Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-10, 10:27   #48
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė e Botės.

Nėnė Tereza, dritė e madhe


26.08.2010 Evropa e lirė

Bekim Bislimi
Pėrvjetori i 100-tė i lindjes sė Nėnės Terezė, sot shėnohet edhe nė Kosovė. Pėrfaqėsuesit e tri bashkėsive mė tė mėdha fetare nė Kosovė, e ēmojnė lart personalitetin dhe figurėn e Nėnės Terezė, duke thėnė se humanizmi dhe vepra e saj tejkalojnė kufijtė fetarė, etnikė dhe racorė. Ngjashėm e vlerėsojnė edhe intelektualėt nė Kosovė, si dhe arbėreshėt e Italisė.

“Puna e Pendimit. Zoti jem, po m’vjen keq me gjithė zemėr pėr gjithė mkatet qė kam ba, se kam bjerrė parrisin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, O e mira e pambarueme qė kaq fort m’ke dashtė, mėshiro Zot, m’fal Zot, po t’nap fjalėn me ndihmė Tane, mos me t’fye ma kurrė”.



Kjo ėshtė urata “puna e pendimit”, tė cilėn rreth 22 vjet mė parė, me njė rast e kishte thėnė nė gjuhėn shqipe Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nė botė si Nėna Terezė.

Ashtu sikurse nė gjithė botėn, sot nė Kosovė shėnohet 100- vjetori i lindjes sė kėsaj figure me pėrmasa globale.

Njerėzit nė Kosovė, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre fetare, e kujtojnė dhe ēmojnė Nėnėn Terezė si njė figurė tė veēantė dhe sinonim tė humanizmit, sakrificės, bėmirėsisė dhe solidaritetit, vlerėsojnė pėrfaqėsuesit e tri bashkėsive fetare mė tė mėdha nė Kosovė.

Famullitari aktual i kishės katolike “Shėn Ndou” nė Prishtinė, Dom Nikson Shabani, i cili ėshtė pėrgjegjės i Qendrės pėr Kateumen nė Prishtinė, vlerėson se Nėna Terezė ėshtė njė nga shenjtėreshat mė tė mėdha tė Kishės Katolike, veprat e sė cilės, siē thotė ai, sa mė shumė qė studiohen, aq mė shumė tregojnė pasurinė shpirtėrore tė pashtershme tė saj.

Por, sipas tij, figura e Nėnės Terezė nuk mund tė kufizohet nė suaza kombėtare dhe fetare. Do tė thotė, jeta e saj dhe veprat e saj kanė pushtuar gjithė zemrat e njerėzimit...



“Ajo ėshtė bėrė njė simbol, ėshtė bėrė njė person qė e njeh gjithė bota. Do tė thotė, jeta e saj dhe veprat e saj kanė pushtuar gjithė zemrat e njerėzimit. Duket se nuk ka shtet ose njeri nė botė qė nuk e di se kush ėshtė Nėna Terezė. Prandaj, vetė ky fakt tregon se sa ka qenė dhe ėshtė e madhe figura e Nėnės Terezė”.

“Ajo ėshtė njė pasuri e pashtershme pėrshpirtėrie, njė pasuri e pashtershme gėzimi, paqeje, hareje, dashurie, e kėshtu me radhė. Do tė thotė, ishte njė personalitet qė, nė tė vėrtetė, nuk mundemi ta definojmė kurrė se sa ka qenė e madhe”,
thotė Dom Nikson Shabani.

Ndėrkaq, reflektimin e figurės sė Nėnės Terezė, pėrtej kufijve tė besimit qė i pėrkiste ajo, e vlerėson edhe Qemajl Morina, ushtrues i detyrės sė prodekanit dhe ligjėrues nė Fakultetin e Studimeve Islame, nė kuadėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės. ...shikuar nė prizmin islam, me punėn dhe misionin qė ka bėrė Nėna Terezė, ajo u takon tė gjitha feve, prandaj, edhe fesė islame...



“Nėna Terezė njihet nė botė si njė bamirėse universale, e cila e sakrifikoi jetėn e saj, duke e kushtuar tėrė jetėn e saj nė shėrbim tė Zotit, siē thotė ajo, tė Krishtit dhe tė njeriut, pėr tė ndihmuar ata qė kishin nevojė pėr ndihmėn e saj”.

“Si e tillė, ajo ka kryer misionin e saj jo vetėm tė krishterė si e krishtere, por edhe misionin e saj humanitar, tė cilin e preferojnė tė gjitha fetė. Prandaj, shikuar nė prizmin islam, me punėn dhe misionin qė ka bėrė Nėna Terezė, ajo u takon tė gjitha feve, prandaj, edhe fesė islame”,vlerėson Qemajl Morina.

Vlerėsime tė ngjashme pėr figurėn dhe veprėn e Nėnės Terezė jep edhe pėrfaqėsuesi i Kishės Ortodokse Serbe, Ati Sava Janjiq, aktualisht kreu i Manastirit tė Deēanit.

Ai thotė se Nėna Terezė ėshtė njė nga personalitetet e veēanta qė kanė shėnuar shekullin XX. Humaniteti dhe veprat bamirėse tė saj, thotė ati Janjiq, kanė treguar se rruga e Zotit ėshtė rruga e paqes, dashurisė dhe faljes. ...sado qoftė ajo e rėndėsishme (Nėna Terezė) edhe pėr popullin shqiptar, prej tė cilit ka rrjedhur, ajo ėshtė pasuri e madhe pėr tė gjithė botėn dhe pėr tė gjithė ne...



“Nėna Terezė ka dhėnė shembull trimėrues dhe tė dinjitetshėm tė humanitetit dhe vetėsakrificės, tė cilin tė gjithė ne jemi tė obliguar qė ta ndjekim. Sigurisht qė personalitetet e mėdha, posaēėrisht ato qė kanė lėnė gjurmė nė histori me dashurinė, trimėrinė dhe forcėn morale tė tyre, paraqesin personalitete qė i tejkalojnė edhe popujt, tė cilėve ju takojnė”.

“Kėshtu qė, sado qoftė ajo e rėndėsishme (Nėna Terezė) edhe pėr popullin shqiptar, prej tė cilit ka rrjedhur, ajo ėshtė pasuri e madhe pėr tė gjithė botėn dhe pėr tė gjithė ne”,
thotė ati Janjiq.

Ndėrsa, me nismėn e Ipeshkvisė sė Kosovės dhe me miratimin e presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, viti 2010 nė Kosovė ėshtė shpallur si viti i Nėnės Terezė.

Aktualisht nė Prishtinė ėshtė duke u mbajtur Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare dhe njė nga tryezat qendrore tė kėtij seminari ka trajtuar figurėn e Nėnės Terezė.

Liman Matoshi, drejtor i kėtij seminari, thotė se autoritetet shtetėrore, ato fetare dhe shkencore, e kanė vlerėsuar lart figurėn, siē e quajti ai, monumentale tė Nėnės Terezė. ajo shihet si njė misionare e paqes, dashurisė, bamirėsisė, dhembshurisė, ndjeshmėrisė sė skajshme pėr nevojat e njerėzve tė tjerė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė racore, fetare, etnike dhe kombėtare...



“Nėna Terezė nuk shihet vetėm nė aspektin e ngushtė tė besimit fetar. Por, ajo shihet si njė misionare e paqes, dashurisė, bamirėsisė, dhembshurisė, ndjeshmėrisė sė skajshme pėr nevojat e njerėzve tė tjerė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė racore, fetare, etnike dhe kombėtare”.

“Shumica e njerėzve nė Kosovė, kėshtu e shohin nėnėn Terezė, si njė bijė tonėn qė na ka nderuar me veprėn e saj. Ajo ėshtė edhe nobelistja e parė shqiptare dhe nuk kanė se si tė mos krenohen shqiptarėt pėr kėtė fakt
”, shprehet Liman Matoshi.

Nė anėn tjetėr, fryma e humanitetit dhe sakrificės sė Nėnės Terezė ka domethėnie tė madhe edhe pėr arbėreshėt nė Itali, thotė prifti arbėresh Antonio Belushi.

Ai thekson se njė numėr shkollash dhe rrugėsh nė vendbanimet arbėreshe, bartin emrin e Nėnės Terezė. Tek ajo dritė e madhe qė bėnte Nėna Terezė, nėn hijen e saj ishim tė gjithė ne arbėreshėt...



“Tek ajo dritė e madhe qė bėnte Nėna Terezė, nėn hijen e saj ishim tė gjithė ne arbėreshėt. Kėtė grua tė lumtur, tė shenjtė, me ndjenjat e saj humane, ēdo njeri, qoftė i krishterė ose jo, dėshironte ta kishte te zemra e tij”.

“E, ajo ėshtė fytyra mė e dashur nga e gjithė bota. Ishte epoka dhe ishte edhe koha, themi kėshtu, nė tė cilėn ajo jetoi, qė bėri qė kjo grua tė lartėsohej kėshtu lart”,
pohon Antonio Belushi.

Ndryshe, Nėna Terezė vdiq mė 5 shtator tė vitit 1997 nė Kalkutė, nė moshėn 87-vjeēare. Gjatė ditėve dhe muajve nė vijim, nė Kosovė priten njė mori manifestimesh nė shenjė nderimi tė Nėnės Terezė.

Pėrfaqėsuesit e Kishės Katolike nė Prishtinė, kanė paralajmėruar se mė 5 shtator nė Shenjtėroren dhe Katedralen e re tė Prishtinės, tė quajtur “Nėna Terezė”, do tė mbahet mesha, e cila do tė shėnojė, siē thuhet, ditėn lindjes sė Nėnės Terezė pėr qiell.

Ndėrkohė, tė enjten nė Mitrovicė, ura mbi lumin Ibėr, e cila lidh anėn jugore dhe atė veriore tė kėtij qyteti, do tė emėrtohet si “Ura e Paqes-Nėnė Tereza”, nė shenjė kujtese pėr kėtė humaniste, e cila gjate gjithė jetės sė saj ishte lutur pėr dashuri dhe paqe.

“Unė jam tue u lutė pėr ju. Zoti kjoftė me ju”(Nėna Terezė).
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė