Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-11, 19:22   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mit i gjenezės dhe gjithėkohėsisė

Mit i gjenezės dhe gjithėkohėsisė

2011-01-17

Dritan Hila


Mė 17 janar tė vitit 1468, mbyllte sytė nga ethet nė moshėn 63-vjeēare, njė ndėr gjeneralėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave dhe ai qė mė vonė shqiptarėt do ta quanin njeriun mė tė madh tė tyre dhe vepra e emri i tė cilit qėndron nė themelet e kombit, shtetit dhe vetėdijes kombėtare tė popullsisė shqiptare tė erės moderne: Gjergj Kastriot Skėnderbeu.
Tė thuash ndonjė gjė tė re pėr njeriun pėr tė cilin janė shkruar mbi 15.000 vepra tė tė gjitha zhanreve, ėshtė e vėshtirė, nė mos e pamundur, por si ato pak personazhe qė kanė aftėsinė tė formėzojnė tė ardhmen e njė popullsie tė tėrė, gjithmonė do gjendet diēka qė tė japė spunton pėr tė shkruar pėr tė.
Madhėshtia e heroit tonė fillon qė nga momenti kur njė principatė e vogėl e qendrės sė Shqipėrisė, nė aleanca eklektike me princėr tė tjerė tė njė gjaku, i bėnė ballė perandorisė mė tė madhe tė asaj kohe, asaj tė osmanėve. Pėr tė bėrė njė krahasim, ky ishte njė bast qė krahasuar me “ruletėn ruse” ku nė mullirin me gjashtė fole tė pistoletės futet vetėm njė fishek dhe pas njė rrotullimi tė rastėsishėm, shkrepet nė kokė, kjo ndėrmarrje e Skėnderbeut, ishte sikur njė “Beretė 9 mm”, arma qė nuk ngec asnjėherė, ta zbrazje nė kokė me shpresėn se nuk do shkrepte. Megjithatė, si njė njohės i shkėlqyer i taktikave dhe strategjisė, nuk ngurroi tė vihej pėrballė gjigantit otoman dhe nga fundi i jetės tė arrinte deri nė atė pikė qė nėse prijės tė tjerė tė Europės njė fitore ēfarėdo kundėr otomanėve, ta shėnonin nė historinė e tyre dhe kombit tė tyre, bile serbėt pėrmendin edhe njė humbje me lavdi si ajo e Fushė-Kosovės, princi shqiptar e kishte vetėm njė detyrė tė lehtė shtėpie. Aq e thellė ka qenė humbja qė ju ka kallur nė ato vite ky fisnik arbėr otomanėve, sa edhe sot e kėsaj dite, pasardhėsit e tyre turq nuk iu del e keqja dhe nuk lėnė rast pa pėrmendur qė ta shajnė si tradhtar, pa arritur tė shpjegojnė se si mund tė jetė tradhtar njė njeri qė i largohet pengmarrjes dhe shkon nė familjen e tij; ose pėrpjekjet e mjera pėr t’ia ndryshuar historinė. Nuk mungojnė tė mbajnė zurnanė e otomanėve tė rinj edhe ca pinjollė nė tokėn arbėrore. Jo mė kot edhe kundėrshtarėt mė tė hidhur tė Skėnderbeut nė atė kohė, ishin shqiptarėt me gjak tė prishur.
Duke u kthyer nė atė periudhė tė errėt (dhe secili tė pėrpiqet ta zhvendosė vetveten nė kohėn kur jetoi shqiptari i madh), nuk mund tė mos tė dridhen kėmbėt nga mendimi, se ndeshja do bėhej midis njė perandorie qė kishte thyer, pushtuar e shtruar kombe me numėr shumė herė mė tė madh se shqiptarėt e motit dhe me ushtri ca herė mė tė mėdha se ata qė luftonin nė krah tė heroit; njė perandori e cila nxirrte nė fushė betejė shifra ushtarėsh qė edhe sot kur bota ėshtė 20 herė mė shumė si popullsi, prapė janė numerikisht tė mėdha. E filloi sulmin ndaj shqiptarėve me ekspedita qė kapnin shifrėn 20 mijė ushtarė, pastaj 40 mijė, mė vonė 80 mijė derisa arritėn 150 mijė. Pra gati sa njė e treta e shqiptarėve qė kishte Skėnderbeu nėn sundim, nga fėmijėt e deri te pleqtė. A mendohet nė ditėt e sotme qė Shqipėria 3 milionėshe t’i rezistonte pėr 25 vjet rresht sulmit tė 1 milion ushtarėve amerikanė? Megjithėse krahasimet nuk qėndrojnė, aq mė pak ky pėr sa u pėrket vlerave qė pėrfaqėson ushtria amerikane pėr botėn dhe veēanėrisht pėr shqiptarėt, u bė sa pėr tė krijuar idenė e forcave nė fushė.
Por me sa duket ngjizėsi i kombit tė shqiptarėve, ishte ku e ku mė inteligjent sesa pasardhėsit e tij dhe dinte qė punės t’i gjente njeriun dhe jo tė kundėrtėn, ndaj nė mbrojtje tė kėshtjellės sė Krujės, linte gjithmonė Kont Uranin, i cili kishte eksperiencėn e luftimit nė Italinė e kohės dhe aftėsinė e nozullimit tė njė qyteti kėshtjellė edhe nė rrethim.
Ndėrkohė, repart bazė i Skėnderbeut ishte kalorėsia. Dhjetė mijė kalorės, nga tė cilėt tre mijė tė gardės personale, pėr tė cilėt siē thotė Andrea Frediani, studiues italian i historisė sė mesjetės, Skėnderbeu kujdesej personalisht pėr shėndetin, veshmbathjen, ushqimin, pagesėn dhe veēanėrisht stėrvitjen e tyre. Pikėrisht stėrvitja e tyre, ishte edhe ēelėsi i fitores sė Skėnderbeut. Stėrvitje gjatė gjithė periudhės sė vitit, ditėn dhe veēanėrisht natėn, edhe kur vendi nuk ishte fushėbetejė me turqit, ishte mėnyra pėr t’i mbajtur gjithmonė tė tendosura nervat dhe instinktet e kėtyre ushtarakėve, tė cilėt me gjuhėn e sotme do quheshin profesionistė. Marshime natėn, nė kushtet e errėsirės sė plotė, duke arritur tė zhvendosej nga njėra pikė nė tjetrėn me dyfishin e shpesh trefishin e shpejtėsisė nė njėzetekatėr orė sesa kundėrshtari; sulme natėn nė kampin armik, duke mos humbur lidhjet me sho-shokun, me synimin vrasjen e elementit komandues otoman, rrėmbimin e plaēkės dhe mė kryesorja moslėnien e shokėve pas, qė ishte njė ndėr ligjet e themelit tė kėsaj kavalerie. Tė pajisur lehtė, me njė kalėrim tė llojit tė vet pasi ishte njė praktikė e panjohur pėr kėtė kafshė dhe kėtė armė pėrdorimi nė terren malor e kodrinor; me njė sistem komandimi dhe lėvizjeje, qė ende duhet punė qė tė gjendet si bėhej nė atė kohė, pasi kavaleria shqiptare, sulmonte nė pika tė ndryshme, disa herė gjatė njė beteje, duke u bėrė faktori ēelės i fitoreve skėnderbejase, janė tė gjitha detajet qė e bėnė kėtė repart, tė jetė elitė nė ushtrinė shqiptare. Qenia e vetė Skėnderbeut njė kalorės, ka qenė patjetėr njė faktor qė ndikonte nė favorizimin e kėtij reparti nga ana e tij, por edhe njė shenjė e konceptit modern qė ai kishte pėr luftėn. Nėse rishtas do bėnim njė krahasim me kohėt e sotme, me kostot, kohėn dhe teknikat e avancuara qė pėrdoren pėr formėsimin e njėsive elitė, kėta kalorės do ishin si repartet e motorizuara nė ushtritė moderne, ndėrsa elementi njerėzor si trupat speciale tė marinsave amerikanė. Dhjetė mijė marinsa tė motorizuar me tanke e transportues tė blinduar, ultra tė trajnuar, janė njė fuqi goditėse e pashoqe, por edhe njė kosto nė mbajtjen e tyre. Aq mė shumė po tė pėrllogaritet nė raport me njė Shqipėri tė shkretuar nga luftėrat e pėrvitshme dhe njė popullsi tė mpakur, kavaleria me siguri ka qenė njė sakrificė mė vete pėr t’u mbajtur nė eficencė. Nė raport me tė sotmen, do ishte sikur ushtria shqiptare tė kishte 30 mijė forca speciale tė motorizuara dhe 45 mijė kėmbėsorė tė stėrvitur. Por nė fakt, mos tė entuziazmohemi, pasi kemi vetėm 14.500 ushtarakė ku pėrfshihen edhe pastrueset, dhe nga kėta vetėm njė kompani qė ėshtė nė Afganistan, mund tė krahasohet me parametrat luftarakė tė njė ushtrie moderne.
Nėse mendohet se kjo kavaleri ishte e suksesshme vetėm kundėr turqve, ekspedita e Skėnderbeut nė Itali, nė ndihmė tė Ferinandit II tė Napolit, biri i mikut tė tij, Alfonsit, ishte njė leksion pėr kėmbėsorinė dhe kavalerinė e rėndė tė princėrve apeninė, dhe njė tregues se ishte kavaleria mė e mirė e kohės. Siē shkruan Sabri Godo nė romanin e tij, “Skėnderbeu ju mėsoi italianėve se ēfarė ishte shija e gjakut”.
Tė mėsuara nė pėrplasje ushtarake ku mė shumė vlente manovra dhe pozicionimi i forcave, sesa rezultati faktik qė do dilte nga pėrplasja e tyre, italikėt shpesh ishin mėsuar qė ta mbyllnin betejėn me njė takim tė komandantėve ndėrluftues, ku humbėsi pranonte me fisnikėri disfatėn dhe pastaj arrihej marrėveshja, e cila kushtonte nė jetė njerėzore mė tė shumtėn nga tė mbyturit nė lumenj nga spostimi i trupave sesa nga shpata. Por nuk ishte kėshtu pėr kalorėsit e Kastriotit, i cili fitoren e konsideronte vetėm spastrimin e territorit nga kundėrshtari, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr dhe pėr kėtė nuk ngurronin tė silleshin me tė njėjtėn egėrsi dhe vendosmėri si kundėr spahinjve dhe akėnxhinjve turq. Edhe nė pushtimin e kėshtjellave, duke mos pasur kohė, sasi ushtarėsh, eksperiencė sulmi dhe mjete, nė mėnyrė gjeniale, praktikoi teorinė e tokės sė djegur, ku taktikisht duke tharė burimet e mbijetesės sė kundėrshtarit zvogėlonte rezistencėn e tij, ndėrsa nga pikėpamja strategjike i tregonte se lufta kishte kosto qė ishin mė tė rėnda se paqja.
Siē dhe hamendėson Kadareja te sprova e fundit e tij “Mosmarrėveshja”, nė kohėn e zhvillimit tė luftėrave tė udhėhequra nga ai vetė, me siguri Skėnderbeu ka qėndruar i tėrhequr dha aspak njė pjesėmarrės direkt nė betejė, qoftė pėr moshėn, qoftė pėr vlerėn qė kishte paprekshmėria e tij fizike pėr rezistencėn shqiptare, aq mė tepėr qė tė pakta kanė qenė betejat ballore tė tij kur fati i betejės ka qenė nė fije tė perit dhe duhej prania e tij. Padyshim qė i ka njohur teknikat e luftimit trup mė trup, pasi kėtė e vėrteton fakti se ushtria nėn komandėn e tij, me burime tė kufizuara njerėzore dhe gjithmonė inferiore numerikisht pėrballė kundėrshtarėve, mund ta balanconte diferencėn vetėm nėpėrmjet kualitetit tė lartė individual, tė cilat njė trupė ėshtė nė gjendje t’ia japė nėpėrmjet trajnimit njė komandant qė i njeh ato nė imtėsi. Por vėshtirė qė ai personalisht tė ketė qenė pjesėmarrės nė luftime direkte, aq mė tepėr po tė mendosh qė komandantėt e trupės kalorėsiake dhe kėmbėsore, ishin qė tė gjithė, nė llojin e vet, yje tė taktikės, pasi nė tė kundėrt sado gjenial tė ishte Skėnderbeu, nuk mund tė arrihej fitorja pa njė zinxhir komande perfekt dhe qė e kuptonin nė fluturim mendimin e prijėsit. Ashtu siē nuk do ishte Napoleoni pa gjeneralėt e tij Nei, Murat etj., ashtu nuk do ishte edhe ky Skėnderbe qė njohim pa Kont Uranin, Moisiun, Hamzain etj.
Skėnderbeu ka qenė edhe njė njohės i teorive dhe historisė ushtarake jo vetėm tė otomanėve, nė radhėt e tė cilėve shėrbeu dhe tė cilėt kishin akumuluar nė vetvete trashėgiminė e popujve kalorės tė lindjes, por edhe tė diturisė sė Bizantit dhe Romės.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante