Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-03-10, 17:18   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nuse nė Gjermani

Nga Naser Aliu



Dan Pusi erdhi nė Gjermani nė moshėn e re. Tre vitet e para qėndroi si strehimkėrkues dhe pastaj fitoi statusin e refugjatit. Ishte sė bashku me tė atin, nėnėn dhe dy motrat. Nė moshėn nėntėmbėdhjetė vjeēare u dashurua nė njė bjonde me origjinė nga Polonia. Nga kjo lidhje gati dy vjeēare, lindi Marta. Bashkėjetesa nuk zgjati shumė pėr shkak tė kundėrshtimeve, pėrzierjeve dhe mospjatimit tė prindėrve. Dani e braktisi atė dhe u kthye tė banojė te prindėrit.
Njė ditė e mori malli pėr vendlindjen dhe i telefonoi njė shoku tė shkollės fillore. Biseduan pėr ēdo gjė, pastaj edhe pėr gratė, edhe pėr martesat. Gratė e huaja, gratė shqiptare. Pas gjysmė ore Rama e kėshilloi tė martohet me njė shqiptare: " Shqiptaret janė gra tė sinqerta, nuk kanė shumė kėrkesa, nuk janė tė pėrdala, janė tė dėgjueshme dhe nuk ta kufizojnė lirinė, mund tė bėsh ēka tė duash, " i tha ai. " Pėrveē kėsaj, janė kuzhiniere tė mira dhe kameriere tė pėrsosura, me gratė shqiptare ti ndjehesh zotėri, me ato tė perėndimit bėhesh zonjė", shtoi ai nė fund duke qeshur.
Kėto fjalė Dani i dėgjonte edhe nė shtėpi, gati ēdo ditė. Nuk ishin risi, por i shėrbyen pėr ta pėrforcuar bindjen e tij. Kaluan disa javė nga dėgjimi i parė dhe Dani i telefonoi Ramės pėrsėri.
" Merre kushėrirėn time", i tha ai troē. " Sapo i ka mbushur tetėmbėdhjetė vjet. Ajo ka njė baba tė sėmurė, tė paralizuar, nėna e saj ėshtė traumatizuar rėndė dhe vuan nga njė sėmunjde e zemrės. Do tė kishe bėrė njė vepėr tė mirė nėse martohesh me tė!", i tha ai. " I kanė vrarė djalin nė praninė e tyre. Dhe, do t“ishte mirė nėse ndihmon prindėrit e saj, njėqind euro nė muaj mjaftojnė."
Pas dy orėve mori Dani njė email me fotografinė e Fjollės. Flokė tė gjata, tė zeza dhe tė lėshuara nė tė dy pjesėt e krahrorit. Kishte fytyrėn engjėllore me njė pėrhijėsim tė lehtė tė faqeve nė tė kuq, me trup tė gjatė e tė hollė. E veshur me njė fustan tė kuq dhe njė kėmishė tė zezė tė mbyllur deri nė kopsėn e fundit, me jakė tė bardha dhe tė qėndisura. Dani u prek nga bukuria dhe freskia e saj dhe i shkroi kėtė email mikut: " Shok i dashtun, un do t“iav ēoj atyne 300 euro n“muj. Veē net kryhet puna. Mė trego kur tė nisem. Tung, edhe ty ti jap 200 euro pėr mėsitni!" Dan Pusi.
Prindėrit e tij u gėzuan se mė nė fund do ta kenė njė nuse shqiptare nė shtėpi dhe kėshtu do tė pavarėsosheshin nga bijat, qė duhej tė nxitonin pėr t“u bėrė drekėn, darkėn apo thjesht edhe ēajin paradite, kafenė pasdite apo qėrimin e mollave dhe copėzimin e tyre pas darke; me pirun, pjatė me njė shėrbim plot buzėqeshje dhe gjysmė e pėrkulur. Ato banonin nė tė njėtėn rrugė, afėr qendrės, ku qeraja ishte mė e lirė. Pėr herė tė parė u gėzuan pėr gruan e djalit tė tyre. Me ardhjen e nuses, nėna nuk duhej mė tķ hekuroste veshmbathjet e Danit, edhe shpenzimet pėr lavanderinė mund tė kuresehen. Nuk ishin vetėm kėto, tė mėrzitshme ishin kryesisht ngritjet pėr njė gotė ujė, gjetja e ndonjė dokumenti, gjetja e teleklomandės, e ēorapeve apo edhe e shkrepsės. Hapja e derės kur vinin miq, shėrbimi i ēajit e gatimit. Pėr kėto cikėrrima e lėvizje krejtėsisht tė pa rėndėsishme, nevojitet njė nuse nė shtėpi, e pagojė, shqiptare, qė din tė shėrbej shumė dhe tė flas pak, apo fare. Qė ngritet e para nė agim, qė shkon e fundit nė shtrat. E cila punon e hesht. E cila gjihtmonė buzėqesh, jo si gjermanet qė tė thonė: "Shko merre ujin vet, je i shėndoshė! Apo ta sjell ujin, nėse mė tregon vėrtetimin mjekėsor, ku mjeku ka urdhėruar shtrirjen nė divan!" Gratė e tilla janė tė pafytyra dhe janė shenja se bota po degjenerohet.
"Plakou, po bami familje si ktu ni her!", tha i ati i ngazėllyer. "Do ta kemi edhe ne njė nuse shqiptare nė shtėpi dhe mė nė fund, do tė shtrihemi edhe ne nė kanape. Si Krasniqėt, qė rrinė tėrė ditėn para televizorit dhe nuk duhet tė lėvizin nga vendi! U kėnaqėn bre, u shkrinė...!"
Dani, para se tė nisej, takohej ēdo ditė me Fjollėn nė kompjuter. Kėshtu nga largėsia nisi edhe lindja e dashurisė. Kėto takime zgjatėn gati njė muaj.
Nėna e tij nuk mund ta fshihte gėzimin. Me dy bijat ia nisėn pastrimit dhe regullimin e shtėpisė.
" Le ta gjejė shtėpinė e pastėrtė nusja, kėshtu kupton se si duhet ta mbajė pėr gjithmonė", tha motra e madhe. Zhvendosėn ēdo gjė, qė nuk ishte e gozhduar. E fshinė pluhurin nga ēdo skaj dhe nė fund i lyen edhe muret, i pastruan xhamat dhe palosėn tė gjitha rrobet. E pėrgaditėn Danin, i hekurosėn disa kėmisha e pantallona dhe i dhanė edhe njė kollare me vete. E pėrcollėn me muzikė duke kėrcyer deri te hyrja kryesore e banesės. Dani u nisė duke i pėrshėndetur me dorė nga xhami i makinės. Nė qiellin e vranėt, me pika tė rrala shiu, vetėtima lėshoi dritė rrufeshėm, pastaj disa herė njėra pas tjetrės gjėmuan bubullimat. Ata vrapuan brenda. " Shenjė e mirė, shiu, bereqetė", tha me vete i ati.
Herėn e parė u takuan nė ėmbėltore: Fjolla, kushėri i saj Rama dhe Dani. Pas njė jave e ftuan pėr darkė nė shtėpi. Nėna e Fjollės pėrgaditi njė darkė gati dasmore dhe harxhuan tridhjetė eurot e fundit nė shtėpi. Ajo i tregoi Danit pėr luftėn, pėr pėrjetimet, pėr tmerrin, deportimet dhe kur ia nisi tė flasė pėr djalin, u ligėshtua. Fjolla iu hodh nė qafė e trishtuar. Rama vrapoi dhe u kthye me njė gotė ujė. Ajo e skuqur nė fytyrė kėrkoi ndjesė. Me fytyrėn e lagėt, duke marrė peshqirin nė dorė, kėrkoi ndjesė edhe nėna e saj pėr shqetsimin e krijuar. Babai i Fjollės fshiu lotėt dhe uli kokėn. Aty para mesnate u ngrit Dani pėr tė shkuar te daja i tij...


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante