Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-09, 15:30   #74
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: 600-800 ujgurė janė vrarė - VIDEO

Ujgurėt-Pakicė nė atdheun e tyre
Ujgurėt nė perėndim tė Kinės janė tė etnitetit Turk qė nga tradita janė musliman, dhe tė cilėt janė mė tė lidhur me popujt e Azisė Qendrore se sa me Kinezet Han-popullsi qė dominon nė shtetin komunist.
E premte, 10 Korrik 2009 23:45

Ujgurėt janė njė racė e lashtė qė kanė lėnė gjurmėt e tyre nė historinė e Azisė lindore dhe asaj qendrore. Pėr mė shumė se qindra vite, nė shekullin e tetė dhe tė nėntė, ata sunduan njė mbretėri qė shtrihej nga Manquria e deri nė Detin Kaspik.

Tani janė tė pėrqendruar nė krahinėn veriperėndimore tė Kinės atė tė Xinjiangit.
Por ata gjithashtu janė me numėr tė konsiderueshėm nė Uzbekistan, Kirgjistan dhe Kazakistan. Pjesė tė komuniteteve Ujgure janė tė shpėrndara edhe nė vende tjera tė Azisė.

Fillimisht njė grup i fiseve malore nga Malet Altai, Ujgurėt kanė kulturėn dhe gjuhen e tyre dalluese prej asaj Turke. Shkencėtarėt thonė se gjenetikisht, Ujgurėt janė njė pėrzierje e gjaqeve Kaukaziane dhe atyre tė Azisė Lindore. Ata thonė se kjo ėshtė se pse ata kanė ngjyrė tė ēelėt tė flokėve dhe tė lėkurės. Nga ana fetare, ata janė kryesisht mysliman Suni.



Pas njė periudhe tė pavarėsisė nė vitet e 1940-ta si Turkistan Lindor, udhėheqėsia e republikės Ujgure vendosi tė formojė konfederatė me shtetin e ri komunist Kinez. Por nuk zgjati shumė dhe Pekini me taktikat e saj e ktheu kėtė republikė nė Rajonin Autonom Ujgur tė Xinjiangit brenda Kinės.

Rozimukhamet Abdulbakiev, ish kryetar i organizatės joqeveritare Ujgure nė Kirgjistan e quajtur Ittipaq ( Bashkimi), tregon pėr shėrbimin mediatik tė Kirgjistanit se emri i kėsaj krahine ėshtė i gabuar.

"Edhe pse Kina i ka dhėnė Xinjiangit statusin e krahinės autonome Ujgure, nuk ka shenja autonomie atje. Nuk ka tė drejta pėr Ujgurėt atje. Asgjė," tha Abdulbakiev.

"Kjo ėshtė njė ēėshtje politike dhe sociale. Regjimi totalitar ka shtypur tėrė liritė e shprehjes, atė tė shtypit, tė personalitetit dhe tė ndėrgjegjes-dhe kjo ėshtė pse, natyrisht njerėzit po ngritėn kundėr saj."

Dyndje tė mėdha emigrantesh

Trazirat qė u zhvilluan nė 5 Korrik nė kryeqytetin e Xinjiangit Urumqi, filluan pasi u raportua nga Kina jugore se sė paku dy Ujgurė u vranė nga punėtorėt etnik Kinez Han gjatė njė debati nė njė fabrikė lodrash.

Por kjo ishte vetėm fillimi i kėsaj akullnaje. Egėrsia e trazirave, nė tė cilat sipas numėrimit zyrtar vdiqėn mė shumė se 150 veta, thelloi situatėn nė njė gjendje mė tė pakėnaqshme.
"Pėrse ata janė kaq tė mėrzitur nga kjo situatė ėshtė sepse, ēdo ditė qeveria Kineze sjell qindra e mijėra tė Hanve Kinez nė vendlindjen tonė, Turkistanin Lindor kurse njerėzit tanė janė duke ndenjur pa punė, duke vuajtur," thotė Nizam Sametov i asociacionit Ujgur nė Londėr.

Sametov pohon se politika Kineze ėshtė pėr tė punėsuar Ujgurėt diku tjetėr nė Kinė, jashtė rajonit tė Xinjiangit, duke reduktuar kėshtu pėrqendrimin e kėtij grupi etnik. Nė anėn tjetėr, nė pesė dekadat e fundit, ka pas dyndje tė mėdha tė imigrantėve Han, nė mėnyrė qe sot, Ujgurėt mezi i kalojnė numrin e tyre.

Por Sametov kundėrshton vizionin qė Ujgurėt tė bėhen pakicė nė atdheun e tyre.

"Pėr shkak se vendi i jonė ėshtė shumė i pasur me minerale, naftė, gaz ata vazhdojnė tė vijnė, ēdo ditė duke sjellė njerėz nga brendėsia e Kinės pėr nė vendin tonė. Ata shpresojnė se sė shpejti ne do tė jemi njė pakicė e vogėl, por kjo nuk do tė ndodhė," thotė Sametov. "Ėshtė vendi ynė."

Fajėsimi e separatistėve

Ka pasur akte tė dhunshme tė vazhdueshme nga grupet nėntokėsore qė luftojnė pėr pavarėsi, por ata duket se nuk kanė mbėshtetjen e popullit.

Megjithatė, autoritetet Kineze kanė fajėsuar tani separatistėt pėr dhunėn.

"Ju tė gjithė e dini se ky incident ėshtė nisur nga njerėzit qė dėshirojnė konflikt, dhe burimet e tėrė kėsaj janė thellė politike," thotė Ministri Kinez pėr Sigurinė Publike Meng Jianzhu nė njė fjalim para trupave dhe policisė nė Urumqi.

"Ky ėshtė konflikt nė mes separatistėve dhe forcave anti-separatiste, dhe ėshtė njė betejė politike qė do tė vazhdon."

Abdulbakiev fajėson Kinezėt pėr provokim tė trazirave.

"Kur u shemb Bashkimi Sovjetik dhe u bėnė tė pavarura Kirgjistani, Kazakistani dhe Uzbekistani, Ujgurėt u bėnė mė te etur pėr pavarėsinė e tyre me njė fuqi tė re. Kjo ėshtė ajo ēka ne kemi parė sot," thotė Abdulbakiev.

"Nėse qeveria Kineze do tė ishte demokratike dhe nė qoftė se ajo bėn reformat politike, atėherė ky lloj i rezistencės sė ashpėr do tė zhdukej."

Grupe aktivistėsh Ujgurė nė ekzil kanė mohuar tė kenė ndezur trazirat brenda nė Xinjiang.

/globalsecurity.org/military/library/news/2009/07/mil-090708-rferl01.htm
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė