Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-06-10, 19:02   #759
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme Aktuale....

Kėrkojnė hise nė Trepēė

Anglezėt pretendojnė se miniera e Stantėrgut ėshtė pronė e tyre. Burime tė Express`it thonė se delegacioni britanik ka ardhur nė Kosovė me tapi pėr tė dėshmuar pronėsi mbi minierėn e gjigantit metalurgjik - Trepēa. Nė AKP s`dinė gjė. Faktet historike tregojnė se kompania angleze “Selection Trust” ka eksploruar nė vitin 1926 kėtė minierė


Vizita e princit Michael i Kentit me njė delegacion biznesmenėsh nga Britania e Madhe nė Kosovė, nuk ėshtė krejt e rastėsishme. Mėsohet se ata kanė ardhur pėr tė kėrkuar hisen e tyre nė kėtė vend, tė cilin pretendojnė se e kanė eksploruar para njė shekulli.

Burime tė Express`it thonė se ata kanė ardhur me tapi pėr tė kėrkuar pronėsi mbi gjigantin metalurgjik Trepēa. Dėshmitė e tyre anglezėt ua kanė paraqitur institucioneve tė Kosovės, me tė cilat dėshmojnė se nė vitet 1920, ata e kanė zbuluar minierėn e Stantėrgut. Nė kėtė mėnyrė, pronėsia mbi pasuritė minerare pretendojnė se u takon atyre. Nė vitin 1926 anglezėt kishin eksploruar minierėn e Stantėrgut. Asokohe, kompania angleze “Selection Trust” eksploroi, hapi dhe shfrytėzoi minierėn deri mė 1941. Vitet e para miniera filloi veprimtarinė prodhuese me njė kapacitet 500 ton nė ditė pėr t’u ngritur pas disa vitesh nė 2 mijė tonė nė ditė.

Po ashtu, para njė muaji ėshtė arritur marrėveshje mes Trepēės dhe kompaninė angleze “Poseidion grup”, e cila ka filluar eksplorimin e resurseve tė reja minerare nė Kosovė. Faza e parė e hulumtimeve gjeologjike ėshtė kompletuar dhe janė bėrė 5 shpime me gjatėsi 197 metra.

Megjithatė, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk prononcohen lidhur me kėto pretendime, duke thėnė se nuk janė nė dijeni se anglezėt kėrkojnė hise nė minierat e Trepēės. As zėdhėnėsi i Trepēės, Bislim Muēa, nuk i ka komentuar pretendimet e delegacionit anglez, duke i parė mė shumė nė nivel tė bashkėpunimeve. Krejt ēka ai ka thėnė rreth privatizimit tė Trepēės, ėshtė krijimi i njė task-force. Gjithashtu, nė qershor pritet tė bėhet strategjia rreth gjendjes ekzistuese tė aseteve tė kėtij gjiganti.
“Pėr me tej ėshtė nė dorėn e strukturave kompetente. Anglezėt janė tė interesuar me bashkėpunu”, tha Muēa.

Nga ana tjetėr, delegacioni i investitorėve nga Britania e Madhe, tė prirė nga princi Micheal i Kentit, pas ardhjes nė Kosovė i bėri njė vizitė tė premten minierės sė Stantėrgut. Ardhja e tyre thuhet se ėshtė bėrė pėr t’u njohur pėr sė afėrmi me gjendjen e Trepēės dhe mundėsitė e investimeve.

Pas daljes nga galeria e minierės, princi Michael i Kentit tha se ka ardhur nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Trepēė, pėr tė parė mundėsitė e bashkėpunimit nė fushat e rėndėsishme, siē ėshtė sektori minerar dhe pėr tė ndihmuar kėtė sektor pėrmes investimeve.

Princi, po ashtu, ka lavdėruar punėn e minatorėve, stafit inxhiniero-teknik dhe menaxhimin e suksesshėm tė kėsaj ndėrmarrjeje nga stafi udhėheqės.

Menaxheri i ndėrmarrjes “Trepēa”, Ferat Shala, vizitėn e anglezėve e ka quajtur si shumė tė rėndėsishme pėr Trepēėn, pasi, sipas tij, mėtohet qė tė vihen bazat e njė bashkėpunimi tė pėrbashkėt nė fushėn e ekonomisė me kompani shumė serioze tė Britanisė sė Madhe.

Pėr Shalėn, menaxhmenti i ndėrmarrjes sė bashku mė gjithė punonjėsit e tjerė po bėjnė pėrpjekje sa po munden pėr ristrukturimin dhe rimėkėmbjen e Trepēės.

“Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur edhe punėn e Taskė-forcės, qė ka pėr qėllim ta krijojė strategjinė dhe kahet e zhvillimit tė sektorit minerar nė pėrgjithėsi dhe tė ndėrmarrjes Trepēa nė veēanti’, ka thėnė Shala.

Ndryshe, mė herėt, zyrtarėt e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit patėn thėnė se rigjallėrimi i suksesshėm i Trepēės nėnkupton qė tė lirohet nga detyrimet ligjore pėr shkak tė trashėgimisė sė kaluar tė saj, sa u pėrket detyrimeve dhe padive.

Fakte pėr Trepēėn

- Nė vitin 1925-1932, Alfred Chester Beatty, inxhinier amerikan, ka filluar hulumtimet e para pėr minierėn e Stantėrgut.
- Kompania angleze, Selection Trust Ltd, eksploroi e hapi dhe shfrytėzoi minierėn nga vitet 1926 e deri 1941.
- Selection Trust nėnshkroi kontratė nė atė kohė me Radomir N. Pasic, djalin e ish-kryeministrit tė Jugosllavisė, Nikola Pasic.
- Mė 9 dhjetor 1927, nė Londėr formohet shoqėria aksionare “Trepēa Mines Ltd” nė bazė tė koncesionit nė vlerė 1,789,028 (pounds sterling) pėr shfrytėzim 50–vjeēar tė vendburimit.
- Pėr shkak tė krizės financiare nė vitin 1941, kjo kompani ia shet 40 pėr qind tė aksioneve tė Trepēės kompanisė gjermane “Hermann Goering's Reichswerke Company”.
- Nė vitin 1946, Qeveria e Titos nacionalizon tė gjitha minierat e Trepēės, bashkė me tė gjitha kompanitė e tjera nė ish-Jugosllavi.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė