Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-10, 17:02   #752
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thėnė se shumė shpejt do tė arrestohet dikush nė lidhje me rastin Limaj


Tre persona tė dyshuar nė “Rastin Limaj



Komento


Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thėnė se shumė shpejt do tė arrestohet dikush nė lidhje me rastin Limaj.

Nė njė intervistė dhėnė televizionit Klan Kosova, ai ka thėnė se tre veta janė tė dyshuarit kryesorė nė rastin Limaj. “Tani pėr tani janė tre.

Dhe do tė arrestojmė dikė”, ka thėnė ai. Kryeprokurori i EULEX-it ka paralajmėruar po ashtu se pėrveē rastit Limaj, ka kompletuar edhe 19 raste tė tjera pėr korrupsion.
Ai edhe njė herė pėrsėriti se po hetohen edhe ministra tjerė pėrpos Fatmir Limajt. Johannes van Vresweejk thotė se nuk mėrzitet nėse ata janė zyrtarė tė lartė tė partive politike. Ai kėrkon qė popullata tė mos i kuptojė hetimet e misionit tė tij si sulm ndaj politikės.

Prokurori holandez ka sqaruar se askush nuk ėshtė mbi ligjin, madje sipas tij, as kryeministri i Kosovės. Ai ka pėrmendur edhe incidentin e sė mėrkurės nė Aeroportin e Prishtinės, ku ėshtė ndalur pėr kontroll kryeministri i shtetit Hashim Thaēi, para se tė nisej pėr nė Turqi, pėr tė cilin incident ka raportuar gazeta “Zėri”. Kryeprokurori evropian thotė se incidentin e shkaktoi vetė shefi i Qeverisė sė Kosovės, pasi nuk u ndal nė pikėn e kontrollit tė sigurisė.

“Unė pres qė secili zyrtar i lartė qeveritar tė kalojė pėrmes procedurave. Sepse nėse duhet kaluar pėrmes njė pike kontrolli, atėherė duhet respektuar kėtė rregull.

Askush nuk ėshtė mbi ligjin. As kryeministri apo ministri i Transportit”, tha ai, duke shtuar se ai ėshtė habitur pėrse kryeministri kaloi bashkė me ministrat e tij Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci, sigurimin e aeroportit pa kontrolluar. Nuk e mohon se ėshtė marrė nė telefon pas kėtij incidenti nga kryeministri Thaēi. “Mė janė thėnė disa gjėra, kaq mund tė them”, bėri tė ditur ai. /Klan Kosova/Zėri/
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė