Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-09, 09:29   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Shkruan; Valon Murati Kur flitet pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve shtrohet dom

Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti Shkruan; Valon Murati


Kur flitet pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve shtrohet domosdoja e heqjes sė tabusė dhe e ēmitizimit tė kėsaj teme. Debati duhet t’i thyejė kornizat nė tė cilat ajo deri mė tani ėshtė vendosur.

Bashkimi kombėtar ėshtė anatemuar tash e njė kohė tė gjatė, jo pa qėllim, jo rastėsisht, si njė ide e tejkaluar, romantike, primitive, agresive, qė e prish paqen nė rajon, qė ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e integrimeve evropiane dhe qė ėshtė e drejtuar kundrejt tė tjerėve. Shpeshherė ėshtė dėgjuar tė thuhet se njė Shqipėri e bashkuar nuk mund tė mendohet ndryshe veēse si njė vend i mbyllur, si njė shtet vetėm i shqiptarėve, si njė shtet qė i shkel nė mėnyrėn mė brutale tė drejtat e pakicave qė do tė jetonin nė tė. Jo rastėsisht koncepti i bashkimit kombėtar ėshtė barazuar me konceptin e Shqipėrisė sė Madhe, e kjo me Serbinė e Madhe, Greqinė e Madhe etj. Pėr mė tepėr, shumė herė kemi qenė dėshmitarė qė edhe pėrkrahėsit e idesė sė bashkimit, kur i kanė vizatuar hartat etnike kanė futur aty territore qė sot nuk banohen fare nga shqiptarėt dhe kanė lėnė hapėsirė keqinterpretimi tė idesė sė bashkimit, me atė tė Shqipėrisė sė Madhe. Kjo pjesė e njerėzve ka kontribuar nė folklorizimin e idesė sė bashkimit. Andaj, nuk ka dyshim se debati pėr kėtė temė duhet tė racionalizohet, duhet tė shndėrrohet nė njė debat normal e konkret pėr njė ēėshtje qė ėshtė me interes pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt. Kjo ėshtė sfida e parė nė kėtė realitet tė ri qė po krijohet, kur po krijohen mundėsitė qė tema e bashkimit tė mos trajtohet si tabu apo si gogol frikėsues pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt.

2.
Kėshtu, kur kėtė temė fillojmė ta diskutojmė dhe debatojmė nė terma tokėsorė, konkretė dhe racionalė, sė pari duhet tė pėrcaktojmė se a ka qenė ndarja njė padrejtėsi e madhe qė i ka shkaktuar shumė vuajtje popullit tonė dhe se a kanė shqiptarėt tė drejtė tė bashkohen? Pėrgjigja e natyrshme nė kėtė pikė, qė mund tė konsiderohet ndoshta edhe konsesuale, ėshtė: po. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė njė shtet.
E dyta ēėshtje qė duhet tė trajtohet ėshtė se a ėshtė i dobishėm bashkimi pėr shqiptarėt. Pra, ne mund te kemi tė drejtė tė jetojmė nė njė shtet, por, nėse konsiderojmė se ky shtet i pėrbashkėt nuk ėshtė i dobishėm, mund tė vendosim tė jetojmė tė ndarė. Tė gjitha analizat e bėra herėt dhe tani, madje vetė orientimi i kohėve tė fundit i garniturės politikė tė Prishtinės kah Tirana, pėr shkak tė vėshtirėsive qė po shkaktohen nga mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik tė Kosovės, ēojnė tek konstatimi se bashkimi kombėtar ėshtė tejet i dobishėm pėr shqiptarėt nė tė tri dimensionet: politik, ekonomik dhe atė tė sigurisė.
Dhe ēėshtja e tretė, pra e fundit, qė duhet tė shtrohet kėtu (e qė jo pa qėllim shumė shpesh shtrohet si e para) ėshtė se a mund ta realizojmė sot bashkimin kombėtar. Nėse jo, pse jo? Cilat janė arsyet dhe faktorėt qė e pengojnė kėtė proces. Dhe nė pėrputhje me kėto konstatime tė punohet pėr eliminimin e pengesave dhe pėr realizimin e saj nė tė ardhmen. Gjithashtu mund tė konstatohet se ēka ėshtė sot menjėherė e realizueshme. Dhe nė kėtė kontekst integrimi i shqiptarėve nė shumė fusha (ekonomike, energjetike, sportive, arsimore, kulturore etj.) do tė mund tė realizohej, duke shtruar kėshtu rrugėn edhe pėr realizimin e bashkimit politik nė tė ardhmen. Nėse ne kemi tė drejtė dhe nėse ai ėshtė i dobishėm pėr t’u realizuar, pengesat e sotme nuk do tė duhej tė na demoralizonin nė angazhimet tona drejt realizimit tė kėtij synimi.
Duke i konsideruar krejtėsisht tė qarta pengesat shumė mė tė mėdha qė i bėhen bashkimit kombėtar tė shqiptarėve qė ndodhen nė viset nėn pushtim klasik (shqiptarėt nėn Maqedoni, nėn Mal tė Zi e ata tė Kosovės lindore tė mbetur nėn Serbi) dhe pėrpjekjet pėr tejkalimin e atyre pengesave atje nuk mund tė jenė tė njėjta me ato qė duhet tė bėhen nė Kosovė, mė poshtė do tė pėrqendrohem nė mundėsinė e bashkimit tė Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė, duke e trajtuar Kosovėn Lindore tė mbetur nėn Serbi si pjesė tė Kosovės, si pjesė tė kontestit shqiptaro-serb dhe nė funksion tė zgjidhjes sė tij.
Pėrndryshe, njė nga pengesat reale, njė sfidė ėshtė se si tė gjendet mekanizmi qė tė ndryshohet Kushtetuta e Kosovės, pėrkatėsisht neni i saj 1.3. qė e ndalon kėtė bashkim. Dhe problemi nuk ėshtė tek njė amendamentim i thjeshtė kushtetues, por tek njė thyerje e kornizave qė i janė vėnė shtetit tė Kosovės me Planin e Ahtisarit, qė nė tė vėrtetė pėr momentin paraqet njė konsensus tė njė pjese tė madhe tė faktorit ndėrkombėtar. Pra, nga ndryshimi i Kushtetutės dalim tek sfidimi i Plani tė Ahtisarit dhe tek shumė nga parimet qė ai i ka pėrcaktuar. Njė nga kėto parime ėshtė ai i multienticitetit, i cili shqiptarėt edhe pse janė mbi 90% tė banorėve tė Kosovės, i konsideron komunitet, pra nuk i trajton si komb dhe si rrjedhim ua mohon tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje. Sidoqoftė, kėto sfida nuk janė tė patejkalueshme nė qoftė se institucionet e Prishtinės, tė fuqizuara edhe nga pėrkrahja e qytetarėve tė vet, do ta sfidonin kėtė situatė. Dhe kjo sfidė nuk duhet tė mendohet si shpallje lufte bashkėsisė ndėrkombėtare. Pėrkundrazi. Drejtėsia e ēėshtjes pėr tė cilėn angazhohemi dhe vendosmėria jonė pėr ta arritur qėllimin do t’i shtyjė faktorėt ndėrkombėtarė qė t’i ndryshojnė qėndrimet dhe bindjet e veta karshi kėtij problemi dhe do tė ripozicionohen nė favor tė zgjidhjes sė drejtė tė tij.
Vazhdimi i kėsaj situate dhe i kėsaj letargjie politike nė Kosovė mund tė sjellė situata shumė tė rrezikshme pėr paqen me shpėrthime tė pakontrolluara. Nė kėtė funksion, Lėvizja pėr Bashkim mendon se rruga e vetme pėr ta sfiduar kėtė rregullim dhe pėr ta hequr kėtė pengesė ėshtė zgjidhja e problemit shqiptaro-serb dhe atė pėrmes zgjidhjes me reciprocitet tė problemit tė veriut tė Kosovės (tri komunat serbe) dhe tė Kosovės Lindore tė mbetur nėn Serbi, qė domosdo nė fund do tė ēojė nė vetėvendosje pėr tė dy pjesėt. Me zgjidhjen e kėtij kontesti do tė rrėzohej edhe koncepti mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar Kosova e sotme – ajo e multietnicitetit dhe komuniteteve dhe shqiptarėt do ta fitonin tė drejtėn pėr tė vetėvendosur, pra pėr ta shprehur lirisht vullnetin e tyre pėr shtet tė pavarur apo pėr bashkim me Republikėn e Shqipėrisė.


( Vijon)


AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante