Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-11, 21:45   #6
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes

Shqiptarėt, sa pak tė njohur prej europianėve

Pėrfundimet e Virchow pėr shqiptarėt, nuk ishin mė diēka e thėnė me zė tė mekur, por ishin rezultate me tė cilat ambienti shkencor njihej. Kumtesėn e tij para Akademisė Perandorake Gjermane nė lidhje me racėn shqiptare, e gjejmė tė cituar mė poshtė, nga Stillman, kolegu i Blowitz, tė cilin profesor Virchow e pėrmend edhe nė artikullin e “Times”. Kjo kumtesė nuk ėshtė botuar ende nė shqip. Megjithatė, rasti i shqiptarėve tashmė ishte bėrė njė njėsi krahasimi nėpėr seminaret shkencore. Njė fragment ku shqiptarėt merren si shembull nga Virchow, gjatė punimeve tė njė konference tė rėndėsishme tė antropologjisė, po e sjellim edhe nė kėtė material:

"Nė Kongresin e fundit Antropologjik nė Vjenė, u shkaktuan disa ndjesi nga fjalimi i biologut tė madhe berlinez, profesor Virchow. Rreth njė vit mė parė Virchow, gjatė njė rasti tė ngjashėm, bėri njė sulm tė ashpėr ndaj qėndrimeve darviniane dhe kėtė vit ai foli nė mėnyrė tė njėjtė po kaq hapur. Pjesa e sjellė mė poshtė ėshtė e shkėputur nga fjalimi i tij i gjatė nė Kongres:

Njėzet vjet mė parė, kur u takuam nė Innspruck, ishte pikėrisht momenti kur teoria darviniane kishte lėnė shenjėn e saj tė parė fitimtare anembanė botės. Miku im, Vogt, nxitoi menjėherė brenda radhėve tė kampionėve tė kėsaj doktrine. Qysh atėherė, ne kemi kėrkuar mė kot pėr fazat e ndėrmjetme tė cilat supozohej se duhet tė lidhin njeriun me majmunėt; proto-njeriu, pro-anthropos nuk ėshtė zbuluar ende. Pėr shkencėn antropologjike, pro-anthropos nuk ėshtė madje as njė temė diskutimi. Antropologu mund, ndoshta, ta shohė atė nė njė ėndėrr, por sapo tė zgjohet nuk mund tė thotė se ka bėrė ndonjė qasje ndaj tij.

Nė atė kohė nė Innspruck perspektiva ishte, me sa duket, qė rrjedha e prejardhjes nga majmuni te njeriu do tė rindėrtohej e gjitha njėherėsh, por tani ne nuk mund ta provojmė madje as prejardhjen e racave tė ndara nga njėra-tjetra. Nė kėtė moment, ne jemi nė gjendje tė themi se mes popujve tė lashtėsisė as edhe njė i vetėm nuk ishte mė afėr me majmunėt sa ē’jemi ne. Nė kėtė moment unė mund tė pohoj se nuk ka mbi tokė asnjė racė absolutisht tė panjohur pėr njeriun. Mė pak tė njohur prej tė gjitha racave janė banorėt e zonave malore qendrore tė gadishullit tė Malajzisė, por nga ana tjetėr ne i njohim banorėt e Tokės sė Zjarrtė po aq mirė sa edhe eskimezėt, bashkirėt, polinezianėt dhe lapėt. Jo! ne njohim mė shumė pėr kėto raca sesa ē’njohim disa fiseve tė caktuara europiane. Mė duhet tė pėrmend vetėm shqiptarėt...” (Oriental Religions and Christianity; Frank F. Ellinwood, New York, 1891)
Mihai Eminesku: Raca e pastėr shqiptare, e para nga perandoria e lashtė e Lindjes

Aq tė njohura ishin bėrė pėr kohėn pohimet e Virchow, saqė kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese tė superioritetit. Qėllimet se pėrse bėheshin kėto krahasime nuk janė mė tė rėndėsishme sesa fakti qė i referoheshin shkencės antropologjike si element i pakundėrshtueshėm. Kėtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombėtar mė i madh rumun, Mihai Eminesku. Ai thėrriste shkencėn nė ndihmė (shembulli i mėposhtėm sillet thjesht pėr tė treguar jehonėn e kėrkimeve tė Virchow, dhe nuk ka lidhje me antisemitizmin) pėr tė shpėtuar atdheun e tij qė e konsideronte tė rrezikuar prej hebrenjve:

“Mihai Eminesku (1850-1889), poeti kombėtar i nderuar i Rumanisė, modernizuesi i Rumanisė dhe rapsodi i shtetit tė mitur, besonte se vendi i tij ishte mbėrthyer mes socializmit dhe liberalizmit dhe duhet tė shmangte rreziqet e tė dyve nė favor tė feudalizmit, “...sistemi i lirisė mė tė madhe, i decentralizimit, i autonomisė shoqėrore, i pavarėsisė sė klasave. Njerėzit nuk ishin tė barabartė dhe pėr kėtė arsye ata ishin tė lirė”. Rumania feudale ishte njė vend i njė pastėrtie tė shėndetshme, e panevojshme pėr ta thėnė – pa hebrenj. “Ēifuti nuk meriton tė drejta askund nė Europė, sepse ai nuk punon”. Hebrenjtė nė Rumani ishin “tė huaj nė trupin e saj,” njė “racė, qėllimi i menjėhershėm i sė cilės ishte qė tė merrte pasuritė e patundshme rumune dhe qėllimi afatgjatė i sė cilės ishte qė mbėrthente vendin e tij”.

"Ēfarėdo qė kushdo tė mund tė thotė", shkruante Eminesku, "nė mes nesh dhe ēifutėve ka njė dallim racor qė nuk na lejon tė kemi ndonjė ndjenjė ndaj tyre – nė rrethana ku nderi ėshtė nė rrezik – por pėrbuzje dhe asgjė tjetėr veēse pėrbuzje”. Poeti, si shumė europianė romantikė tė kohės sė tij, nuk hezitoi t’i bėnte thirrje edhe shkencės: "Etnografi Hoffmann mbronte idenė se zhvillimi i kafkės sė racės rumune ishte i admirueshėm, se ato lloje kafkash meritonin tė ishin nė ballė tė qytetėrimit... Virchow, njė natyralist i famshėm, i jep kafkės shqiptare vendin e parė ndėr tė gjitha kafkat e racave tė pastra nga perandoria e lashtė e Lindjes, dhe kafka shqiptare ėshtė identike me atė tė racės rumune, me atė tė popullit tonė sot.” (Scott L. Malcolmson; “Empire's edge: travels in South-Eastern Europe, Turkey and Central Asia”; fq. 17; Verso, 1995)

Shembuj tė tillė krahasues nuk janė tė rrallė. Robert Matteson Johnston (1867-1920) ishte njė prej autorėve tė shumtė qė u referohet pėrfundimeve tė profesorit Virchow, nė lidhje me kapacitetin kafkor mė tė zhvilluar tė shqiptarėve. Johnston, njė historian amerikan e studiues i rėndėsishėm i historisė ushtarake u lind nė Paris e u arsimua nė kolegjin Etoni College dhe Pembroke College, Cambridge. Johnston gjatė karrierės sė tij dha mėsim edhe nė Harvard e Mount Holyoke College. Nė librin e tij “The Napoleonic Empire in Southern Italy and the Rise of the Secret Societies” (ribotim i READ BOOKS; 2010; faqe 3,4), nė njė fragment ai u referohet kėrkimeve tė Virchow teksa pėrshkruan aftėsitė e racės shqiptare. Ja se si shprehet ai:

“ ...‘Kampaniani i gjallė, abrucezi kursimtar, puliezi brutal, kalabrezi arrogant ngjallin lehtė diskutim dhe tregojnė heterogjeni tė racės’, shkruante Cantł. Ndryshojnė jo vetėm temperamentet e tyre, por edhe dialektet e tyre, deri nė pikėn e pakuptueshmėrisė sė dyanshme. Prej elementeve tė ndryshme tė popullsisė, asnjė nuk tregon tipare mė karakteristike se shqiptarėt, njė racė qė shfaq, sipas Virchow, kapacitetin kafkor mė tė madh nė Europė. Vendbanimet e tyre ishin rezultat i emigracionit qė kishte ndodhur nga pėrtej Adriatikut midis shekujve tė gjashtėmbėdhjetė dhe tetėmbėdhjetė nėn presionin e pushtimit turk.”

Studimet dhe pėrfundimet e profesorit Virchow janė marrė nė konsideratė nga shumė studiues tė tjerė seriozė, gjė qė nė tregon rėndėsinė e kėtyre pėrfundimeve shkencore. Punimet e plota dhe kėrkimet e Virchow mbi shqiptarėt, nėse do tė botoheshin nė shqip do tė ishin njė element i rėndėsishėm shkencor qė do tė shėrbente pėr tė forcuar pėrfundimet mbi lashtėsinė e shqiptarėve, njė race enigmatike qė vjen nga thellėsitė mė tė humbura tė kohės si njė linjė e pandėrprerė etnokulturore.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė