Afro 2 milionė udhėtarė nėpėr “Rrugėn e Kombit”
Publikuar: Sot, mė 17 gusht 2010
www.koha.net
- Rruga Durrės-Kukės-Morinė, e njohur tashmė si “Rruga e Kombit”, ėshtė shndėrruar muajt e fundit nė njė nga arteriet mė tė dashura dhe mė tė sigurta pėr shqiptarėt si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, shkruajnė mediet shqiptare.
Qė nga hapja, mė shumė se njė vit mė parė, sipas tyre, thuhet se kėtė rrugė e kanė pėrshkuar rreth 2 milionė udhėtarė.
Rreth 12 mijė turistė shqiptarė dhe me shumė sė 3 000 automjete lėvizin ēdo ditė nėpėr kėtė rrugė. Vetėm gjatė muajit korrik kėtė rrugė e pėrshkuan 337 mijė persona, ndėrkohė qė njė fluks mė i madh vėrehet edhe gjatė muajit gusht.
Tuneli i Kalimashit, me gjatėsi rreth 6 kilometra, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme dhe mė tėrheqėse e rrugės sė re. Nė njėrin prej dy tuneleve kompania amerikane turke “Bechtel & Enka” vazhdon ende punimet, ndėrsa automjetet lėvizin vetėm nėpėr tunelin e krahut lindor, i cili ėshtė ende me njė kalim. Pėr tunelin tjetėr autoritetet shqiptare kanė thėnė se do tė jetė i gatshėm pėr qarkullim mė sė largu nė tetor. Autostrada e pėruruar vitin e kaluar e ka lehtėsuar edhe qarkullimin e mallrave, por edhe tė emigrantėve shqiptarė nga Shqipėria e Kosova, qė lėvizin nga Perėndimi nė drejtim tė familjeve tė tyre.