Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-11, 10:28   #23
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Pacolli president,Kosovės ju kajt nana !

***

Une thash atje poshte (tu politika),
"I pari (Hashimi) e shet, kurse i dyti (Pacovi) e blene (belne tendera ma lire se badihava). Tandem "i shkelqyeshem".
Problem eshte se shume pak ka mbetur per t'u shite e per t'u ble, keshtuqe ketyre dyve nuk iu mbetet gje tjeter pos qe ta ruajne pasurine e arritur me (vjedhje e menyra tjera...).
Disa PDK-ista e ca te tjere qe nuk kane haber se cfare po ndodhe, fajin po ua lene partive tjera, kryesisht LDK-se, AAK-se dhe LVV-se. Sepse, gjoja, po mos ta kishin "sabotuar" keto parti Thacin, atehere Thacit nuk do t'i mbetej (gjoja) e vetmja zgjidhje per te bere koalicion (lexo: biznes) me Pacovin.

Per fat te keq, fajin, si per fitoren (ne zgjedhje) ashtu edhe koalicionin per formim te qeverise dhe kandidimit apo (per)zgjedhjes se Pacovit per kryetar...
...e kane "muslimanet" (Ferid Agani) dhe "komunistat" (Agim Ceku). Po te mos kishin qene votat e fituara nga keta te dyte, AKR-ja do te perfundonte ashti sic kishte perfunduar ORA (me heret) dhe LDD-ja (tash).

Pacovit, sa i perket biznesit, duhet t'ia shtrijme doren te gjithe. Kurse, nga politika nuk merr ere.
Keta te pasurit e kane nje te mete shume te madhe. Ne cdo situate duan te japin sa me pak e nga ajo (sa me pak) te nxjerrin sa me shume. Shkurt, jane njerez doreshtrenguar, apo janeta, sic themi ne.
Ky, pra, ne vent qe te bleje vota (me gjithe at buxhet qe e posedon, buxhet me i madh se i Kosoves) deshti ta bleje simpatine.
Duke paguar gazetare, gazeta te veta (private)...
...deshi te bleje simpatine, sidomos te muslimaneve, duke shkuar ne xhami, duke dhene (gjoja) para per ceshtje humanitare, e madje edhe duke "evakuuar" njerez nga zonat e krizes neper bote (sic ishte para ca ditesh edhe nje teme e hapur ketu per, gjoja, organizimin e e evakuimit te kosovareve nga Egjipti [ec e mos qesh pastaj].
Numri me i madh i simpatizanteve dhe zgjedhesve te Pacovit eshte klasa e lipiskave, te cilet, "simpati" te vetme te Pacovi shohin ndonje perfitim material - asgje tjeter.
Shume shpesh kam hasur te lexoj "Pacovi nuk e vjedh Kosoven, sepse ai posedom mjaft". Ketyre mundem vetem t'ua permendi ca biznese (blerja e tenderave) me Thacin, nga te cilat e nxjerr shumefishin...(le t'i gjejne tenderat e blere nga Pacovi dhe le ta shohin vat per cfare eshte fjale).


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė