Titulli: Pacolli president,Kosovės ju kajt nana !
Hajde ta bėjmė Salep Sulltanin president!
Publikuar: Sot, mė 16 shkurt 2011
Enver Robelli
Nė poezinė Kėnga e Salep Sulltanit Fan Noli e pėrshkruan me ironi pėshtjellimin politik nė Shqipėri pas largimit tė tij nga pushteti. Duke iu drejtuar miletit Noli tallet me Ahmet Zogun: Ēėshtė ky sheqer-kėsmet? / Hallvaxhin e pamė mbret. Peshkopi shqiptar skishte ndonjė pėrvojė politike, madje nga shumė historianė qeverisja e tij e shkurtėr nė vitin 1924 shikohet si tepėr problematike, por si Homme de lettres, si njeri i letrave, ai kishte shije tė hollė pėr elegancėn e shtetit, pėr funksionet e larta dhe dinjitetin e zyrtarėve. Noli sdėshironte ta shihte politikanin shqiptar tė ngjashėm me zyrtarėt barkmėdhenj otomanė, tė cilėt pinė salep e limonadė, hanė hallvė dhe bakllava derisa kuvendojnė pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė vendit. Noli ishte ėndėrrimtar nė politikė. Tė tillėt nuk kanė jetė tė gjatė nė kėtė sferė, por pa ta sbėn!
Historia pėrsėritet pėr ata qė si mėsojnė leksionet e saj. Kėto ditė jemi dėshmitarė tė kėsaj pėrsėritjeje nė Kosovė, disa decenie pas poezisė sė Nolit dhe rrafsh tre vjet pas shpalljes sė mėvetėsisė. Krerė tė Partisė Demokratike (PDK) janė shndėrruar nė tyxharė pazari, qė shesin jo vetėm salep e hallvė, bajame e lajthi, por edhe poste tė rėndėsishme politike, siē ėshtė funksioni i presidentit tė shtetit. Nėn dritat e kamerave liderė tė PDK-sė vrapojnė natėn (sidomos natėn!) dhe ditėn nė takime, tė cilat kryesisht zhvillohen nė shtėpi private, restorante dhe qymeze, atje ku ngrihen kurthe dhe ndėrtohen prapaskena. Njė temė, njė pyetje mbizotėron kėto muhabete: kush do tė bėhet president? Duke e futur nė pazar kusuritjesh pėr koalicion kėtė funksion PDK ėshtė bėrė shkatėrrimtare e institucionit tė presidentit. Nėse ekziston njė post qė duhet tė ruhet nga ēdo stėrpikje prej moēalit politik, atėherė ky ėshtė posti i presidentit. Megjithėse ndonjė hallvaxhiu politik si intereson fare Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, ėshtė me rėndėsi qė kėtu tė sjellim nė vėmendje tė publikut nenin 83, i cili thotė: Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikės sė Kosovės. Udhėheqėsit e PDK-sė nėse mendojnė ndonjėherė pėrtej interesave personale e dinė se unitetin e popullit smund ta pėrfaqėsojė Behgjet Pacolli, i cili nė Kosovė gėzon mė pak mbėshtetje se Hosni Mubaraku nė Egjipt apo Ben Aliu nė Tunizi. (Krahasimi i kėtushėm i Pacollit ka tė bėjė vetėm me pėrkrahjen nga shoqėria, jo me mėnyrėn se si kanė sunduar kėta dy autokratė). Sikur tė mos kishte mbėshtetjen e ndonjė shverceri politik kosovar nė tė ashtuquajturat zgjedhje parlamentare Pacolli dhe partia e tij ndoshta nuk do ta kishin kaluar as pragun zgjedhor.
Liri dhe tagji
Nė njė nen tjetėr tė Kushtetutės sė Kosovės thuhet se kryetari i shtetit garanton funksionimin kushtetues tė institucioneve tė pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė. Pyetja qė duhet tia shtrojnė vetes prijėsit e PDK-sė ėshtė se a mund ta bėjė kėtė njė biznesmen qė me vite tė tėra ka qenė nėn hetime nga drejtėsia nė Zvicėr dhe i ka shpėtuar procesit gjyqėsor pėr shkak se drejtėsia nė Rusi ka refuzuar bashkėpunimin. Zakonisht thuhet se nė politikė nuk ka moral. Duhet tė ketė! Prandaj, liderėt e PDK-sė duhet tė pyesin veten: a ėshtė moralisht e pranueshme qė njė tyxhar politik si Pacolli tė bėhet Komandant Suprem i Forcave tė Sigurisė sė Kosovės (FSK)? Historia pėrsėritet pėr ata qė si mėsojnė leksionet e saj: Dihet se nė mars tė vitit 1998 Pacolli ka ardhur si korrier i Rusisė dhe i Serbisė nė Prishtinė dhe ėshtė pėrpjekur tė bindė klasėn politike tė Kosovės tė pranojė negociata me Slobodan Milosheviqin pa ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, pa amerikanė dhe europianė perėndimorė! (Kėtė e thonė edhe mediat me prestigjioze nė Europė). Qėllimi i luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka qenė ndėrkombėtarizimi edhe mė i madh i ēėshtjes sė Kosovės dhe sigurimi i mbėshtetjes perėndimore pėr idenė e ēlirimit nga terrori serb. Tani komandant suprem i FSK-sė, pra i trupės pasardhėse tė UĒK-sė ka gjasa tė bėhet personi qė para hiē mė larg se 13 vjetėsh me apo pa vetėdije, me qėllim apo nga naiviteti erdhi tė sabotojė luftėn e UĒK-sė dhe politikėn shtetformuese tė Ibrahim Rugovės. Janė disa hallvaxhinj nė Partinė Demokratike qė pėr kėtė sbėhen merak fare; ata para syve tė popullit tė Kosovės e kanė dėshmuar se nuk kanė luftuar pėr liri, por pėr tagji, skanė luftuar pėr ēlirim, por pėr fitim. Mbetet tė shihet nėse ndonjėri nga deputetėt e PDK-sė nė Kuvendin e ri tė Kosovės do tė ketė guxim tė votojė sipas ndėrgjegjes dhe jo sipas direktivave partiake, tė cilat kėnaqin vetėm apetitet pėr pushtet tė njė tarafi.
Behgjet Pacolli se fsheh dot zemėrimin irracional ndaj atyre qė e kritikojnė dhe pėrherė arsyetohet se si paskėsh bėrė gjė tė keqe askujt. Kjo retorikė vetėm shpalos mungesėn e pėrvojės qė ai ka nė arenėn politike. Shpesh ndėrton konspiracione, duke akuzuar kritikėt e tij se po i bashkėrendojnė aktivitetet e tyre me media beogradase. Kjo ėshtė njė metodė e ulėt e fyerjes sė kritikėve nė mungesė tė argumenteve bindėse. Pacolli nuk arrin tė kuptojė se ėshtė ai vetė qė e ka diskualifikuar veten pėr ēdo post tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. I rrethuar shpesh me gazetarė tė blerė, tė cilėt duke pėrtypur narezakė tė importuar i thurin elozhe, pretendenti pėr president tė Kosovės nuk ka arritur tė kuptojė se faktet srrėzohen duke sharė lajmėsit.
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.
Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
|