Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-03-10, 18:32   #3
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Pėrse hoxhallarėt / imamėt...?

***

Citim:
1) Pėrse, nėse Kur'ani, libėr i shenjtė, nuk interpretohet njejtė nga gjithė hoxhallarėt edhe imamėt?



S’ka mundesi te interpretohet njesoj. Sejcili njeri (edhe hoxhallaret jane njerez) kupton dicka tjeter nga tjetri. Me tutje, Kur’ani ka shume kuptime, rrjedhimisht edhe shume interpretime. Mirepo, shume interpretime nuk jane doemos kunderthenese… „te gjitha rruget cojne“ apo „te gjitha interpretimet cojne tek i njejti cak“. Me kusht qe te mos rrjedhin nga keqkuptimet apo gabim kuptimet.

Citim:
2) Pėrse, hoxhallarėt e imamėt tanė, nėse janė caktuar si mėsues, udhėrrėfyes dhe kėshilltarė, nėse kanė lexuar tė njėjtin libėr, nuk janė nė vijėn e njejtė te udhėrrėfimit, mėsimit dhe kėshillimit. A ėshtė problemi tek mungesa e interpretimit tė tij, apo ata vetė vendosin tė lakojnė interpretimin e tij sipas dėshirės sė tyre?
Kjo pyetje eshte identike me pytjen nr. 1.
Mirepo, sa i perket interpretimit te Kur’anit, ne te shumten e rasteve, udhezohet (nga vet ligjeruesit e tyre) komentimi sipas nje komentuesi te caktuar (Ibn Tjemije, nese nuk ia kam gabuar emrin).

Citim:
3) Nėse ata hoxhallarė / imamė kanė lexuar, studiuar, magjistruar kėtė libėr, dhe pas njė kohe fillojnė edhe tė ndiejnė veten si personazh tė kėsaj libre, dhe keqpėrdorin kėtė dijeni pėr qėshtje tė tyre personale, duke qenė me vetėdije tė plotė se Ai nuk lejon keqpėrdorimin, nėse aq shumė i besojnė fjalės sė All'ahut, pėrse e vazhdojnė kėtė rrugė (keqintepretimin e Kur'anit dhe keqpėrdorimin e tij pėr tė paraqitur veten mė tė plotėfuqishėm ndaj tė tjerėve)?
Nuk besoj se kete e bejne me qellim. Une mendoj (dhe jam i bindur ne kete) se shumica nuk e bejne me qellim por e bejne nga frika, te cilen frike e keqperdorin ne menyre te pavetedijshme. Sepse, sic e dijme te gjithe ne, kur frigohemi nuk jemi ne gjendje te veprojme ashtu sic duhet. Frika ben pjese ne fushen (rrafshin) e emocioneve. Kurse emocionet jane iluzion. Iluzioni eshte mjegull. Eshte veloja qe e mbulon te verteten.

Citim:
4) A nuk i frigohen ata Fuqisė sė All'ahut, edhe pse janė tė vetėdijshėm pėr Xhehnemin? Apo besojnė se e kanė fituar Xhehnetin prej atėherė kur ata e kanė arritur nivelin e besueshmėrisė nga tė tjerėt dhe besojnė nė fuqinė e tyre urdhėruese ndaj njerėzve tė tjerė.
Kush i thot vetit musliman i arritur, musliman i vertete, njeri qe e ka arritur/siguruar xhennetin/parajsen… posa ta ket kryer nje shkolle, posa te ket bere shehadetin dhe ka filluar t’i permbahet urdheresave…ai nuk eshte asgje. Gjerat arrihen gradualisht. Besimi rritet gradualisht, dalengadale…Njohja e Krijuesit arrihet gjithashtu ne menyre graduale.
S’eshte pune e „sot e kreva… dhe ube/kry“. Duhet pune ne kete drejtim… deri ne frymemarrjen e fundit. Dhe prapseprap ende nuk je musliman i persosur 100%. Por vetem ke arritur per disa shkalle me lart…

Citim:
5) A mendoni se keqinterpretimi i Kur'anit ka hamendur njerėzit duke mos ditur kujt t'i besojnė, e cila ndikoi nė shumė njerėz dhe dekurajon besimin fetar, meqenėse nė raste tė mospajtimit, ti kurrė nuk e fiton debatin para njė imami, edhe pse sipas Kur'anit ti ke tė drejtė, por nuk e ke fuqinė ta bindėsh sepse kėta hoxhallarė donė qė ti tė besosh atė qfarė ata thuan, e jo qfarė thotė libri?
Une do te perqendrohem me kete rast tek hamendja.
Kete do ta ilustroj me nje shembull ne jeten e perditshme gjermane. Ne Gjermani ka aq shume shenja te komunikacionit sa qe vozitesi normal nuk mund t’iu permbahet te gjithave, nuk mund t’ia regjistroje te gjitha truri, ashtuqe nuk mund t’iu permbahet ne asnje menyre te gjithave…Kurse, sic kane konstatuar ekspertet, se pakut 2/3 (66,66%) jane shenja te panevojshme.
Keshtu eshte edhe gjendja ne religjion. Jane percaktuar aq shume rregulla, rregullativa, ligje, obligime… sa qe besimtari i thjeshte, thjesht, nuk din nga t’ia mbaje. Nuk din/s’eshte ne gjendje ta beje as nje hap ne menyre te pavarur, pra, pa e pyetur ndokend „a ben keshtu?“. „a ben ashtu?“. Por, kur ai (besimtari i thjeshte) duhet te ndermarre dicka vetvetiu (pa ndihmen e tjetrit), per fat te keq, mbetet i hamendur (i pavendosur, i mungon vendosmeria). Ketu, me se shumti vuajne ata qe jane analfabete (s’dijne shkrim/lexim).
Te gjitha keto rregulla/-tiva, ligje e obligime te teperta, per fat te keq, jane percaktuar nga njeriu. Kurse, nga ana tjeter, te gjitha keto rregulla kane te bejne me detaje te panevojshme, duke e harruar ate me kryesoren: arritjen e vetedijes hyjnore, qe do te thote ngritje ne shkalle me te larte e te qenit musliman, ne kuptimin e vertete te fjales musliman.



Citim:
-Po e bėj kėtė pyetje sepse ēdo ditė hasi nė rrėfime tė ndryshme nė lidhje me kėtė.


Ju faleminderit!
S’di sa kam arritur te me kuptosh. Nese ka ndonje qe din me shume, le te urdheroje!



Gjitha te mirat.


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė