Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-11-09, 13:23   #71
Tropojani30
 
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
Tropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashur
Gabim Titulli: EKSLUZIVE: Hashim Thaci pergadit atentate kunder Adem SALIHAJ , Gani GECI , Agim VELI

Geci: Unė kam filmime tė dėshmive pėr tentim vrasje

Shqipe Osmani
“Ata po kanė guxim me dhėnė urdhėr me na vra, e ne mos me guxuar me tregu, atėherė ēfarė deputetėsh jemi ne?”, thotė Geci, i cili tė gjitha provat e ofruara nė Kuvend nė njė CD, se nė vrasje janė tė pėrfshirė, ministra e deputetė tė PDK-sė, ia ka dorėzuar prokurorisė me kėrkesė tė saj, ditėn e enjte.
Deklaratat e deputetit tė LDD-sė, Gani Geci, nė seancėn e sė enjtes nė Kuvendin e Kosovės, se brenda institucioneve tė vendit ka zanafillėn krimi i organizuar pėr ēka, ka ofruar edhe dėshmi, ka nxitur reagime tė shumta dhe ka hamendėsuar opinionin publik se kush mund tė jenė, ata ministra apo zėvendėsministra dhe deputetė, tė cilėt janė tė inkorporuar me krimin dhe vrasjet politike nė Kosovėn e pas luftės. Akuza mė tė drejtpėrdrejta pėr krim tė organizuar Adem Salihaj, i drejtoi nė adresė tė udhėheqjes sė PDK-sė, duke e cilėsuar kėshtu PDK-nė kupolėn e krimit tė organizuar. Ndaj kėtyre akuzave ka reaguar kryekuvendari Jakup Krasniqi, duke e mohuar kėshtu njė akuzė tė pa bazė.
Pse tė heshtet kur ata vrasin!
Por, Gani Geci nė njė rrėfim pėr “Bota sot”, si dhe deputeti tjetėr i LDD-sė, Adem Salihaj, mbėshtesin deklarimet e tyre tė bėra nė seancėn e sė enjtes, kur edhe debatohej pėr Raportin e Progresit tė Komisionit Evropian, kur fillimisht, deputeti Geci ka kėrkuar mbrojtje pėr veten e tij, pas rrezikut qė mund tė pėrballej, me shpalosjen e provave, qė do tė vėrtetonin pjesėmarrjen nė krim tė organizuar, tė anėtarėve tė qeverisė dhe tė deputetėve. Pavarėsisht qė kryekuvendari nuk ka pranuar qė CD-ja, qė deputeti Geci e ofronte, ta publikonte nė Kuvend, ēėshtja ėshtė bėrė publike, dhe prokuroria ėshtė angazhuar ta ketė materialin tė enjten.
Pas kėsaj kėrkese pėr mbrojtje Geci, tė enjten para deputetėve ka deklaruar se ka deputetė dhe anėtarė tė kabinetit qeveritar qė kanė dhėnė urdhra pėr vrasjen e deputetit tė LDK-sė, Agim Veliu dhe likuidimin e deputetit tė LDD-sė, Adem Salihaj. Kėtė akuzė ai nė rrėfimin pėr gazetėn e zgjeron edhe me tentim vrasjen e Ali Sadriut, ish ministėr i Ekonomisė dhe Financave dhe Ejup Visokės, ish kryeshef ekzekutiv nė qeverinė e komunale tė Podujevės.
Ata po kanė guxim me dhėnė urdhėr me na vra, e ne mos me guxuar me tregu, atėherė ēfarė deputetėsh jemi ne?”, pyet Geci, tani kryetar i Komisionit Kuvendar pėr Inteligjencė. “Ato qė kam thėnė nuk janė thėniet e mija, por janė tė njerėzve qė kanė kryer vepra penale. Unė kam filmime pėr kėto, dhe kėto janė dėshmi pėr tentim vrasje qė janė bėrė kundėr Agim Veliut, Adem Salihajt, Ejup Visokės, Ali Sadriut”, thotė Geci, i cili i ka kėrkuar kryekuvendarit Krasniqi qė t’i ofrojė mbėshtetje gjatė procesit tė zbardhjes sė fakteve tė ofruara. Por, edhe kjo ėshtė refuzuar nė mėnyrė kategorike nga Krasniqi, duke e quajtur ēėshtje tė institucioneve tė drejtėsisė.
Ai thotė se grup parlamentar i LDD-sė do ta ngreh zėrin, pėr ta luftuar krimin e organizuar nga institucionet e vendit. “Ėshtė normal se nėse nuk luftohet krimi, aty ku e ka burimin, atėherė krimi nuk mund tė ndalet, dhe ne kemi kėrkuar qė krimi tė luftohet prej aty nga buron”, thekson Geci. Ndėrkaq, ai konfirmoi se dėshmitė qė i publikoi nė Kuvend, ia dorėzuar nė prokurorinė e Kosovės. “Si kam dal nga Kuvendi, mė ka thirr nė telefon prokuroria, dhe unė i kam dorėzuar kėto dėshmi nė prokurori dhe shpresoj se procedurat hetuese tė rasteve tė ndodhura qė nga paslufta tė zbardhen nga prokuroria e Kosovės nė bashkėpunim me atė tė EULEX-it”, shprehet Geci, duke besuar qė prokuroria e Kosovės duhet ta zbatojė ligjin, kodin penal tė Republikės sė Kosovės, dhe Kushtetutėn. Derisa Geci zotohet, se si grup parlamentar kėtė ēėshtje do ta ēojnė deri nė fund, nė rast se kėto dėshmi nuk do tė hetohen nga organet pėrkatėse. “Nuk do tė tėrhiqem lehtė nga ato qė kam deklaruar sepse deklaratat e mija janė tė bazuara nė argumente. Nuk do tė deklaroja njė gjė tė tillė, sikur tė mos kisha argumente”, thotė Geci.
Salihaj: Njerėz tė PDK-sė, nė Kuvend dhe nė qeveri janė tė involvuar nė krim
Deputeti tjetėr po ashtu nga radhėt e LDD-sė, Adem Salihaj i cili faktikisht i ka shpėtuar atentatit tė mėhershėm ndaj tij, thotė se krimi i organizuar nė mėnyrė tė veēantė ėshtė i lidhur me nivelin mė tė lartė, kryesinė e PDK-sė. “Njerėzit e caktuar tė kėsaj kryesie drejtpėrdrejt janė tė lidhur me krimin dhe me shumė gjėra tė shėmtuara, qė janė bėrė nė Kosovė e qė ndoshta bėhen edhe sot. Ne kemi fakte shumė tė fuqishme tė cilat njė ditė do tė bėhen publike dhe opinioni do ta shoh se PDK-ja ėshtė kryekėput e lidhur me vrasjet politike, me krimin qė nė forma tė ndryshme qė zhvillohet nė Kosovė. Njerėz tė ndryshėm tė kėsaj partie tė cilėt mbajnė poste shumė tė rėndėsishme edhe nė Kuvendin e Kosovės dhe nė qeveri janė tė involvuar nė krim. Kėtė e thotė dėshmia dhe ajo do tė bėhet publike pėr njė kohė shumė tė shkurtėr”, thotė Salihaj. Sipas tij, dėshmitė e ofruara kanė tė bėjnė me vrasje, tentim-vrasjet, kėrcėnimet, rrahjet, maltretimet dhe forma tė tjera, derisa nuk ka dhėnė emra konkret lidhur me rastet nė fjalė, pėrveē se nė ato dėshmi ai konkretizon se gjendet edhe tentimi pėr vrasjen e tij nė qershorin e vitit 2000. Salihaj nuk shprehet shumė optimist, se me kėto raste do tė merret me seriozitet institucioni qė thirret pėr ta dėnuar krimin, meqė sipas tij mos zbardhja e rasteve qė nga paslufta e kėndej, lė vend pėr tė dyshuar nė seriozitetin qė do ta kenė organet gjyqėsore. “Qė nga paslufta kanė ndodhur shumė vrasje politike nė Kosovė, vrasje qė i ka bėrė krimi i organizuar dhe asnjė e vetme deri mė tani nuk ėshtė zbardhur as nga policia e UNMIK-ut, as nga Policia e Kosovės, dhe ende tash as nga EULEX-i. Unė sinqerisht nuk jam aspak optimist qė do tė bėjnė ndonjė zbardhje tė krimit as organet e Kosovės, as tė EULEX-i, sepse krimi i organizuar i ka rrėnjėt shumė tė thella nė Kosovė, dhe janė njerėz qė kanė funksione nė institucionet e vendit, e qė janė tė lidhura me krimet, dhe nuk kanė ndonjė optimizėm serioz qė edhe EULEX-i do tė bėjė diēka serioze nė kėtė drejtim”, thotė Salihaj. Ai shprehet se gjithmonė ka qenė i rrezikuar, mirėpo institucionet kompetente nuk i kanė ofruar asnjėherė sigurinė e tij dhe tė familjes. “Ky denoncim ėshtė rrezik pėr vete dhe familjen time, por megjithatė unė do tė vazhdojė ta denoncoj krimin e organizuar”, thotė Salihaj.
Agim Veliu shprehet se do tė jetė njė zė i fuqishėm kundėr krimit tė organizuar nė Kosovė, dhe sipas tij kjo ėshtė njė realitet. “Unė kam qenė njė nga viktimat e atentatit, nė vitin 2000 dhe kjo ėshtė njė realitet. Ato dėshmi qė i ka ofruar z. Geci, ato do tė duhej qė tė shqyrtohen nga organet kompetente dhe sigurisht ato duhet tė merren me to, dhe tė ndjekin krimin e organizuar”, shprehet Veliu.
Ai shton se rasti i tij edhe pas dhjetė vitesh ka mbetur i pazbuluar, derisa ai nuk konkretizon, se cilėt mund tė jenė ata tė cilėt kanė tentuar ta vrasin atė, sepse nuk ka bazė qė tė drejtojė gishtin nga dikush. Lidhur me akuzat qė deputeti Gani Geci i ka bėrė nė drejtim tė disa ministrave dhe zėvendėsministrave, se kanė dhėnė urdhra pėr vrasje tė kolegėve tė tyre deputet, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani thotė se, nėse deputeti nė fjalė raporton rast kėrcėnimi nė polici, atėherė policia reagon edhe e merr pėr bazė sikur ēdo rast tjetėr, nė bazė tė Ligjit tė policisė. “Nėse ai raporton nė polici pėr informacion apo ofron deklaratė nė polici, atėherė policia hap rastin dhe nė kuadėr tė ligjit tė policisė, fillon dhe vazhdon kryen hetimet e veta pėr rast konkret”, thotė zėdhėnėsi i Policisė Kelani.
Haziri: Tė formohet Komisioni Ad Hoc pėr t’i parė xhirimet
Pas alarmit tė dhėnė nga deputeti Geci, ka reaguar edhe Grupi parlamentar i LDK-sė, duke kėrkuar formimin e njė komisioni hetimor lidhur me tė dhėnat e ofruara.
Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Lutfi Haziri, pasi kėrkoi formimin e njė Komisioni ad hoc, tha se deklarata e Gecit nuk duhet injoruar, prandaj ėshtė e udhės qė kėtij deputeti t’i ofrohet mbrojtje shtetėrore.
Kryetari i Kuvendit nuk ka pranuar asnjėrėn nga kėto kėrkesa, duke iu lutur deputetėve qė tė mos shndėrrohen as nė prokurorė e as nė gjykatės.
Kuvendi u detyrua tė shpallė njė pauzė, ku janė zhvilluar konsultime ndėrmjet partive politike dhe kryetarit Jakup Krasniqi. Ēėshtja nė Kuvend u tejkalua pėrkohėsisht, kur shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė Ramė Buja, kėrkoi qė Geci, apo secili deputet qė ka argumente pėr krime dhe dhunė politike, t’i adresojė ato nė organet pėrkatėse dhe jo pėrmes Parlamentit. “Unė e lus Ganiun, qė tė gjitha ato materiale t’i pėrcjellė nė prokurori, pastaj tė merret edhe instanca mė e lartė e zbulimit tė kėtyre gjėrave dhe ne kėtu ta ndėshkojmė dhe dėnojmė politikisht. Por, tė jemi insistues qė tė gjitha institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, ato qė janė pėrgjegjėse, tė merren me kėto gjėra dhe ne ta pastrojmė kėtė, qofshin ata edhe tė afėrm, familjarė tanė, tė ndėshkohen, sepse meriton tė ndėshkohet secili qė e bėn krimin”, deklaroi Buja nė Kuvend.
Pas, kėtyre akuzave ka reaguar PDK-ja, nėpėrmjet njė komunikate. “PDK shpreh shqetėsimin dhe indinjatėn e thellė lidhur me deklaratat e fundit politike tė ngritura nga segmente tė caktuara tė parapolitikės kosovare, tė cilat bėhen pėr konsum elektoral, dhe, si qėllim, kanė agjendėn politike shtetėformuese ta kthejnė nė agjendė krimi dhe urrejtjeje ndėrqytetore”, thuhet nė deklaratė. “PDK-ja edhe njėherė shpreh vendosmėrinė pėr tė ecur tė bashkuar nė procesin e shtet-ndėrtimit dhe zhvillimit tė vendit, si dhe fton qytetarėt e Republikės sė Kosovės tė distancohen dhe tė tregohen tė kujdesshėm ndaj ēdo skenari qė ka pėr qėllim tė nxisė urrejtjen dhe dhunėn. Organeve profesionale tė hetuesisė dhe gjyqėsisė PDK-ja iu shprehim mbėshtetjen e plotė nė luftimin e krimit politik dhe atij ekonomik”, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratėn e PDK-sė.
Teuta Rexhepi

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tropojani30 : 28-11-09 nė 13:24
Tropojani30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė