Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-10, 12:50   #39
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lėvizja Vetvėndosje, Shpresa e fundit pėr Bashkimin e Shqiptarėve nė njė Sht

PSE TĖ MOS JEMI NACIONALIST?!

Adnan Abrashi
Nga tė gjitha fjalėt e terminologjisė sė popullarizuar politike, gjithnjė mė ka pėlqyer termi NACIONALIST, e veēanėrisht NACIONALIST SHQIPTAR. Kur nuk jam ngurruar tė paraqitem se jam ky, pėrkundrazi, jam krenuar kur nė disa raste mė cilėsonin ashtu. E, nėse ndonjėherė kam qenė nė hamendje rreth kėtij “etiketimi”, atėherė, shkaku mund tė ketė qenė vetėm dyshimi se vėrtet sa e kam merituar kėtė epitet tė lartė dhe madhor?
Ta dush veten si popull, tė ndjehesh krenar pėr atė ēka je dhe tė angazhohesh nė drejtim tė realizimit tė synimeve kolektive tė etnitetit tėnd, nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton urrejtjen ndaj tė tjerėve, por, pėrkundrazi, ėshtė cytje e natyrshme nė drejtim tė ngritjes sė vetes kah e lartėsuara e pėrgjithshme gjithėnjerėzore.
Nderimi i vetvetes pėrherė rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartė edhe si shprehje e respektit ndaj tė tjerėve.
Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund tė dish t’i duash tė tjerėt? Mė thoni, a nuk ėshtė e vėrtetė kjo?
Nėse me bindje tė fortė do tė kultivojmė njė dashuri tė shėndoshė ndaj vetes, atėherė s’ka dyshim se edhe tė tjerėt do tė na duan ne dhe ne ata.
Mbivlerėsimi i tė tjerėve dhe dyshimi i formuar ndaj vlerave vetjake, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė altruizėm, apo internacionalizėm, por njė nxitje e shkaktuar nga kompleksi i vlerės sė ulėt, shprehur si nihilizėm paranoid.
Nėse kuptimin e nacionalizmit e analizojmė mė thellėsisht, aty kurrsesi nuk do tė vėrejmė mangėsinė e altruizmit; pėrkundrazi, kjo ndjenė e dashurisė ndaj vetes dhe vlerave vetjake do tė reflektojė sigurinė dhe mirėbesimin edhe mė tė madh nė raportet tona me tė tjerėt.
Me keqardhje duhet tė konstatoj se shumica prej nesh, e veēanėrisht mjaft intelektualė, publicistė, politikanė dhe tė tjerė, qėllimisht apo nga lajthimi, nocionin nacionalizėm, nė pėrdorimin praktik, e orientojnė kah domethėnia e SHOVINIZMIT, i cili, nė fakt, ka tė bėjė me njė egocentrizėm kolektiv tė shfaqur nė trajtėn mė reaksionare dhe mė tė shfrenuar, qė shpreh njė kolektivitet i cili shpall epėrsinė e vet mbi popujt tjerė, duke nxitur e ndezur armiqėsitė, grindjet dhe urrejtjet ndėrmjet kombeve e racave tė ndryshme.
Paralelisht me nocionin nacionalist, nė publicistikėn tonė tė pėrditshme hasim edhe nė njė term tjetėr, PATRIOT, qė, nė shikim tė parė, na duket se kemi tė bėjmė me sinonimin e tė parės. Por, edhe pse nė esencėn e domethėnies sė kėtyre dy fjalėve ėshtė “brumi” i njėjtė, ato patjetėr duhet dalluar si dedikime me kuptime logjikisht tė ndryshme, sepse nacionalizmi shpreh bindjen e thellė tė ndjenjės sė krenarisė ndaj pėrkatėsisė vetjake kombėtare dhe ėshtė tėrėsisht e natyrės emocionale. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, patriotizmi, pėrveē anės emocionale si bindje, nėnkupton edhe veprimin konkret tė angazhimit nė kėtė drejtim. Pra, tė jemi mė pragmatikė: nacionalistėt tregohen nė bindje, ndėrsa patriotėt nė veprime. Andaj, vetė fakti se kėto dy nocione si domethėnie mes vete kanė lidhshmėri koherente, patriotizmi tregohet si niveli mė i lartė i nacionalizmit tė kurorėzuar nė veprim.
