Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-10, 14:37   #1
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mėrgimtarėt padisin Kosovėn

Iniciativa Qytetare Diaspora ka vendosur tė padisė institucionet e Kosovės pėr paratė qė po ua marrin nė doganė nė emėr tė sigurimit tė automjeteve, pėr tė cilin ata paguajnė njė herė nė vendet prej nga vijnė. Kėtė e konsiderojnė hajni.

Secili mėrgimtar qė vjen nė pushime nė Kosovė, paguan dy herė pėr sigurimin e automjeteve. Njė herė nė vendin prej nga vijnė dhe herėn tjetėr pėr kohėn e qėndrimit tė tyre nė Kosovė. Edhe pse kompanitė e sigurimeve tė vendeve tė BE-sė iu garantojnė se ato mbulojnė territorin e Kosovės, shteti ynė nuk i njeh ato, duke i detyruar tė gjithė ata qė futen nė kufi tė paguajnė sigurimin, i cili sillet prej 45 deri 150 euro varėsisht nga kohėzgjatja e qėndrimit. Tė shqetėsuar nga ky obligim i dyfishtė pėr sigurimin e automjeteve, nė emėr tė kosovarėve qė jetojnė nė diasporė, Mustafė Jashari, ish-funksionar i Kombeve tė Bashkuara, me vendbanim nė Gjenevė tė Zvicrės, ka njė vit qė nuk ėshtė ndalur duke kėrkuar nga institucionet e Kosovės qė ta ndalin atė qė ai e quan “plaēkitje” tė diasporės qė i bėhet nė hyrje tė kufirit tė Kosovės. Ndėrkohė qė zyrtarėt e lartė tė Qeverisė sė Kosovės thonė se nuk janė tė sigurt nėse sigurimet e vendeve tė BE-sė vlejnė edhe pėr Kosovė.

“Nuk jam i sigurt nėse sigurimet e tyre mbulojnė edhe Kosovėn. E di qė deri mė tani nuk ka qenė ashtu dhe ne kemi vepruar sipas ligjeve dhe rregulloreve qė janė nė fuqi”, ka thėnė zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, pėr tė shtuar se deri nė ndonjė vendim tjetėr duhet tė implementohen ligjet nė fuqi.

Ai tha se Qeveria do tė bėjė pėrpjekje qė tė implementohen rregulloret ndėrkombėtare qė aplikohen nė Evropė. Nga ana tjetėr, Jashari tha se kjo plaēkitje u bėhet mėrgimtarėve nė emėr tė njė takse pėr sigurim tė automjeteve e, qė sipas tij, ėshtė e paligjshme pėr faktin qė sigurimet e automjeteve tė tyre qė bėhen nė vendet e Bashkimit Evropian janė tė vlefshme edhe nė Kosovė. Jashari bashkė me disa kosovarė qė jetojnė nė diasporė kanė ndėrmarrė njė iniciative qė e kanė quajtur “Iniciativa qytetare nė Diasporė”.
“Ne kemi grumbulluar fakte qė dėshmojnė se padrejtėsisht shteti na shtin tė paguajmė sigurimin qė veē ėshtė i paguar”, ka thėnė Jashari.

Zėdhėnėsi i Qeverisė tha se ėshtė i njoftuar me shqetėsimet e diasporės. “Kemi marrė njė shkresė nga ta dhe jemi tė njoftuar me shqetėsimet e tyre”, tha Krasniqi.

Drejtuesi i Iniciativės Diaspora tha se me kėtė shqetėsim tash sa kohė janė duke u pėrballur diaspora, tė cilėt kanė kėrkuar edhe nga sigurimet nė vendet ku jetojnė dėshmi se sigurimet e tyre qė paguajnė atje vlejnė edhe pėr Kosovė. “Personalisht unė e kam marrė edhe njė vėrtetim qė sigurimi qė unė e paguaj nė Zvicėr i mbulon edhe dėmet qė mund tė mė shkaktohen nė Kosovė”, thotė Jashari. Mirėpo, kjo dėshmi nuk ėshtė pranuar nė kufirin e Kosovės, ai ėshtė refuzuar si i pavlefshėm.

“Ky ėshtė krim ekonomik, i organizuar nga dora e shtetit nė kurriz tė mėrgimtarėve, qė me mundin dhe sakrificėn e tyre me vite tė tėra kanė mbajtur gjallė qytetarėt e Kosovės. Ėshtė turp pėr Qeverinė, Kuvendin dhe tė gjitha institucionet”, ka thėnė Jashari.

Ai numėron njė varg padrejtėsish tė tjera me tė cilat pėrballet diaspora sa herė qė vijnė nė Kosovė. “Le qė nuk kemi trajtim mė tė mirė dhe shėrbime mė tė shpejta komunale, por edhe po dėnohemi sikur tė jemi qytetarė tė dorės sė dytė”, ka thėnė Jashari.
Ai ka bėrė tė ditur se Iniciativa Qytetare Diaspora i ka dėrguar shkresa presidentit tė Kosovės, kryetarit tė Kuvendit, kryeministrit, ministres sė Drejtėsisė, drejtorit tė Doganave, shefit tė EULEX-it dhe shefit tė ICO-sė,” ka thėnė Jashari pėr tė shtuar se asnjėri nga kėta nuk iu ėshtė pėrgjigjur shqetėsimeve tė tyre. Ai ėshtė takuar vetėm me Avokatin e Popullit tė Kosovės, i cili pėrveē se ka dėgjuar shqetėsimet e tyre, nuk ka ndėrmarrė asgjė.


Iniciativa Qytetare Diaspora ėshtė konsultuar edhe me avokatė ndėrkombėtarė dhe vendorė dhe kanė vendosur tė ngrenė njė padi pėr kėtė padrejtėsi. ”Fatkeqėsisht dhe pa dashjen tonė, na duhet t’i bėjmė padi shtetit tonė pėr tė cilin jemi angazhuar dhe kemi punuar me vite tė tėra. Do tė bėjmė padi pėr shkeljen e tė drejtave tona dhe pėr plaēkitjen qė po na bėhet nė mėnyrė tė paligjshme”, ka thėnė Jashari. Ndėrsa, Memli Krasniqi ka thėnė: ”Nuk besoj qė ka mėrgimtar nga Kosova qė mund ta padisė shtetin e vet”. (Ekonomisti)


__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante