Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-11, 21:40   #3
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes

Shqiptarėt, raca superiore

Qė profesor Virchow ishte njė prej emrave mė tė shquar tė shkencėtarėve tė kohės, vihet re lehtė. Kėtė ide e pėrforcon edhe mė tepėr Blowitz nė artikullin e tij. Duket se ky emėr i famshėm kishte bėrė qė artikulli i Blowitz, tė botohej, nė tė njėjtėn kohė me Times, edhe nė cepin mė tė largėt tė botės, nė Zelandėn e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand Tablet, Volume VI, Issue 290, 22 November 1878, faqe 17). Ėshtė po i njėjti artikull qė ribotohet nė vitin 1901 nė “Le Matin”. Mė poshtė ėshtė artikulli i plotė. Ja se si e pėrshkruan Blowitz takimin nė shtėpinė e profesor Virchow:

“Unė pranova gjithė padurim ofertėn e dr. Liebreich pėr tė mė njohur me dr. Virchow. Pritėm disa minuta nė njė prej laboratorėve. Nė dhomėn e parė nėpėr tė cilėn kaluam gjendej njė koleksion me eshtra njerėzore, tė rregulluara nė mėnyrė simetrike si tė ishin oaze. Njė ndihmės ishte i zėnė me punė nė kryerjen e llogaritjes sė pėrmasave tė njė kafke tė vendosur nė mėnyrė precize nė njė mbajtėse qelqi. Dhoma e dytė ishte si njė miniaturė e Luginės sė Jozafatit (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Jozafati ishte mbreti i katėrt i Mbretėrisė sė Judės, ndėrsa Lugina e Jozafatit ėshtė vendi ku: sipas Joel 3:02, Perėndia e Izraelit do tė mbledhė tė gjitha kombet pėr gjykim) nė momentin e shfryrjes sė parė tė trombės sė ringjalljes. Kishte aty skelete tė ngritura drejt, tė lakuara, tė ulura, tė pėrkulura, si njerėz tė zėnė nė ēorodi mes gjumit tė tyre teksa shtriqeshin para se tė zgjoheshin tėrėsisht. Eshtra tė ēdo lloji mbulonin tavolinat, raftet e karriget dhe pėr tė gjetur karrige pėr t’u ulur duhej t’i pastroje nga mbetjet njerėzore tė cilat i ngarkonin ato.

Kafka tė panumėrta kurorėzonin kėtė koleksion magjepsės, duke zbardhur mes pjesėve tė paforma tė shpėrndara mbi mobilie dhe mbi dysheme. Duke soditur kėtė spektakėl dhe duke kujtuar fjalimet elokuente e tė mprehta tė dr. Virchow, prisja tė shihja njė siluetė gjigante, tė veshur nė mėnyrė tė ēuditshme, me sy xixėllues dhe fytyrė ndriēuese, qė tė personifikonte fuqinė e dyfishtė tė njeriut i cili depėrton nė sekretet e vdekjes dhe lėvdohet duke mbrojtur ekzistencėn e jetės, lirinė. Dera u hap, dhe unė nuk pashė asgjė nga tėrė kėto.

Njeriu i cili vinte drejt meje ishte i veshur si njė antikuarian i zėnė me organizimin e koleksioneve tė tij; me kokėn disi thatanike dhe eshtake; flokėt e mjekrėn tė shkurtra e tė thinjura; ballin e nxirė nga dielli – nė vend qė tė ishte i rrudhur – tė dalė para dhe pak tė ngjeshur anėve; venat e dukshme nė tėmtha; sytė e vegjėl e tė futur, gojė tė palėvizshme, hundė tė mprehtė dhe i palodhur; duart e nxira nga dielli, tė shkathėta e tė holla, qė shfaqnin vendosmėri, energji dhe shkathtėsi. Sidoqoftė, origjinaliteti i situatės, u shfaq shpejt.

Biseda u drejtua menjėherė mbi Kongresin (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Kongresi i Berlinit, 1878) qė po mbahej asokohe. Diskutuam mbi rivalitetin e kombeve tė vogla qė pėrpiqeshin tė fitonin supermaci nė Turqinė Europiane (shėnim i pėrkthyesit, A.H: bėhet fjalė pėr Perandorinė Osmane nė Ballkan).

Nė kabinetin e tij ose mė mirė nė muzeun e tij nė vitin 1878, gjatė kohės qė po mbahej Kongresi i madh nė Berlin, tė nesėrmen e luftės ruso-turke, (shėnim, A.H: pjesa nė vijim ėshtė ajo qė citon edhe Mit’hat Frashėri nė librin e tij “Shqiptarėt”, Zenit Editions 2005, faqe 66-67) kur po flitej pėr racat e ndryshme tė Ballkanit, doktori dijetar u ngrit papritur: "Shikoni! - tha ai. Ja raca me tė vėrtetė superiore e kėtyre vendeve. Shikojini kėta!" Pėrpara na vuri tri kafka me njė konformacion tė barabartė. "Njėri nga kolegėt e tu mė ka dėrguar tė parėn, pastaj shtiva nė dorė dy tė tjerat. Janė kafka shqiptarėsh tė vrarė nga turqit. Vėshtrojini me kujdes! A s’janė tė bukura?! A s’janė madhėshtore?!

Kur mora kėtė tė parėn, mendova se ishte njė pėrjashtim. Por janė tė gjitha si kjo kėtu! Ja raca superiore, madje shumė mė lart se gjithė tė tjerat!" Dhe doktor Wirchov e pėrkėdhelte me njė butėsi entuziaste dhe me shikim plot dashuri kafkėn jo tė plotė qė mbante mbi gjunjė. Pastaj, duke e ngritur dhe duke e ulur me kujdes filloi tė pėrcaktojė nė njė fjalim tė shpejtė dhe me imazhe popullatat e ndryshme tė Turqisė europiane dhe, nė mbėshtetje tė ēdo opinioni qė shprehte, ai kėrkonte njė, dy, tre kafka: malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, rumune, turke e hungareze. Pak e nga pak ai i kishte shtuar provat nė mbėshtetje tė kėtyre opinioneve dhe mė nė fund, nė qendėr tė kėtij rrethi tė plotė dhe tė formuar prej kafkash tė madhėsive tė ndryshme, pak a shumė tė prera nga armė tė bardha dhe nga zjarri, ai plotėsoi demonstrimin e tij.

Edhe pse Kongresi e gjykoi jashtė pikėpamjes kranologjike (kafkore), ai gjithnjė u kthehej kafkave tė veta shqiptare dhe kur fliste, ulej pėr t’i prekur me gishta, ndėrkohė qė tė tjerat i konsideronte tė padenja; dhe mė duhet tė shtoj se Konti Andrasi (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Kryeministėr hungarez dhe ministėr i jashtėm i Jashtėm i Hungarisė, 1871–79) nuk do tė lėvdohej sikur tė dinte sėrėn e caktuar nga dr. Virchow pėr hungarezėt. “Times”

Kjo dėshmi e sjellė nga ky artikull do tė ishte akoma mė e plotė po qe se do tė kishim mundėsinė tė lexonim studimet e plota tė profesor Virchow mbi racėn shqiptare. Kėto studime presin ende ditėn qė tė zbardhen e tė botohen nė gjuhėn shqipe.
Deputeti britanik, Cowen: Shqiptarėt janė mė i vjetri komb i Lindjes

Ndėrkohė, aq i bindur ishte Virchow nė lidhje me pėrgjigjet shkencore pėr racėn shqiptare, saqė i drejtohet Kongresit tė Berlinit qė tė ruante kėtė racė tė rrallė. Atė, nuk e dėgjuan. Natyrisht qė Shqipėria u copėtua si mos mė keq. Shkenca para politikės (interesave, pazareve) ėshtė thuajse gjithmonė e zhvleftėsuar. Po kaq vlerė kishte edhe drejtėsia e Fuqive tė Mėdha. Do tė ishte me shumė interes pėr publikun shqiptar tė dinte kumtesėn e mbajtur nga Virchow nė lidhje me racėn shqiptare dhe pėrpjekjet qė ai ka bėrė pėr vlerėsimin tonė, nga Kongresi i Berlinit, si racė me tipare tė veēanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi qė i shikonte shqiptarėt si njė racė tejet tė lashtė. Mė poshtė, sjellim njė fragment nė tė cilin britanikėt diskutojnė pikėrisht mbi kėtė gjė, shqiptarėt. Pjesa ėshtė shkėputur “Nga bisedimet nė Dhomėn e Komuneve tė Britanisė sė Madhe mė 4 shtator 1880”, e pasqyruar nė botimin me rastin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, “Rilindja Shqiptare” (Pėrgatitur: Kristo Frashėri, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve “Naim Frashėri”, Tiranė 1962):

“Joseph Cowen: Besoj se qėllimi i anijeve luftarake qė do tė mblidhen nė Raguzė ėshtė qė t’u kallin frikėn turqve. Po sikur tė mos i zėrė frika Turqit? Ēdo tė bėhet atėherė? Forca detare e Anglisė, e Anglisė sė lirė dhe konstitucionale, a do tė pėrdoret pėr tė djegur a pėr tė shkatėrruar kasollet e gjahtarėve, peshkatarėve ose barinjve shqiptarė tė Ulqinit? Pėr kėtė qėllim tė poshtėr do tė pėrdoret fuqia e Britanisė?

vazhdon.....
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė