Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-10, 15:31   #756
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Prishtinė, 3 qershor - Komandanti i forcave tė armatosura tė Ushtrisė sė Republikės sė Serbisė do tė qėndrojė tė enjten nė Prishtinė, pėr t’u takuar me komandantin e KFOR-it, Marcus Bentler, shkruan sot “Koha Ditore”. Lajmin e ka bėrė tė ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisė, pėrmes njė njoftimi, ku thuhet se gjeneralnėnkolonel Miloje Miletiq, qė ėshtė kryeshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Republikės sė Serbisė, do tė qėndrojė nė Prishtinė.
Nė njoftim, tė cilin e transmeton agjencia e lajmeve FoNet, thuhet se tė dy gjeneralėt do tė bisedojnė pėr bashkėpunimin e ushtrisė sė Serbisė me KFOR-in, pėr gjendjen e sigurisė nė brezin kufitar, si dhe brenda Kosovės.
Mirėpo, njė gjė tė tillė KFOR-i nuk ka dashur ta komentonte. Komenti i vetėm i zėdhėnėsit tė KFOR-it, Michael Konting, ka qenė se nuk ka koment.
Ndėrkohė burime jozyrtare tė gazetės brenda KFOR-it kanė bėrė tė ditur se gjenerali serb do tė vijė tė enjten nė mėngjes dhe do tė largohet pasdite. Sipas kėtij burimi, gjenerali serb do tė takohet vetėm me gjeneralin e KFOR-it, Marcus Bentler, nė selinė e KFOR-it nė Prishtinė.
“Ai do tė vijė nesėr nė mėngjes nė Prishtinė, nė Film City, ndėrsa pasdite do tė largohet nga Kosova. Pasi qė ai tė largohet, KFOR-i do tė lėshojė njė komunikatė pėr media pėr vizitėn dhe pėr temat e diskutimit nė takim. Ėshtė takim i rregullt i nivelit tė lartė qė nuk ka ndonjė datė tė caktuar se kur duhet tė zhvillohet, por organizohet nė bazė tė nevojave qė kėrkohen”, ka thėnė burimi me kushte anonimiteti.
Ai po ashtu ka thėnė se gjatė kėtij takimi nuk ėshtė caktuar si temė diskutimi Forca e Sigurisė e Kosovės, por vetėm siguria nė brezin kufitar dhe marrėdhėniet nė mes tė ushtrisė sė Serbisė dhe KFOR-it.
“Takime tė tilla tė rregullta tė nivelit tė lartė janė organizuar edhe nė tė kaluarėn, ndonjėherė komandanti i KFOR-it ka qėndruar nė Serbi, e ka pasur raste kur kėto takime janė zhvilluar edhe nė brezin kufitar”, ka thėnė ky burim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zėvendėskryeministri i Republikės sė Kosovės, Hajredin Kuēi, sipas tė cilit, Qeveria ka kėrkuar qė tė pėrfillen procedurat e kėrkimit tė lejes pėr vizitė, mirėpo njė gjė e tillė nuk ka ndodhur.
“Kemi qenė tė njoftuar paraprakisht nga KFOR-i, mė saktėsisht nga komandanti i KFOR-it dhe nė njoftimin zyrtar na ėshtė thėnė se temė e bisedimeve do tė jetė zona e sigurisė nė brezin kufitar Kosovė – Serbi”, ka bėrė tė ditur Kuēi.
Kur ėshtė pyetur nėse ėshtė kėrkuar qė edhe shefi i Shtabit tė Ushtrisė sė Serbisė tė respektojė procedurat e kėrkimit tė lejes nė Qeverinė e Kosovės, pėrmes zyrave tė BE-sė nė Prishtinė dhe Beograd, Kuēi ka deklaruar se pėr kėtė nuk kanė pasur pėrkrahjen e komandantit tė KFOR-it.
“Ne e kemi kėrkuar njė gjė tė tillė, mirėpo nė sqarimin e KFOR-it na ėshtė thėnė se eskorta e kėtij tipit nuk do tė ketė qarkullim nėpėr Kosovė. Transportin e tij KFOR-i do ta bėjė nga Nishi nė bazėn e KFOR-it dhe anasjelltas”, ka deklaruar Kuēi.
Gazeta ka kontaktuar edhe me zyrtarė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, tė cilėt kanė deklaruar se nuk kanė kurrfarė informacioni pėr kėtė vizitė. Zėdhėnėsi i FSK-sė, Enver Dugolli, ėshtė shprehur se nė agjendėn e ministrit dhe tė komandantit tė FSK-sė nuk ėshtė e paraparė ndonjė vizitė e tillė pėr ditėn e enjte.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė