Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-08-09, 23:59   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Rivendosja e marrėdhėnieve dhe vrasja e Ceno begut nė Pragė

Njėzet ditė mė vonė katėr fuqitė e mėdha: Anglia, Italia, Gjermani dhe Franca detyrojnė Shqipėrinė ta lirojė nga burgu Gjurashkoviqin, ndėrsa detyrojnė edhe Jugosllavinė qė ta tėrheqė notėn, e cila ēoi nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve bilaterale nė mes tė dy vendeve. Mė 4 gusht 1927, rivendosen marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Ambasador i Shqipėrisė nė Beograd emėrohet Tahir Shtylla, njeriu qė kishte zbuluar lidhjet e Ceno begut me Beogradin, ndėrsa nė Tiranė emėrohet ambasador, Milivoje Milēiē. Pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, ambasadori i Shqipėrisė Tahir Shtylla premton se sė shpejti nė Beograd do tė kthehet Ceno begu, i cili ndėrkohė kishte shkuar nė Pragė, ku do tė dorėzonte letrat akreditive pėr Ēekosllovakinė dhe ku pritej tė emėrohej ambasador.

Mė 14 tetor tė vitit 1927, derisa po dilte nga njė restorant i Pragės, Ceno begun e vret me revole, studenti, Alkibijad Bebi, njė bursist shqiptar, i cili kishte ndjekur dhe kishte ndjekur hap pas hapi Ceno begun edhe gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd, duke u paraqitur si kandidat pėr t’ u regjistruar nė ndonjė fakultet. Agjentėt serbė e kishin arrestuar si tė dyshuar mirėpo e kishin liruar nė mungesė tė fakteve, meqė ai nuk e zbulon qėllimin e tij. Pas kryerjes sė atentatit nė Pragė, Alkibijad Bebi nuk ikė, por iu dorėzohet organeve policore. Nė pyetjen pėr se a e kishte kryer atentatin dhe kush qėndronte pas tij, ai pėrgjigjet:
E kam vrarė Ceno begun, sepse ai ėshtė serbofil, i cili ka bėrė pėrpjekje pėr t’ia shitur Shqipėrinė Jugosllavisė.
Pashiqi kishte planifikuar dhe organizuar hakmarrjen pėr mikun e tij besnik dhe tė devotshėm. Kishte gjetur nė Kosovė njė bastard tjetėr, tė cilin e kishte paguar me dukat, dhe tė cilin e kishte dėrguar me aeroplan special nė Pragė. Me ndihmėn e agjentėve ēekė, agjentėt serbė e kishin futur nė sallė Zijah Vushtrrinė, apo Zeqirin ( sipas Avramovskit), pėr tė cilin thuhej se kishte qenė truproje e Ceno begut. Nė kohėn kur kishte filluar seanca e gjykimit kundėr Alkibijad Bebit, i cili nuk e kishte ndėrruar deklaratėn as para trupit gjykues i afrohet afėr me revolen e mbushur, vegla e verbėr e Pashiqit. Derisa Alkibijad Bebi para trupit gjykues ripohonte se veprėn e kishte kryer nga patriotizmi dhe jo i shtyrė nga askush, nė njė moment, vegla ēorre e Pashiqit nxjerr revolen dhe para trupit gjykues vret Alkibiad Bebin. Autoritetet jugosllave intervenojnė tek autoritetet ēekosllovake dhe pėrnjėherė e lirojnė nga arresti vrasėsin, tė cilin nėn masa tė rrepta sigurie e kthejnė nė Kosovė, pėr tė kryer edhe shėrbime tė tjera bastarde.
Ahmet Zogu dėrgon njerėzit e vet, dhe nga Praga e sjell nė Tiranė motrėn e vet dhe djalin e Ceno begut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė