Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 15:55   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Horoskopi Kinez

Majmuni
( 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 )



Viti i ri ju gjene te lodhur. Pa ndonje arsye konkrete ju ndiheni te lodhur dhe teper te stresuar.
Ndoshta do t’ju ndihmonte te degjonit qe viti i ri per ju do te shkoje mire, dhe kjo periudhe stresi dhe lodhje nuk do te zgjase pergjithmone. Por kjo ama nuk varet vetem nga yjet, pasi e keni edhe ju ne dore.

Duhet te tregoheni optimiste dhe te mos e leshoni veten.

Nuk keni arsye per tu treguar pesimiste pasi gjithshka pritet te shkoje mire per ju kete vit te ri. Ne gjashte muajt e pare te vitit duhet te merreni me shume gjera qe duhen vene ne vend, por kjo nuk duhet te jete e veshtire per ju duke qene se duhet te mendoni per lehtesimin qe do te vije me pas.

Me partnerin pritet qe te keni nje marredhenie te mrekullueshme gjate gjithe vitit dhe ai do te jete mbeshtetja juaj kryesore ne cfaredo pune apo aktiviteti qe do te ndermerrni.

Ne muajt e fundit te vitit, nje miku juaj do ju shprehe mirenjohjen per dicka qe keni bere ne te mire te tij. Ne fund te vitit te jeni te sigurt qe do te ndiheni krenare nga vatja juaj. Dhe beni mire, pasi gjate gjithe vitit do te punoni shume per rezultatet qe do te mund te mblidhni ne fund.

Pra, ky vit per ju, megjithese nuk do ta nisni me entuziazem, parashikohet nje vit shume i mbare.



Gjeli
( 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017 )



Ky nuk do te jete nje nga vitet me te kendshem per ju. Qe ne muajt e pare te vitit ju presin disa probleme shendetesore. Jo probleme te medha, por gjithsesi shqetesuese.
Sidomos per te lindurit ne stinen e pranveres. Ju duhet te tregoheni me te kujdesshem me shendetin tuaj sepse gjithshka ndodh per shkak te mungeses se kujdesit nga ana juaj.

Por mos u shqetesoni, se me kalimin e fillim-vitit gjerat do vijne duke u permiresuar. Priten oferta te mira per pune per ata qe jane te papune, dhe ngritje rroge ose ngritje ne detyre per ata qe e kane nje pune.

Muajt e veres do duhet te gjeni kohe per veten tuaj qe te qetesoheni dhe te merrni veten plotesisht nga pasojat qe ju kane lene problemet me shendetin. Ne marredheniet ne cift dhe ato familjare, nuk keni asgje per tu shqetesuar, pasi gjithshka do te shkoje me se miri.

Mund te priten disa probleme apo debate te vogla ne periudhen tetor dhe nentor, por debate keto pa ndonje rendesi te madhe dhe qe do te zgjidhen shume shpejt. Pra, viti 2011, pervec ndonje problemi te vogel me shendetin, te cilin mund te mundoheni ta evitoni, do te jete nje vit i begate per ju.



Qeni
( 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018 )



Ky vit i ri pritet te niset me lajme te mira per te linurit ne vere dhe ne dimer, qe ne muajin e pare te tij. Te linurit ne pranvere dhe ne vjeshte, lajmet e mira kete vit duhet t’i presin andej nga muaji shtator.
Kete vit, ju shfaqeni tek koleget dhe tek miqte tuaj shume i disponueshem dhe i kuptueshem, dhe ata shohin tek ju dike tek i cili mund te qajne hallet apo tu kerkojne ndere.

Kjo eshte gje e mire por duhet te keni kujdes se mos kalohet masa, pasi vertet eshte mire qe t’i ndihmoni te tjeret,por po u kalua kufiri i duhur, lini veten tuaj pasdore dhe ju duhet te evitoni qe te beni kete gabim. Mundohuni qe te mesoni t’i balanconi gjerat dhe marredheniet dhe mos u beni me altruist nga sa duhet.

Gjithashtu duhet te kujtoni qe edhe partneri juaj ka nevoje per vemendje dhe aq me teper per perkedhelje. Marredhenia juaj dashurore pritet te jete e zjarrte gjate gjithe vitit por me ndonje ulje ngritje te vogel per shkak te mosvemendjes tuaj ndaj parterit.

Duhet te keni gjithashtu pak kujdes me shpenzimet e parave, sidomos ne muajt e veres pasi do te ndiheni shume te tunduar per te bere shpenzime. Mundohuni te permbaheni. Pra, per kete vit nuk mund te thuhet se do te jete nje vit i keq, por vetem qe eshte nje vit ne te cilin ju duhet te tregoheni te kujdesshem.



Derri
( 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019 )



Mundohuni te mos jeni shume te hapur me te gjithe, pasi jo gjithkush ju do te miren. Kjo vlen me shume per te lindurit e stines se veres, pasi te linurit e stines se veres jane ata te cilet jane me te predispozuar per te qene me “llafazane”.
Keshillohet qe te ndermerrni ndonje sport apo aktivitet fizik, per te shkarkuar stresin dhe per te mbajtur veten ne forme.

Niseni qe ne muajt e pare te vitit, dhe ne vere do te filloni patjeter te shihni rezultatet dhe te ndieni kenaqesine e formes tuaj te re. Gjithshka ju duhet eshte vetem pak vullnet dhe durim. Ju e keni zakon t’i kerkoni rezultatet qe ne ditet e para pasi nuk shquheni per durim, por si thote ajo shprehja: “Roma nuk u ndertua per nje dite!”.

Perseritjani vetes kete, here pas here dhe do ta keni me te lehte. Me familjaret duhet te tregoheni te durueshem pasi edhe ata kane problemet e tyre dhe ju nuk duhet qe gjithmone tu ngarkoni persiper edhe problemet tuaja .

Por kur e keni te nevojshme nje ndihme prej tyre, mos hezitoni ta kerkoni, pasi ata jane te gatshem t’ju ndihmojne. Pra, nese nuk tregoheni mendjelehte dhe keni pak vullnet e durim, viti 2011 do te jete nje vit i mrekullueshem per ju.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė