Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-09, 23:20   #10
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: A Mund Tė Bėhet Njeriu Miliarder Vetėm Me Mendime ?

Bisedė konkrete me Daut Demakun
A MUND TĖ BĖHET NJERIU MILIARDER VETĖM ME MENDIME?
(pjesa e dytė)


www.sa-kra.ch: A ua merr mendja se dikush njėmend do tė bėhet miliarder?

Daut Demaku: Po - do te fitoni aq sa besoni, dikush do tė bėhet miliarder, dikush milioner e dikush do tė fitojė aq sa i duhet. Por, para fitimit material, do tė fitohet shumė si harmoni shpirtėrore dhe si shėndet fizik dhe mendor. Pastaj, mund tė vijė edhe ajo tjetra, tė fitohen milionat... Por, ama: mos ta teprojmė me premtime, sepse secili fitim, ka njė ēmim, secili sukses, ka njė rrugė bukur tė gjatė. Mos ta marrim me mendjelehtėsi se e kemi zbuluar ujin e valė. Ta provojmė. Pėr tė humbur nuk humbim gjė, nuk lodhemi dhe nuk shpenzojmė, do ta krijojmė njė gjendje tė mrekullueshme relaksuese (pozitive) dhe, sigurisht se - dikush - do tė fitojė shumė...

www.sa-kra.ch: Njihni ndonjė shqiptar tė gjallė qė ka arritur pėrmes kėsaj mėnyre?

Daut Demaku: Po. Ta marim shembull vetėm njėrin nga nxėnėsit e Depack Chopres, (ish-kėshilltarit tė presidentit Klinton, autorit tė bestsellerėve botėrorė, qė tash i ka rreth 4 milionė nxėnės on-line). Ai ėshtė Hetem Ramadani, njė biznesmen shqiptar, qė jeton nė Slloveni. Para shumė vjetėve - ka qenė nxėnės i Mėsuesit mė tė madh nė botė.
Paraprakisht duhet tė them se nuk ka arritur atė qė ka arritur VETĖM pėrmes Ligjit tė tėrheqjes, por edhe pėrmes kėsaj njohjeje... Unė kam pasur fatin ta njoh dhe t’i dėgjoj ligjėratat e tij. Ėshtė njė humanist, njė zemėrbardhė, njė njeri i veēantė, njė urtar i dashur, qė Ligjin e dhėnies e ka zbatuar nė praktikė (mund t’ju kujtohen donacionet e tij pėr Gėrdecin, pėr botėn artistike tė kolosėve tė artit nė Shqipėri e nė Kosovė, e ka ndihmuar edhe Qendrėn tonė atėherė kur kishim nevojė... ) Por, ky njeri, e ka edhe njė rrezatim shumė pozitiv, edhe vetėm kur ia jep dorėn, tė pėrshkon njė ndjenjė e mirė... (Por, mos tė flas mė shumė, se mos po e lėndoj, pa dashje...)


www.sa-kra.ch: Edhe mė parė, literatura inspirative, ka folur pėr fitimet materiale, por mė shumė e ka nėnvizuar qetėsinė shpirtėrore?

Daut Demaku: Tė dyja kėto janė tė lidhura, si thuhet: mish e thua! Nuk mund tė kesh qetėsi shpirtėrore, kur tė qan fėmija, nuk mund tė jesh i qetė, kur tė mėrdhijnė kėmba e dora, apo kur je i uritur. Qetėsi shpirtėrore do tė thotė HARMONI mes materiales e shpirtėrores, mes tokėsores e hyjnore, pra: vijės horizontale dhe vertikale. Treni nuk ecėn pa dy binarė: binarin e frikės dhe tė dashurisė... kjo ėshtė jeta, kėshtu ėshtė jeta... Njėra pa tjetrėn nuk bėjnė, ėshtė utopi, pėrrallė. E ne po flasim pėr shkencė.

www.sa-kra.ch: Mos do tė kemi tepėr shumė njerėz tė pasur...?

Daut Demaku: Thesari hyjnor ėshtė i pashtershėm. Nė qiellin e jetės ka vend pėr tė gjithė yjet e fuqishėm. Jeta nuk ngurtėsohet brenda limiteve. Jeta nuk ka logjikė. Nė jetė i pėrhershėm ėshtė vetėm NDRYSHIMI...
Edhe njė herė po them: shumė mė e mirė ėshtė kjo lojė qė po e propozoj unė... sesa tė merremi mė gjėra tė kota, shpesh tė dyshimta e pa pėrmbajtje...

Ėshtė edhe njė moment qė do tė doja ta nėnvizoja: Studimet e fundit tė shkencės amerikane thonė: 1% e popullsisė posedon 96% tė pasurisė sė njė vendi, kurse 99% pėr qind e popullsisė posedojnė vetėm 4% tė pasurisė sė atij vendi.
Pse? Sepse nuk e dinė “Sekretin”... Prandaj: vuajnė.
E po, ēfarė dėmi do tė kemi nėse e provojmė ngritjen shpirtėrore, apo akumulimin e energjisė, qė, prapė po them, ėshtė e njėjta gjė. Tė jeni tė bindur se tė gjithė do tė fitojmė dhe humbės nuk do tė jetė ASNJĖ.

www.sa-kra.ch: Disa herė gjatė kėsaj bisede e keni theksuar shkencėn amerikane?...

Daut Demaku: Sabir, unė e dua tė VĖRTETĖN. Ēka ėshtė shkenca amerikane, a ėshtė pėrrallė pėr fėmijė, a ėshtė mashtrim, a ėshtė dogmė, politikė, apo ėshtė VĖRTETĖSI jetėsore?
Ēka ta merr mendja ty, kush e bėri Amerikėn – Amerikė? Rrena, hajnia, mashtrimi, apo: sinqeriteti nė punė dhe mbėshtetja e plotė nė ligjet mė tė NATYRSHME dhe mė tė vėrteta tė jetės njerėzore?
Edhe sot e ruaj orarin e veprimeve tė njerėzve qė punuan nė lancimin e raketės Apollo 11. Ishte viti 1969, apo? Ai ekip, qė lancoi raketėn mė tė suksesshme nė botė dhe qė arriti nė Hėnė, ditėn e lancimit tė raketės - e kanė pasur orėn tė caktuar: Lutjen nė kishė! Edhe pse ishin mė profesionistėt nė botė, edhe pse nuk i linin rastit asnjė imtėsi, edhe pse ishin tė sigurt nė veprimet e veta, shkuan nė kishė dhe kėrkuan ndihmėn e Zotit dhe falėnderuan tė Madhin Zot.

A mund tė zgjidhet kryetar i SHBA-ve ndonjė hiēkushi, ndonjė palaēo i pavlerė? A e dini nėpėr sa sita e shosha kalon emri i kandidatit pėr president shteti? Dhe, a ju ka ndodhur ndonjėherė tė dėgjoni Presidentin e superfuqisė qė thotė: “Zoti e bekoftė Amerikėn”? Apo tė lexoni nė kartėmonedhat e dollarit “Ne besojmė nė Zot!”
E mė thuaj tash tė lutem, pse tė mos i besoj atij vendi qė i beson Zotit, shkencės dhe jetės?
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė