Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-03-10, 11:00   #194
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

U privatizua vargu!


Hej milet!
Dallkaukė, letrarė, bejtexhinj dhe poet
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
Erdhi momenti i shumėpritur
Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitė
poemat, balladat e vlerat e Letėrsisė,
merrini Antologjitė Letrare ku janė e ku nuk janė
fillojmė nga ato tė shkruarat nė pergamenė
nga autorė me emra tė lashtė Taukrik, Taulant
Vraufrik, Hespant, Iprisht, Ibrisht
Ecni ndėr shekuj tek poetėt me mbiemra
justinianė dhe bizantinė
Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,
ndaluni tek arbėreshėt e Moresė
Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
Blini Fishtėn, shisni Koliqin, njė Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
Mblidhuni tė gjithė me lajmėrimin tem!
Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
Tek Sheshi i Poezisė
Shisni Ismail Kadarenė dhe blini poetin Fekal!
Ka dalė nga gjiri i popullit!
Gjyshi i tij ka qenė Kėshilltar nė Hekal!
Bile dhe kryetar fronti...kryeēoban i dhisė!
Rapsod i orėve tė para, qė me porosi tė partisė..
diskretitoj puēistat nė gjirin e ushtrisė..
Nxitoni se vargjet po mbarohen!
Poemat shiten, blihen, privatizohen!
Kurvat e Poezisė krihen, zbukurohen
gėzohen, pasurohen!
Nė bordellet e vargut tė thyer...
Mos humbisni rastin!
Poezinė kombėtare pėr ta kėmbyer.
Nesėr do privatizojmė Historinė!
Do kėmbejmė Korēėn e Gjirokastrėn
tė bėjmė Vorio Epirinė!
Mos humbisni rastin!
Sot privatizojmė Poezinė!
Nesėr Historinė, Gjeografinė, emrat e mbiemrat!..etj.etj.
Nesėr!...
Nesėr ama!..pastaj?..
Pastaj na mbetet tė privatizojmė Atdheun!
Dreqi le ta haj!
Jepen falas Eposi i Kreshnikėve
Legjenda e Murimit!
Ėshtė rinovuar koncepti pėr Atdheun!
Tani kemi Bashkimin Europian
Atje mund tė futemi pa Skėnderbeun(!)
Gjin Bue Shpatėn, Kont Uranin
Adem Jasharin, Zahirin, se vallah na lodhėn.
Privatizojmė fushat dhe malet e mandej
privatizojmė Kosovėn!!!
(Oj medet!)
Si dikur Plavė e Guci..
Shkodrėn e bėjmė Zonė tė Lirė
(pa dalje nė det..)
ndoshta e lemė tė shkoj me Mal tė Zi.
Hej milet!
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisė!
Privatizohet vargu atdhetarė!
Shitet me shumicė !
Mblidhini kursimet tuaja shqiptarė!
Ejani dhe bleni vargjet me rimė, pa rimė.
Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtė do ti lėmė vetėm njė sisė...
Ka ardhur Koha e Mbrapshtė
Tė pijmė qumėsht tė konservuar nga punishtet e Greqisė
Mblidhuni tė gjithė
nė Sheshin e Poezisė!



Agim Doēi




__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė