Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-09, 18:47   #6
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Kėrkohet pengimi i dhėnies me koncesion te Termocentralit “Kosova e re”

Njė grup ekspertėsh kosovarė iu kanė drejtuar sot me njė letėr tė hapur drejtuesve tė institucioneve tė Kosovės, duke kundėrshtuar vendimin qė Termocentrali “Kosova e re” t’i jepet me koncesion investitorit tė huaj. Pėrmes kėsaj letre, ata kėrkojnė nga udhėheqėsit e vendit qė tė mos lejojnė ndėrtimin e kapacitetit tė paralajmėruar prej 2 mijė e 100 megavatesh.
Kosova ka nevojė pėr kapacitete tė reja gjeneruese nė energji, por ekspertėt vendorė thonė se ndėrtimi i termocentralit “Kosova e re” me kapacitetin e paralajmėruar prej 2 mijė e 100 megavatesh, nuk do tė jetė nė interes tė vendit.


Pėr kėtė arsye njė grup ekspertėsh tė fushave tė ndryshme iu kanė drejtuar sot udhėheqėsve shtetėrorė pėrmes njė letre tė hapur, duke ua tėrhequr vėrejtjen qė tė mendojnė mirė pėrpara se tė marrin njė vendim rreth tij. Kėshtu tha Naim Hoxha, inxhinier i elektroteknikės, nė njė konferencė pėr media.

“Mendojmė se njė koncept me 2100 megavat ėshtė jorealist, nuk mbėshtetet mbi nevojat e Kosovės dhe ka para sė gjithash nė epiqendėr interesin e investitorėve tė huaj tė cilėt do tė bėjnė nė Kosovė njė biznes tė mirė”, tha Hoxha.

Hoxha u shpreh se personat vendim-marrės duhet tė pengojnė dhėnien me koncesion tė minierės sė Sibovcit pėr 40 vjet, pėr shkak se nuk ėshtė nė dobi pėr Kosovėn.

Ai kėmbėngul se menaxhimin e projekteve sic ėshtė termocentrali i ri, duhet ta bėjnė kosovarėt, pėr shkak se vetėm nė atė mėnyrė mund tė arrihet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve tė reja tė punės.

Hoxha thekson pėr kėtė ēėshtje do tė duhej tė shpallej referendum, pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe tė projektit dhe ndikimit tė tij tė madh pėr gjeneratat e ardhshme.

Ndėrkaq pėr zgjidhjen e problemit aktual tė furnizimit me energji, madje edhe pėr periudhėn e ardhshme 15 vjeēare, do tė mjaftonte njė bllok i tretė i termocentralit Kosova B, prej 300 deri nė 600 megavatesh, dhe hidrocentrali i Zhurit, shprehet inxhinieri i makinerisė, Avni Kurshumliu, kėshilltar profesional pėr energji i KEK-ut.

“Zhuri edhe njė B 3 do tė ishte e mjaftueshme, ndėrsa as mėnyra e financimit nuk do tė paraqiste problem, po tė shikoheshin rezervat e Kosovės, nuk do tė ishte problem ndėrtimi i njė 500 megavatėshi”.

Kurshumliu, potencon se nė bllokun e Kosovės B, do tė mund tė punėsoheshin edhe njė pjesė e punėtorėve qė do tė mbesin pa punė pas mbylljes sė Termocentralit Kosova A nė vitin 2017.

Kėtė letėr, ekspertėt ua kanė drejtuar krerėve tė institucioneve, kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaēi, kryeparlamentarit Krasniqi dhe deputetėve, si dhe ministrit tė ekonomisė, Ahmet Shala dhe asaj tė energjisė, Justina Shiroka –Pula.
RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė