Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-10, 17:49   #761
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Prizreni ka 2 javė pėr ndryshimin e emblemės dhe Statutit

Dy javė kanė mbetur deri nė skadimin e afatit tremujor tė caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovės pėr ndryshimin e emblemės komunale tė Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndėrkohė qė Kuvendi Komunal ende nuk e ka zhvilluar asnjė debat, pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje tė ndjeshme. Derisa pėrfaqėsuesit e opozitės akuzojnė pushtetarėt pėr injorimin e kėtij problemi, krerėt komunalė pėrsėrisin qėndrimin se pėrgjegjėsia u takon tė gjitha partive tė pėrfaqėsuara nė organin mė tė lartė vendimmarrės.

Pėr kėtė shkak kryetari i Komunės, Ramadan Muja, u ka bėrė thirrje kėshilltarėve tė opozitės qė tė marrin pjesė nė mbledhjen e radhės tė KK-sė, ku njėra prej pikave tė rendit tė ditės ėshtė edhe njoftimi pėr vendimin e Gjykatės Kushtetuese.

"Sigurisht se kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme, e cila duhet tė debatohet nė mbledhjen e ardhshme qė do tė mbahet nė fillim tė javės sė ardhshme dhe unė po them se ėshtė interes i pozitės dhe i opozitės, sepse tė dyja palėt e pėrfaqėsojnė popullin...Meqė ēėshtja e logos ėshtė interes i tė gjithė qytetarėve, unė i ftoj edhe njėherė kuvendarėt e partive opozitare qė janė tė pėrfaqėsuara nė Kuvend, tė marrin pjesė nė mbledhje, tė debatojnė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve qė janė tė pėrbashkėta", ka thėnė Muja, i cili nė fillim tė javės kishte tentuar qė t'i bindte liderėt opozitarė pėr zhbllokimin e punės sė legjislativit.

Por zyrtarė tė partive rivale vazhdojnė tė besojnė se pėrgjegjės pėr lėnien anash tė kėsaj ēėshtjeje nga agjenda e punės sė Kuvendit janė krerėt komunalė, pėr shkak tė mosgatishmėrisė politike pėr tu pėrballur me kundėrshtimin e opinionit publik.

"Kryetari i Komunės sė Prizrenit dhe kryesuesi i deritanishėm i Kuvendit Komunal me qėllim i janė shmangur ballafaqimit me kėtė problem pėr arsye qė duke parė rezistencėn e fuqishme nga kėshilltarėt opozitarė dhe tė pozitės, qytetarėt dhe shoqėria civile e neglizhuan skajshmėrisht kėtė problem duke bėrė qė afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese prej tre muajsh, tė lihet tė kalojė dhe t’u hapet njė rrugė organeve ndėrkombėtare dhe atyre tė nivelit qendror qė nė mėnyrė arbitrare tė vendosin pėr njė logo sigurisht tė ēoroditur pėr Prizrenin dhe ndryshimin e Statutit tė Komunės sė Prizrenit", ka vlerėsuar Ilir Baldedaj, anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDD-sė.

Nė tė njėjtėn kohė ai ka kundėrshtuar argumentimin e kryetarit Muja se opozita ka po aq pėrgjegjėsi sa pozita. Sipas Baldedajt, kėto pretendime nuk mjaftojnė pėr tė larguar pėrgjegjėsinė e kryetarin dhe tė kryesuesit "sepse vota e qytetarėve ėshtė pėr t’u ballafaquar me problemet e jo pėr t’u ikur atyre".

Prandaj, edhe pėr ēdo lėshim pasojat i adresohen pushtetit.

"Si grup opozitar nė asnjė mėnyrė nuk do tė jemi pėrgjegjės pėr pasojat, tė cilat do tė shkaktohen nga zgjidhjet arbitrare qė do tė na imponohen, sepse ne si opozitė e kemi ngritur zėrin dhe jemi angazhuar qė tė procedohet normalisht me punėn e Kuvendit, por vazhdimisht jemi detyruar qė tė pėrdorim mekanizmin e seancave tė jashtėzakonshme pėr tė vazhduar punėn e legjislativit", ka deklaruar Baldedaj.

Ndėrsa udhėheqėsit e partisė mė tė madhe opozitare nė Prizren kanė pohuar se ngėrēi politik ka kapluar Kuvendin si pasojė e pėrplasjeve brenda Degės sė PDK-sė dhe se paaftėsia e kryetarit dhe e kryesuesit pėr tė menaxhuar kėtė situatė ka ndikuar nė neglizhimin e debatit pėr emblemėn dhe Statutin e Komunės.

"Si pasojė e bllokadės sė Kuvendit pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi vitale qė prek ndjenjat dhe krenarinė mbarėkombėtare as qė kemi diskutuar dhe faktikisht jemi nė prag tė mbetjes pa Statut komunal, e pėrgjegjės pėr kėtė dihet se kush ėshtė", ėshtė shprehur nėnkryetari i Degės sė LDK-sė, Ridvan Hoxha.

Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit tė ankesės sė parashtruar nga zėvendėskryesuesi i Komunės sė Prizrenit, Qemajl Kurtishi, mė 18 mars tė kėtij viti, pati vlerėsuar se emblema, pėrkatėsisht neni 7 i Statutit tė Komunės sė Prizrenit, nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn, meqė shkelen tė drejtat e komuniteteve joshumicė.

Pėrmes kėtij vendimi Kushtetuesja ka urdhėruar Komunėn e Prizrenit qė brenda tre muajve tė ndryshojė Statutin dhe emblemėn e saj, nė mėnyrė qė ta sjellė atė nė pėrputhje me aktin mė tė lartė juridik pa i pėrjashtuar edhe komunitetet joshumicė.

Komuna e Prizrenit pati miratuar Statutin e Komunės, mė 15 tetor tė vitit 2008, ku nė nenin 7 rregullohej ēėshtja e emblemės komunale. “Emblema e Komunės ėshtė 'Shtėpia e Lidhjes sė Prizrenit', e rrethuar me fjalėt nė vijim '1878 –Prizren'”, thuhet nė kėtė nen, qė ėshtė kundėrshtuar atėbotė nga pėrfaqėsuesit politik tė partive minoritare, tė cilėt kanė kėrkuar qė viti 1878 tė mėnjanohet dhe tė shkruhet komuna nė gjuhėt turke e boshnjake.

Pėrderisa partitė minoritare patėn pėrshėndetur vendimin e Kushtetueses, duke e cilėsuar atė si "model tė funksionimit tė demokracisė nė Kosovė", zyrtarė tė subjekteve tė komunitetit shumicė janė shprehur tė pakėnaqur me kėtė verdikt, madje duke kėrcėnuar se nuk do tė lejojnė ndryshimin e emblemės komunale tė Prizrenit.

Ndėrkohė lėvizja "Vetėvendosje!" ka paralajmėruar organizimin e njė proteste nė mbrojtje tė emblemės aktuale tė Komunės sė Prizrenit, qė parashihet tė mbahet mė 10 qershor, kur edhe shėnohet 132-vjetori i LSHP-sė.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė