė e rrezikshmja qė manifestohet me anė tė gjuhės. Hadithi i pėrmendur nė fillim e sqaron shumė qartė domethėnien e pėrgojimit, pasi shumė nga njerėzit mendojnė se pėrgojimi ėshtė shpifja apo gėnjeshtra ndaj tė tjerėve. Dhe kėshtu, i lejojnė vetes qė tė flasin krejt ēfarė dinė rreth tė tjerėve, kurse gjatė tėrė kėsaj ai krenohet se e thotė tė vėrtetėn. Qė do tė thotė se pėrgojim ėshtė qė ti ta thuash tė vėrtetėn, mirėpo me atė tė vėrtetė qė del nga gjuha jote dhe ti e publikon te tė tjerėt, ti bėn njė mėkat shumė tė rrezikshėm. Allahu i Lartėsuar thotė: “…Dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin! A mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni. Kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė mėshirues, Ai pranon shumė pendimin”

Shpesh herė neve na ipet rasti tė lexojmė apo tė dėgjojmė ligjerata rreth gibetit (pėrgojimit), ku hoxhallarėt e pėrmendin atė, ua tėrheqin vėrejtjen muslimanėve qė tė largohen nga ky ves.

Shkaku ėshtė se pėrgojimit konsiderohet njė nga ndalesat qė mė sė shumti bien nė tė njerėzit. Ėshtė e mundur qė shumė nga muslimanėt t`i shpėtojnė mėkateve tė tjera, por ėshtė shumė vėshtirtė qė ai tė ketė shpėtuar nga kjo ndalesė.

Pėr gibetin kemi shumė ēfarė tė flasim dhe ekzistojnė shumė citate nga Kurani dhe hadithi ku tregohet se sa i keq ėshtė, por pasi praktika jonė nė komentimin e haditheve ėshtė qė tė mos zgjerohemi aq shumė, ne do tė ndalemi me kaq.

Dobitė nga hadithi

1. Pėrkujdesi qė i dha Islami pėrsonalitetit dhe nderit tė muslimanėve.

2. Nga ky hadith kuptojmė se gibeti ėshtė i ndaluar (haram).

3. Qartėsimi se ēfarė konsiderohet gibet.

4.Pėrmendja e dobėsive (mangėsive) ndaj tė tjerve edhe nėse kjo ėshtė e saktė ėshtė e ndaluar.


Kiel,Gjermani
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė