Tema: Drenica
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-09, 15:20   #65
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Ai diti, mundi dhe e udhėhoqi gjithė mbėshtetjen logjistike dhe mobilizimin e luftėtarėve vullnetarė qė vinin nga tė gjitha anėt e botės. Domosdo kjo ishte jo vetėm njė punė e madhe, e lodhshme dhe qė kėrkonte angazhim maksimal, por ishte edhe punė me shumė pėrgjegjėsi, punė tė cilėn mundi dhe diti ta bėjė vetėm Xheladin Gashi. Gjatė aktivitetit tė tij nė udhėheqjen e Komandės sė Logjistikės sė UĒK-sė, Plaku jo vetė qė ia arriti tė krijojė njė rrjet tė pashembullt tė furnizimit tė UĒK-sė, por ai diti qė edhe tė mbledh rreth vetės njerėz shumė tė pėrkushtuar pėr luftėn dhe lirinė, djem nga Kosova e nga Shqipėria, siē ishin Haki Drenica e Qamil Cahani me shumė bashkėluftėtarė tjerė kėndej e andej kufirit, qė shumė prej tyre ranė heroikisht nė kalim tė kufirit. Plaku gjeti nė Hasin e andej kufirit njė trevė qė e priti dhe e mbėshteti fort, si nė Krumė, Kukės, Cahan, Vlahne, nė Tropojė e ne gjithė zonėn e andej kufirit, njerėz tė cilėt ishin shumė tė lidhur me fatin e vėllezėrve tė tyre qė luftonin nė luftė kundėr Serbisė. Ajo zonė kufitare e Hasit dhe Tropojės, e priti dhe e mbėshteti shumė Plakun nė punėn e tij, e cila zonė tani ruan kujtime dhe respekt tė lartė pėr tė madhin gjeneral Xheladin Gashi,” tregon Rexhep Selimi.

Ish-ministri i Rendit nė Qeverinė e Pėrkohshme, Rexhep Selimi vlerėson se gjeneral Xheladin Gashit nuk i mjaftoi vetėm puna e tij nė luftė, edhe pas pėrfundimit tė luftės ai u angazhua nė mbėshtetje tė ish-bashkėluftėtarėve tė tij duke u angazhuar dhe udhėhequr Shoqatėn “Miqtė e TMK-sė” derisa i pushoi trupi.

Xhavit Haliti, po ashtu ish-anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, kujton se komunikimet e para me Xheladin Gashin-Plakun kanė filluar 1994, pėr mes shkresave, kurse pėr herė tė parė janė takuar nė Tiranė, nė njė mbledhje tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

Pėr kontributin e Xheladin Gashit si nė Kosovė, po ashtu edhe nė diasporė, ai tha se ka pas njė kontributi tė jashtėzakonshėm nė Kosovė, sepse ka qenė njėri ndėr drejtuesit e UĒK-sė pėr vetė faktin se ai ka qenė anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

“Pėr moshėn e tij ka qenė e paimagjinueshme qė tė jetė ēdo kund me gjeneratėn e re, i shoqėruar nga Rexhepi, Naiti, Sokoli, Adem Jashari dhe nga tė gjithė kėtė burra tė mėdhenj tė Kosovės, tė cilėt ia sollėn sė bashku lirinė kėtij vendi,” thekson Haliti.

“ Ne Shqipėri ka drejtuar njė operacion mjaftė tė rend dhe tė rėndėsishėm me mjaft telashe tė mėdha, pra ka drejtuar trajtimin e armatimit, tė cilėt nga pjesa e veriut tė Shqipėrisė ka ardhur nė Kosovė”, thekson Haliti.

Kur shohim veprimtarin e pandalshme qė bėri gjeneral Plaku gjatė njė jete tė tėrė nė shėrbim tė atdheut, me dhembje duhet tė theksojmė se personat qė udhėheqin institucionet e Kosovės nuk gjetėn asnjėherė kohė dhe mundėsi qė tė nderojnė sado pak kėtė figurė tė madhe tė atdheut tonė. Do t’i theksojmė dy ēėshtje tė veēanta, Ministria e Shėndetėsisė kishte pranuar qė tė paguajė shėrbimet pėr shėrimin e tij nė Turqi, tė cilat obligime ende nuk ia ka kryer. Po ashtu edhe Kuvendi Komunal i Drenasit i kishte thėnė familjes Gashi se faturėn e varrimit tė gjeneral Plakut do ta paguajė komuna.

I pyetur nga Kosovapress, se pse nuk ėshtė bėrė kjo pagesė, edhe pse ėshtė shumė simbolike, nėnkryetari i KK tė Drenasit Gani Halilaj i deklaroi pėrmes telefonit Kosovapress-it: “Ka mbetur si mungesė e orientimit dhe dedikimit tė mjeteve, pasi nuk po dimė si t’i arsyetojmė, mė ėshtė thėnė nga financierėt.”

Pėr ironi, apo ndoshta ėshtė edhe rastėsi, tė fatit tė Gjeneralit amaneti qė tė dėrgohen fėmijėt e dėshmorėve nė bjeshkėt e Rugovės pėr pushime kėtė vit nuk u realizua, Shoqata “Miqtė e TMK-sė” shpalli tė mbyllur veprimtarinė e saj, tė cilėn Plaku e udhėhoqi me palodhshmėri, madje edhe nė ditėt kur ishte sėmurė, ndėrsa dega e PDK-sė nė Drenas, e cila pėr katėr herė radhazi sa Plaku ishte shef i Shtabit zgjedhor i kėsaj dege, PDK-sė i dhuroi maksimumin e votave, tani kjo degė nuk e ka fuqinė dhe organizimin qė e kishte.

Xheladin Gashi u lind mė 25.05.1946 nė fshatin Bushat (ish-Komoran). Shkollėn fillore e kreu nė Bushat, pėr tė vazhduar mė pas nė Shkollėn Normale nė Prishtinė, tė cilėn e pėrfundoi mė 1968 dhe pėr tė mos u ndalė me kaq dhe vazhduar me Shkollėn e Lartė, drejtimi Kimi-Biologji nė Shkup, tė cilėn e pėrfundoi nė vitet ‘72/73. Fillimisht punėn e vet e filloi arsimtar e mė pas drejtor nė shkollėn fillore nė fshatin Nikaj (ish-Nekoc), pėr tė vazhduar mė pas arsimtar i lėndės biologji nė Bushat. Rreth viteve ‘90-ta rrethanat e reja politike kėrkonin angazhime tė reja.

Me veprimtarinė dhe angazhimin e tij u bė sinonim i luftės ēlirimtare, i cili ishte ndėr organizatorėt e parė dhe drejtuesit e UĒK-sė, ishte bashkėnėnshkrues i themelimit tė UĒK-sė bashkė me shokėt: Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani. Ishte anėtar i Shtabit Qendror tė UĒK-sė, i cili zhvilloi aktivitete mė tutje nė strukturimin dhe zgjerimin e UĒK-sė anekėnd Kosovės nė bashkėpunim tė ngushtė me Nait Hasanin, Rexhep Selimin, Zahir Pajazitin, Lah Ibrahimin dhe shokėt tjerė.

Gjatė luftės ishte komandant i Zonės sė Veriut tė UĒK-sė, nė Qeverinė e Pėrkohshme ishte zv/ministėr i Rendit, pas zgjedhjeve tė para tė pushtetit lokal ishte nėnkryetar i KK tė Drenasit, dhe nė fund udhėheqės i Shoqatės “Miqtė e TMK-sė”./ky shkrim ėshtė publikuar me 20 mars 2006, vitin e kaluar dhe ketė vitė nuk ėshtė organizuar asnje akademi apo organizim as nga zyra e kryeministrit as nga shoqatat e dalura nga lufta/
__________________
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė