Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-09, 17:04   #15
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim encklopedia e shkaut duhej djegur ne mes te shkupit. Tirana spiune hesht

• Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim nė Maqedoni, Kim Mehmeti nė njė intervistė pėr NEWS24 i indinjuar thotė se shqiptarėt duhet ti merrnin ekzemplarėt e enciklopedisė e ti digjnin nė qendėr tė Shkupit.
REAGON BRUKSELI

DURRES- Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim nė Maqedoni thotė se shqiptarėt e Maqedonisė duhej tė kishin mbledhur tė gjitha kopjet e tė kishin djegur nė qendėr tė Shkupit Enciklopedinė maqedonase. Mehmeti: Enciklopedia trillium. Lejuam tė tallen me historinė tonė.

Mehmeti thotė se diplomacia shqiptare e Tiranės nuk mbron interesat e shqiptarėve tė kudo ndodhur dhe shqiptarėt e maqedonisė ndihen “tė harruar”

Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim nė Maqedoni reagon ashpėr ndaj botimit tė enciklopedisė maqedonase. I pranishėm nė edicionin e 5-tė tė poetekės qė po zhvillohet nė Durrės, Kim Mehmeti shprehet mjaft i indinjuar ndaj kėtij botimi tė Akademisė sė Shkencave tė Maqedonisė por edhe ndaj “heshtjes” sė shqiptarėve tė Maqedonisė.

“Me kėtė enciklopedi akademikėt maqedonas dėshmuan atė qė e thonė disa shkencėtarė bullgarė, grekė dhe serbė se nga njė popull i trilluar mund tė presėsh shtet tė trilluar, gjuhė tė trilluar , histori tė trilluar,tė bėjnė dhe enciklopedi tė trilluar. “.

Shkrimtari i njohur i letėrsisė ballkanike,akuzon si fajtore kryesore ministrinė e Kulturės tė Maqedonisė e cila ka financuar kėtė projekt.

Indinjata e Mehmetit, ndaj qėndrimit tė shqiptarėve nė lidhje me kėtė enciklopedi bėhet dhe mė e madhe “ Neve shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė na padisin tė gjithė shqiptarėt e tjerė, se ne jemi fajtorė qė kemi lejuar qė njė grusht populli maqedonas tė tallet me historinė tonė. Ju shqiptarėt e Shqipėrisė e Kosovės duhej tė na padisni pse jemi aq inferiorė aq budallej sa tė financojė projkete antishqiptare.

Shqiptarėt duhej tė mos komentonin shumė, por ti merrnin ato ekzemplarė tė enciklopedisė ti djegin nė qendėr tė Shkupit”
Mehmeti thotė se diplomacia shqiptare e Tiranės nuk mbron interesat e shqiptarėve tė kudo ndodhur dhe shqiptarėt e maqedonisė ndihen “tė harruar”

Serbėt nė Mitrovicė e dini pse bėjnė cka tė duan se qėndron pas tyre Serbia. Kush qėndron pas neve shqiptarėt e Maqedonisė? Kjo diplomacy inferiore e shqipėrisė qė gjithmonė mė shumė bėn llogari si do tė rregullojė flokėt me xhel dhe si do duket ma pro europiane e pro perėndimore?... Politikanėt tanė tė thjeshtė, dhe vecanėrisht ato nė Shqipėri kanė harruar tė mendojnė pėr ne. Ndodhi enciklopedia ne do ta harrojmė."- deklaroi Mehmeti.
bert Nuk ėshtė nė linjė