Pjesėmarrės i Kryengritjes sė Drenicės. Nebihu asnjėherė nuk iu nėnshtrua pushtuesit serb. Ai e kundėrshtoi atė nė mėnyrat mė tė ndryshme duke luftuar edhe me pushkė nė dorė. As pas vitit 1945 e kėtej nuk e pushoi veprimtarinė e tij pėr liri. Mė 1981, nė moshėn 71 vjeēare, ra heroikisht sė bashku me tė birin Tahirin nė njė luftė tė pabarabartė me pushtetin antishqiptar jugosllav. Pėr luftėn e Shaban Polluzhės Nebihu i kishte folur shumė Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhėmbė pėr dhėmbė me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe pėr trimat dhe udhėheqėsit e rrallė tė asaj kohe, siē kishin qenė: Miftar Bajraktari, Gani Agė-Spahia, Jetullah Rezalla etj., tė cilėt kishin rėnė heroikisht nė fushėn e nderit pa u tėrhequr pėr as njė ēast nga vija e frontit.