Me qėllim qė t’i kemi sa mė kuptimplote kėto dy shprehje reciprokisht tė ndėrlidhura mes vete, ėshtė e paevitueshme tė mos i pėrmendim edhe dy “surrogate” terminologjike, qė nė praktikėn e teorisė politike kanė tė bėjnė edhe me dy domethėnie tė reja konkretizuese: “patriotizmin dhe nacionalizmin ekstrem”.
Nisur nga njė logjikė e pėrgjithshme se ēdo bindje apo veprim i tepruar mund tė kalojė nė formėn e shprehjes sė saj ekstreme, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi mund tė kenė kuptimet e veta tė skajshme. Por, nėse kėto nocione i trajtojmė nė kornizat e tyre tė veprimit hapėsinor - kohor, atėherė ato nuk duhen tė konsiderohen aspak si tė dėmshme. Bile-bile, nė momente tė caktuara, edhe tepėr tė nevojshme. Nė fakt, kemi tė bėjmė vetėm me njė interpretim tė aplikuar gabimisht, i cili, varėsisht prej vendit dhe momentit tė pėrdorur, devijon nė drejtim tė domethėnies sė shovinizmit.
Njė mundėsi e shfaqjes sė nacionalizmit dhe patriotizmit ekstrem tek ne shqiptarėt, do ta kushtėzojė vetėm ekstremiteti i rrezikimit tė qenies sonė kombėtare dhe agresiviteti i shprehjes sė saj, nė rend tė parė, nė planin regjional hapėsinor (varėsisht nga raportet ndėrfqinjėsore ), dhe nga ana tjetėr, varėsisht nga politikat globale dhe qėndrimit ndėrkombėtar ndaj nesh.
Nė kuadrin e ngjasimeve tė gabuara tė praktikės terminologjike, nė kėtė kontekst na paraqitet edhe njė term tjetėr- FASHIZMI, i cili, gjatė definimit tė shkallės dhe intensitetit tė pėrcaktimit tė njė nacionalizmi, shpesh pėrdorohet nga ana e teorisė analitike.
Fashizmi ėshtė ideologji nė thelb tėrėsisht shoviniste e instaluar nė organizimin shtetėror si sistem dhe i ngritur mbi principet e mbivlerėsimit tė vlerave vetjake. Pra, sikurse cekėm tek nacionalizmi qė ishte si bindje dhe patriotizmi si veprim, edhe nė kėtė rast do t’i kemi dy kuptime: shovinizmin si bindje dhe fashizmin si veprim. Pra, fashizmi ndėrtohet mbi bindjet shoviniste dhe nė praktikė shprehet nga pozitat e pushtetit tė instaluar mbi kėto baza ideologjike.
Pozicionimi i shqiptarėve pa marrė parasysh nivelin e nacionalizmit dhe patriotizmit tė tyre, kurrė dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė arrijė shkallėn e fashizmit, sepse ajo nė thelb nuk ėshtė shoviniste dhe luftėn, qė ėshtė edhe njė karakteristikė e fashizmit, do ta pėrdorė vetėm si kundėrpėrgjigje gjatė rrezikimit eventual tė integritetit tė vet qenėsor dhe territorial.
Sot, tė gjitha popujt e botės me shtetėsi tė instaluara funksionale, gjatė rrjedhave historike tė evoluimit tė tyre, i kanė kaluar fazat vetjake tė nacionalizmit dhe patriotizmit edhe mė ekstrem. Kjo tendencė, edhe pse sot na duket si sipėrfaqėsore, nė kėto shtete quaja moderne, ende nuk ėshtė zhdukur nė tėrėsi, por vetėm ėshtė transformuara nė njė kahje tjetėr. Meqė, praktikisht, kėto shtete e kanė tė instaluar shtetėsinė e vet me tė gjitha elementet e funksionimit tė pėrsosur, dhe ata, nė kuptim klasik tė fjalės, nuk ndjejnė mė ndonjė kanosje ndaj qenėsisė sė tyre nacionale. Nė kėto rrethana, nacionalizmi dhe patriotizmi i tyre ėshtė i orientuar nė drejtim tė zhvillimit dhe prosperitetit shoqėror-politik dhe ekonomik tė etnitetit vetjak.
Patjetėr se, dikur, edhe nacionalizmi dhe patriotizmin ynė, do t’i ngjasojė kėtyre shteteve, por vetėm kur edhe ne ta arrijmė nivelin e plotė tė sovranitetit tonė kombėtar, dhe si tė mėvetėsishėm, pėrmes vullnetit tonė tė lirė, mund t’i shkrijmė disa elemente tė kėtij sovraniteti edhe nė emėr tė integrimeve tė paevitueshme evropiane dhe internacionale qė janė nė zhvillim e sipėr. Andaj, elementet e nacionalizmit dhe patriotizmit ekzistojnė tek ēdo popull, por, mėnyra, forma, cilėsia dhe kahja e shprehjes sė tyre, varen nga vetė realiteti konkret i gjendjes sė atij populli.
Ne sot, nė asnjė mėnyrė nacionalizmin dhe patriotizmin tonė nuk duhet krahasuar me modelet e shteteve tė ndryshme tė zhvilluara, por me pėrkushtim tė plotė duhet punuar nė drejtim tė ngritjes sa ma tė madhe tė kėsaj ndjenje tek masat tona.
Arsyet dihen: ne ende nuk jemi tė lirė, ne ende nuk mund tė vetėvendosim pėr fatin tonė dhe ne ende nuk e kemi nė funksion shtetin me kuptimin e plotė tė fjalės!
Nacionalizmi i mirėfilltė shqiptar dhe normalizimi i botėkuptimit nė raport me tė tjerėt, do tė ketė edhe sprova nga mė tė ndryshmet.
Pa marrė parasysh cilėsimet qė do tė bėhen, me kėtė rast pėr qėndrimet tona nacionaliste dhe patriotike nga qarqet e ndryshme ndėrkombėtare, e posaēėrisht si mė agresive, ato do tė vijnė nga Serbia, kėmbėngulėsia jonė nė kėto principe, patjetėr do ta neutralizojė kėtė botėkuptim tė gabuar dhe me kohė ajo do tė promovohet si njė ēėshtje standarde e realitetit tė ndryshuar tė njė qasjeje tjetėr ndaj saj.
Nė kėtė moment historik tejet tė rėndėsishėm pėr ne, duhet ta dimė patjetėr se, Kosova, gjeografikisht kufizohet me Serbinė, e cila gjenetikisht ėshtė dhe mbetet njė shtet shovinist dhe antishqiptar. Ajo kurrė nuk ka hequr dorė dhe as qė do ta bėjė kėtė ndonjėherė nė synimet e saja pėr rikolonizimin e Kosovės. Andaj, duke pasur pėr bazė kėtė realitet, ne si shqiptarė edhe nė tė ardhmen patjetėr duhet punojmė nė drejtim tė pėrmbarimit tė qėllimit tonė tė fundit: bashkimin e tė gjitha tokave tė shkapėrderdhura shqiptare nė njė shtet tė natyrshėm dhe unik.
Tek atėherė, nė Ballkanin e trazuar do tė kemi njė balancė tė forcave kundėrthėnėse e cila do tė bėhet pretekst i fortė qė Serbia tė heqė dorė nga kėto plane tė errėta kolonialiste ndaj trojeve shqiptare. Po ashtu, nė kėto rrethana tė rikrijuara, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar vetvetiu do tė evoluojė kah prototipet si tė shteteve ekzistuese moderniste.
Dhe pėr fund, me plot tė drejtė mund tė konstatojmė se nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar na nevojiten ende dhe pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj, kurrė tė mos ngurrohemi tė jemi ata!
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė