Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-10, 21:32   #410
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim situata drejt shperthimit ne kosove. shoqeria civile e pakenaqur me qeverine

PRISHTINE - Shtatėmbėdhjetė organizata joqeveritare kanė prezantuar deklaratėn e pėrbashkėt rreth, retorikės kėrcėnuese dhe fyese tė Qeverisė ndaj pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e Qeverise i kanė mohuar deklaratat e tilla.
Njė numėr organizatash joqeveritare nė Kosovė, nėpėrmjet njė deklarate pėr media, kanė shprehur shqetėsimin e tyre pėr, siē thuhet, retorikėn kėrcėnuese dhe linēuese tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės, drejtuar shoqėrisė civile.
Nė deklaratėn e organizatave joqeveritare, mes tjerash thuhet se retorika e zyrtarėve tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės ndaj aktiviteteve tė shoqėrisė civile, ka shkuar aq larg, sa qė ka marrė formėn e thirrjeve publike pėr linēim.
Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i organizatės "FOL", ka thėnė se retorika kėrcėnuese dhe linēuese e manifestuar nga ekzekutivi i vendit, ėshtė e papranueshme pėr shoqėrinė civile.
"Njė nga problemet qė kemi identifikuar nė vazhdimėsi ka qenė njė retorikė kėrcėnuese, e ndonjėherė edhe linēues e zyrtarėve qeveritarė ndaj aktiviteteve tė shoqėrisė civile, pėrfshirė kėtu edhe aktivitetin e mediave apo edhe gazetarėve".
"Rasti i fundit ka qenė kur nė njė emision nė njė televizion tė Kosovės zėdhėnėsi i Qeverisė i krahason disa deklarata tė pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė me gjėrat qė janė shėnuar nė aktpaditė ndaj Millosheviqit dhe Sheshelit. Njė krahasim i tillė, pėr mendimin tonė, ėshtė njė thirrje publike pėr linēim", ėshtė shprehur Ilazi.
Edhe drejtori i Instituti Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillim tė Politikave "KIPRED", Ilir Deda, ka marrė si shembull disa deklarata tė pėrfaqėsuesve tė Qeverisė, tė cilat, sipas tij, nuk mund tė kuptohen ndryshe pos si thirrje publike pėr linēim.
"Nuk ka se si klasifikohet ndryshe pėrmendja e individėve me emėr dhe mbiemėr se janė armiq tė shtetit, pėrpos se si linēim publik dhe thirrje pėr linēim publik".
"Ndoshta zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės nuk e kanė tė qartė ēka do tė thotė kjo fjalė, megjithatė unė dua tė pėrsėris se zėvendėskryeministri ka kėrkuar falje nė emėr tė Qeverisė dhe ky ėshtė post mė i lartė sesa zėdhėnėsi, i cili vazhdon me deklaratat e tij", ka vlerėsuar Deda.
Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, i ka mohuar deklaratat e pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Ai ka hedhur poshtė atė se zyrtarė tė ekzekutivit pėrdorin fjalė tė tilla, siē ėshtė thėnė, pėr linēimin e njerėzve.
"Nuk ėshtė e vėrtetė qė kushdo prej Qeverisė, duke mė pėrfshirė edhe mua, se kemi bėrė ndonjė deklaratė kėrcėnuese, apo siē e quajnė ata, retorikė kėrcėnuese ndaj shoqėrisė civile. Nė fakt, ėshtė e kundėrta, kjo deklaratė ėshtė njė tendencė pėr njė formė tė linēimit publik dhe medial personalisht ndaj meje, por edhe ndaj punės sė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės", ėshtė kundėrpėrgjigjur Krasniqi.
Krasniqi, gjithashtu ka thėnė se pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile qė shpeshherė tentojnė tė mbrojnė lirinė e shprehjes, dalin me deklarata tė tilla. Kjo, sipas tij, ėshtė absurde.
"Ėshtė absurde qė pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, tė cilėt shpeshherė thirren se e mbrojnė lirinė e shprehjes, me kėtė deklaratė, nė njė formė tentojnė ta shkelin lirinė e shprehjes sė njė zyrtari qeveritar, meqenėse liria e shprehjes vlen pėr tė gjithė, qoftė nė kapacitet personal apo zyrtar", ka thėnė Krasniqi.
Por, Ramadan Iliazi nga organizata "FOL", ka shpjeguar se qėllimi i deklaratės ėshtė qė sa mė parė tė ndalen deklaratat, siē i ka cilėsuar ai, retorikė linēuese.
"Qėllimi ynė ėshtė qė tė ndėrpritet kjo retorikė linēuese, e cila po vjen nga Qeveria e Kosovės", ėshtė shprehur Ilazi.
Pėrmes deklaratės sė pėrbashkėt, organizatat joqeveritare u kanė bėrė thirrje presidentit dhe kryeministrit tė Kosovės, qė si garantues tė funksionimit tė institucioneve demokratike, t'i sigurojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės se autoritetet publike do ta respektojnė lirinė e shprehjes - liri kjo e garantuar me aktin mė tė lartė ligjor nė vend, me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.





Kosovė, OJF-tė kundėr Qeverisė
PRISHTINE - Shtatėmbėdhjetė organizata joqeveritare kanė prezantuar deklaratėn e pėrbashkėt rreth, retorikės kėrcėnuese dhe fyese tė Qeverisė ndaj pėrfaqėsuesve tė...

Thaēi mbledh qeverinė: Synimi ynė, vazhdimi i reformave
Nė hapje tė mbledhjes sė rregullt tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, tė premten, kryeministri Hashim Thaēi ka shprehur mirėseardhjen...
00
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė