Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-11, 19:23   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mit i gjenezės dhe gjithėkohėsisė

Qoftė pėr shkak tė sasisė sė madhe tė informacionit nė ditėt e sotme, kohės sė pakėt tė njerėzve dhe tė interesave tė shumėllojshme tė publikut, ashtu edhe pėr shkak tė hijes sė obskurantizmit qė ka lėnė nė memorien e perėndimorėve ish-Perandoria e Bizantit, pak ka qenė e studiuar nga shkencat humane trashėgimia administrative, diplomatike dhe mbi tė gjitha ajo ushtarake e Bizantit. Duke harruar qė Bizanti ishte vazhdim i Perandorisė Romake tė Lindjes, shumė nuk e dinė qė teoria ushtarake mbi tė cilėn bazohej Bizanti ishin elaborim i teorive romake tė luftimit, e aplikuar dhe zhvilluar nė pėrballjen qė kjo perandori nė njė mijė vjetėt e ekzistencės sė saj pas rėnies sė Perandorisė Romake tė Perėndimit, ishte e detyruar tė bėnte me popullsitė kalorėse qė vinin nga stepat. Pavarėsisht se sa e ēuditshme duket, por deri nė shpėrbėrjen e saj me rėnien e Kostandinopojės, nė ushtrinė bizantine, komandat jepeshin nga oficerėt nė latinisht, megjithėse kėtė gjuhė tashmė askush nuk e kuptonte. Manuali ushtarak, qė ishte baza e stėrvitjes sė trupės, ishin traktatet e quajtura “Strategikon” tė atribuuara perandorit Maurizio dhe mbaruan sė mbledhuri nė intervalin 592-610. Kėto manuale nė vetvete kishin marrė fillesėn e tyre nga “Arti i luftės” i Vegezios, por ishin shumė mė profesionale sesa ato.
Disa perandorė bizantinė shkruan mė vonė traktatet e tyre, me shkas nga eksperienca e tyre dhe e paraardhėsve nė terren, por ndėr mė tė dėgjuarit, i cili pėrmblidhte eksperiencėn e Bizantit nė luftė kundėr invazorėve kalorės qė vinin nga Lindja dhe veēanėrisht me emirėt dhe sulltanėt e fesė sė re qė kishte lindur nė kufijtė e tyre, ėshtė e perandorit Niqifor Foka e titulluar “De Vellitatione Bellica Nicephori Augusti”: Tėrheqje taktike; sulme natėn; prita; shfrytėzimi i terrenit malor dhe futja e kundėrshtarit nė gryka tė ngushta pėr tė ulur epėrsinė numerike; zėnia e pusive trupave inskursioniste kur ishin nė kthim nė kampin e tyre, pikėrisht nė kohėn kur ishin tė lodhura dhe mė pak vigjilente; ndėrtim i fshatrave kufitare qė shėrbenin si baza nisje tė inkursioneve guerilje tė banorėve kundėr invazorėve, vendosja nė pika zotėruese ku perimetri i vendbanimit tė ishin faqet e trasha dhe pa dritare tė mureve tė shtėpive periferike dhe ku hyrja nė fshat tė ishte vetėm nėpėrmjet njė shtegu tė ngushtė, ku vėshtirė tė ndėrmerrte aventurėn pėr t’u futur ndonjė repart i shkėputur i ushtrisė armike; ndjekja e invazorit nga skuadra zbuluesish gjatė marshimit tė tij, tė cilat njoftojnė komandantin suprem; sulme natėn, kur forca numerike e sulmuesve rritet nė imagjinatėn e kundėrshtarit nga mungesa e informacionit viziv dhe britmat e sulmuesve, dhe gjithashtu pluhuri i ngritur nga galopi i kuajve nuk ėshtė i mundur tė shikohet dhe nuk lejon kundėrshtarin tė diktojė sulmuesit nė distancė; njė disiplinė e hekurt dhe njė stėrvitje e vazhdueshme, mė e madhe se nė njė ushtri tė zakonshme; sulme tė vazhdueshme mbi praparojėn dhe ndėshkim i inskursionistėve qė shkėputen pėr tė plaēkitur fshatrat, nėpėrmjet pritave, duke varfėruar kėshtu furnizimin e tyre nga plaēkitjet. Qė tė gjitha kėto duket se janė njė histori e taktikės sė Skėnderbeut, por e shkruar 500 vjet pėrpara. Po ashtu, nė libėr kėshillohet shmangia e betejave ballore me njė armik i ndezur nga zjarri fetar si ai i otomanėve nė ato vite, i cili ngutet tė shkojė nė botėn tjetėr dhe qė ka rezerva tė pashtershme njerėzore, krahasuar me popullsitė e mpakura tė Bizantit dhe nė rastin tonė Arbėrisė. Pėrkundrazi, bjerrja e vullnetit dhe demoralizimi i idealistėve tė islamit, ishin kėshillat e Focas, si pėrmbledhje e luftėrave tė Bizantit dhe tė cilat paraardhėsi ynė i ndritur i aplikoi nė mėnyrė gjeniale.
“Lufta nė vijėn e kufirit kėrkon marshime nė kėmbė dhe shumė ditė mbi shalėn e njė kali. Morali ėshtė i rėndėsishėm nė ēdo formė luftimi, por ėshtė mė shumė nė njė luftė kufitare, pasi pjesa mė e madhe e pėrleshjeve zhvillohet nė mėnyrė autonome nė skuadra dyshe, katėrshe, gjithsesi nė njėsi tė vogla, larg syve vėzhgues tė oficerėve superiorė. Ndaj pėr tė mbajtur lart moralin, duhet imponuar njė disiplinė e ashpėr qė ndalon dembelizmin, rrugaēėrinė, pijen, por duhen dhėnė edhe shpėrblime mbi sasinė e pagės tė premtuar nė momentin e rekrutimit”, kėshillon perandori bizantin nė traktatin e tij. A nuk duken kėto si njė manual i shkruar nga Skėnderbeu, dhe i aplikuar nė mėnyrė gjeniale nė terrenin shqiptar?
Dhjetė vjet pas vdekjes sė tij dhe pas rėnies sė Shkodrės, kėta kalorės, qė thirreshin “stratiotė”, do zbarkonin nė Itali, dhe do ishin tė preferuarit e Republikės sė Venedikut nė rastet kur “Serenisima” pėrballej ushtarakisht me kundėrshtarėt e saj. Ja si pėrshkruhen nga bashkėkohėsit dhe tė cituar nga studiuesja veneciane Lucia Nadin: “Pak prej tyre qenė katolikė, ndėrsa shumica ishin ortodoksė dhe mblidheshin nė kishėn e Shėn Vlashit... dihen mirė antipatitė reciproke midis stratiotėve shqiptarė dhe atyre grekė, dhe asnjėri nuk pranon tė jetė nėn komandėn e tjetrit”. Ndėrsa Luigi da Porto, nė veprėn e tij “Shkrime Historike”, shkruan: “Ushtarėt e Dominik Buziqit (prijės arbėr), harbonin nga Udine nė Viēencė e Basano me kuaj tė shpejtė si era, duke kaluar nė shtigje e vahe tė panjohura, dhe arrinin tė ktheheshin nė kamp nė mbrėmje pasi kapėrcenin lumin Adixhe e Minēino dhe kaptonin male tė ashpra, duke u lėshuar si shigjetė mbi armiqtė duke shkaktuar dėme tė mėdha. Ishin rezistentė si askush tjetėr dhe kishin aftėsi tė jashtėzakonshme tė duronin urinė, etjen dhe pagjumėsinė. E admirueshme ishte aftėsia e tyre pėr tė pėrshkruar vende tė panjohura e pėr t’u orientuar nė rrugė tė panjohura e tė papėrdorura”.
Po ashtu, teknikat e bizantinėve pėr marrjen e kėshtjellave, siē ishin ndotja e ujit me kavje tė infektuara, gjuajtja me katapulta e mbrojtėsve tė kėshtjellės, hapja e llagėmeve nėntokėsore, dhe shumė teknika tė tjera, i shėrbyen Kastriotit pėr tė nxjerrė mėsime dhe mos lejuar qė t’i pėsonte nė kurriz.
Nėse ndokush mendon se kėto i ulin vlerat heroit tonė, duhet tė rikujtojė thėnien e njė gjeniu tjetėr tė armėve, i cili ėshtė shprehur se: “Asnjėherė nuk kam shpikur ndonjė rrugėzgjidhje ose plan beteje. Gjithmonė kam bėrė atė qė mė kanė sugjeruar gjeneralėt e mi, thoshte Napoleoni. Gjenia ime qėndronte se zgjidhja gjithmonė kėshillėn e duhur pėr problemin qė kisha”.
Po ashtu sistemi informativ i Kastriotit ishte njė nga mė modernėt e kohės. Duke shfrytėzuar shqiptarėt qė banonin nė perandorinė e sapoformuar, si dhe nga korruptimi me anė tė parasė, Skėnderbeu ishte nė gjendje tė vihej nė dijeni gati nė kohė reale se kur fillonte mobilizimi i trupave turke qė nė bazat e tyre nė Turqi, si dhe ndiqte hap pas hapi marshimin e tyre duke i dhėnė mundėsi vetes tė bėnte atė qė ēdo komandant ushtarak ėndėrron: Tė zgjedhė kohėn dhe vendin e betejės.
Nė vitin 1463, nėn presionin e aleatėve tė tij tė lodhur nga luftėrat, Skėnderbeu nėnshkroi njė paqe 10-vjeēare me Muhametin II, i cili kėshtu kishte neutralizuar kundėrshtarin e tij mė tė frikshėm e tė pamposhtur. Por nėn premtimin e Papa Piu II pėr njė kryqėzatė, ku udhėheqės do ishte Skėnderbeu, Kastrioti e prishi paqen. Papa i pati premtuar edhe kurorėzimin e tij si mbret i Arbrit, premtim i cili mesa duket ishte kryesori qė e shtyu tė prishte paqen dhe t’u kallė nė Ohėr mė 14 gusht tė 1964-s njė disfatė tjetėr otomanėve. Por Papa vdiq, dhe bashkė me tė edhe kryqėzata dhe ėndrra e Skėnderbeut pėr t’u bėrė mbret i Arbrit.
Ėshtė shpirtvogėlsi tė mendosh se Kastrioti e donte titullin pėr egon e tij personale, duke menduar qė tashmė ishte rreth tė 60-ave, moshė gati dyfish mė e madhe se jeta mesatare e burrave tė asaj kohe, ēka kuptonte njė takim tė afėrt me vdekjen, dhe aq mė pak pėr njė njeri qė me fitoret qė kishte korrur nė fushėbeteja, e krahasonin me gjeneralėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai kishte gėzuar mė tepėr pushtet e lavdi se shumė mbretėr dhe u kishte pėrdhosur titullin dy perandorėve, ndaj vėshtirė tė ishte ambicioz pėr veten. Por si ēdo bashkėkohės, me siguri mendonte se titulli mbret do t’i siguronte vazhdimėsinė djalit tė tij dhe nė njė farė mėnyre edhe vetė Arbėrisė, qė mos tė zhdukej nga faqja e dheut. Gjeniu i fushėbetejave, i cili preferonte tė quhej princ i Arbrit dhe i Epirit, duke vulosur kėshtu gjenezėn iliro-epirotase tė arbėrve nuk kishte si ta dinte se me veprėn e tij, kishte bėrė tė pazhbėshėm njė komb, i cili pėr 434 vjet u duroi gjithė trysnive dhe rilindi nė fillimin e shekullit tė 20. Pak gjėra ka trashėguar kombi i sotėm nga paraardhėsit e tij zulummėdhenj: Shpesh preferojnė paqen edhe kur ajo nuk ka nder; sillen si burracakė edhe kur nuk i kėrcėnon vdekja; i bėhen urė mė tė fortit dhe presin qė e mira t’ju dhurohet pėr gjynah dhe jo ta marrin se u takon; tremben t’i kthejnė fjalėn grekut dhe i kanė lėshuar edhe Epirin, ndėrkohė qė princi i tyre emblemėn e Epirit e mbrojti kundėr njė perandorie, ndėrsa fqinjėt e tij lėvdonin Perėndinė qė tėrbimi osman nuk binte mbi ta; por tė paktėn pranimi nė gjenezėn e tyre tė njeriut qė i tregoi botės se liria ėshtė e ēmuar si pėr tė madhin po aq edhe pėr tė voglin; se megjithėse prijės i njė populli tė vogėl i dha krah e shpatė qė t’i bėnin turqit tė gėlltisnin pėr 25 vjet arrogancėn e tyre bashkė me dhėmbėt e thyer; se njė ēėshtje e drejtė mund tė mbrohet dhe tė jetė kauza e popujve tė vegjėl; tė lėnė tė shpresosh se njė ditė do t’i ngjajnė burrit tė madh qė sot ka 533 vjet i ikur nga kjo botė, po qė emri do t’i dėgjohet edhe pėr shumė kohė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė