Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-10, 23:33   #120
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Thesar hadithesh

Bekimet, dėlirėsia dhe begatitė e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin dhe pasojnė rrugėn e tij, sa tė jetė jeta.


Profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka thėnė qė tė transmetojmė prej tij qoftė edhe njė fjalė!

Pasi ta lexosh kėtė fjalė tė tij dhe tė shohėsh se ėshtė shumė interesante, dėrgojua edhe miqve tu!

Imagjino shpėrblimet e mėdha qė mund tė marrėsh nga kjo punė!

Mjafton qėllimi dhe ta nisėsh me BISMIL-LAH!

Mos lejo qė shejtani tė fut dyshim nė kokėn tėnde, ta lexosh kėtė hadith dhe ta lėsh anash, duke tė thėnė ai i mallkuar qė e dėrgon pas pak ēasteve...

Ėndėrr e habitshme e Pejgamberit tonė [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Ky hadith ėshtė marrė nga libri i dijetarit Ibn Kaj-jim [radijall-llahu anhu], me titullin “El-Vabilu-Saj-jib”.

Thotė Ibn Kajjimi [radijall-llahu anhu]:

“Ky ėshtė hadith madhėshtor, me pozitė tė lartė; duhet ēdo musliman ta mėsojė pėrmendėsh. Do ta pėrmendim komplet pėr shkak tė pėrfitimit qė nxjerrim nga ky hadith dhe nevojshmėrinė e krijesave pėr tė...

Ky ėshtė hadithi i Seid ibn Musej-jibit, nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub, i cili thotė:

“Doli njė dite prej ditėve Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e ne ishim te kopshti i “Suf-fes” nė Medine. U ngrit nė kėmbė e tha:



“Me te vėrtetė unė mbrėmė pashė njė ėndėrr tė habitshme.



Pashė njė person nga Ummeti (populli) im, tė cilit iu prezantua Meleku (Engjėlli) i Vdekjes pėr t’i marrė shpirtin...

Por i erdhi (nė ndihmė) atij Mirėsjellja e tij ndaj prindėrve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.



Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte pėrfshirė nga dėnimi i Varrit...

E i vjen (nė ndihmė) atij Abdesi qė ai kishte marrė, dhe e shpėton atė nga ai dėnim.



Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin shejtanėt...

E i vjen (nė ndihmė) atij Pėrmendja e All-llahut dhe ia largon shejtanėt prej tij.



Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin Melekėt e Dėnimit...

E i vjen (nė ndihmė) atij Namazi i tij dhe e shpėton nga duart e tyre.



Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin etja e kishte pėrvėluar. Sa herė qė pėrpiqej t’i afrohet ndonjė pellgu me ujė, largohej prej tij dhe pengohej...!

E i vjen (nė ndihmė) atij Agjėrimi i Ramazanit qė ai kishte bėrė dhe e gostitin me ujė, sa qė ai e shlyen etjen qė e kishte kapluar.



Pashė njė person nga Ummeti im dhe pashė Pejgamberėt tė ulur nėpėr grupe (mexhlise)...

Sa bėnte ky njeri t’i afrohej ndonjė mexhlisi prej kėtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!

E i vjen (nė ndihmė) atij Gusuli i marrė nga xhunupllėku, e marrin pėr dore dhe e ulin pranė meje, mexhlisit tim.



Pashė njė person nga Ummeti im, pėrpara tij kishte errėsirė, prapa tij ishte errėsirė, nga e djathta e tij ishte errėsirė, nga e majta e tij ishte errėsirė, sipėr tij errėsirė, poshtė tij errėsirė.

E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga tė lėvizte), nga tė ikte...

E i vjen (nė ndihmė) atij Haxhillėku e Umreja qė ai kishte kryer dhe e nxjerrin atė prej errėsirės nė dritė.



Pashė njė person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakėt e zjarrta tė prushit...

E i vjen (nė ndihmė) atij Sadakaja (lėmosha) e dhėnė, bėhet pengesė midis tij e zjarrit dhe bėhet mbulesė mbi kokėn e tij.



Pashė njė person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarėve, por ata nuk i flisnin atij...

E i vjen (nė ndihmė) atij Lidhja farefisnore, e u thotė besimtarėve: “O besimtarė! Ky njeri ishte qė e ka lidhur farefisin e tij me vizita tė ngrohta.”

E i flasin atij besimtarėt dhe e takojnė atė, e edhe ai i takon ata.



Pashė njė person nga Ummeti im qė e frikėsonin Zebanijet (melekėt e zjarrit)...

E i vjen (nė ndihmė) atij Urdhėrimi pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja qė ai kishte bėrė nė dynja (nė kėtė botė) dhe e vendosin te Melekėt e mėshirės.



Pashė njė person nga Ummeti im, tė gjunjėzuar...

Midis tij e Zotit kishte pengesė...

E i vjen (nė ndihmė) atij Morali i mirė dhe e merr pėr dore, dhe e fut ne audiencėn e All-llahut!



Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit Libri i zbret nga e majta e tij...

E i vjen (nė ndihmė) atij Frikėsimi i tij nga All-llahu dhe e merr Librin dhe e vendos nga ana e djathtė e tij.



Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit iu pakėsua peshorja e punėve tė mira...

E i vijnė (nė ndihmė) atij fėmijėt (pasardhėsit e tij) qė ai i kishte edukuar mirė (siē duhet) dhe ia rėndojnė peshoren e tij.



Pashė njė person nga Ummeti im, i cili qėndronte nė kėmbė buzė zjarrit tė Xhehennemit...

E i vjen (nė ndihmė) atij pėrjetimi i frikės sė All-llahut (dridhjet e zemrės sė tij) dhe e shpėtojnė atė nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugėn pėr nė Xhennet.



Pashė njė person nga Ummeti im tė hidhet nė Zjarr...

E i vjen (nė ndihmė) atij Loti qė ai kishte derdhur nga frika prej All-llahut dhe e shpėton atė nga Zjarri.



Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte nė kėmbė tė Urės sė Siratit...

Dridhej si gjethet e palmės nga stuhia e fortė...

E i vjen (nė ndihmė) atij Mendimi i mirė qė ai ka pasur pėr All-llahun dhe ia qetėson dridhjet, e ai vazhdon nė qetėsi rrugėn pėr nė Xhennet.



Pashė njė person nga Ummeti im qė zvarritej mbi Urėn e Siratit. Nganjėherė ecte nė kėmbė, nganjėherė binte; nganjėherė ecte kėmba-dorazi, e nganjėherė kacavirrej...

E i vijnė (nė ndihmė) atij Salavatet (pėrshėndetjet dhe lutjet) qė ai ka bėrė mbi mua dhe e ēojnė nė kėmbė tė drejtuar dhe e shpėtojnė atė.



Pashė njė person nga Ummeti im qė arrin deri tek portat e Xhennetit...

E dyert e tij i mbyllen, pa e lėnė atė tė futet nė Xhennet...!

E i vjen (nė ndihmė) atij Dėshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot qė meriton tė adhurohet me tė drejtė, pėrveē All-llahut), dhe ia hapė dyert dhe ai futet ne Xhnenet.”





E transmeton kėtė hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j nė librin e tij “Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh”, kurse librin e tij e ka ndėrtuar nė bazė tė shpjegimit tė kėtij hadithi. Dhe ka thėnė pėr kėtė hadith: “Ky Hadith ėshtė Hasen xhid-den (shumė i mirė). E transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi, Amr ibn Azer, Alij ibn Zejd ibn Xhud’an dhe Hilal Ebu Xhebeleh. Ka qenė Shejhu i Islamit, Ibn Tejmij-jeh [radijall-llahu anhu], i cili e madhėshtonte shumė kėtė hadith, e mė ka ardhur mua prej tij se ai ka thėnė: “Argumentet e vėrtetėsisė janė tė dukshme pėr kėtė hadith.”
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė