Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-11, 21:17   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Nė bisedime me Serbinė, delegacioni i Kosovės pranon kompromisin nė dėm tė pavarėsisė sė vendit Zėvendės-kryeministrja Edita Tahiri, kryesuese e ekipit tė Kosovės nė bisedime me Serbinė, nė njė intervistė pėr “Koha Ditore”, ka pranuar edhe lėshimet qė i ka bėrė Serbisė, duke arsyetuar se kjo qenka njė marrėveshje evropiane pėr ta ofruar Serbinė dhe Kosovėn nė BE. Edita Tahiri, e cila flet pėr marrėveshjen, sikur Kosova tė ishte njė ēiflig i saj, ka bėrė tė ditur se lėvizja e lirė, ēėshtja e tregtisė sė lirė, ēėshtja e telekomunikacionit, e energjisė, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile, janė gjashtė ēėshtjet, pėr tė cilat Kosova dhe Serbia do tė arrijnė marrėveshje gjatė muajit korrik. >>> Sipas marrėveshjes, qė pritet tė arrihet, me pajtimin e Edita Tahirit, sigurisht edhe me bekimin e Qeverisė sė Kosovės,(!) duke anashkaluar Kuvendin, qytetarėt e vendit tonė do tė mund tė udhėtojnė nė Serbi, vetėm me letėrnjoftim. Ata nuk guxojnė ta tregojnė pasaportėn e tyre, meqė Serbia shqiptarėt e Kosovės i trajton si qytetarė tė vet, dhe kjo, pėr Edita Tahirin dhe njė segment tė Qeverisė sė Kosovės duket se ėshtė e pranueshme, ashtu sikur do tė jetė e pranueshme pėr ata shqiptarė, qė janė pajisur nė tė kaluarėn dhe hiq pa tė keq pajisen edhe sot me pasaportat e Serbisė. Ujdia mes dy delegacioneve nė bisedime parasheh qė Doganat e Kosovės tė mbajnė vulat “Dogana e Kosovės”, dhe nė dokumentet pėrcjellėse, kurdoherė tė anashkalohet fjala “Republikė”. Qytetarėve serbė tė Kosovės do t`u hiqen tabelat e Serbisė, por do t’u mundėsohet mbajtja e tabelave me targat KS tė kohės sė UNMIK-ut, meqė veriu i vendit edhe ashtu nuk qeveriset nga Republika e Kosovės. Serbia, ka arritur qė fjalėn “Republikė” ta heq nga marrėveshja, duke pranuar emėrtimin “Kosovo” qė shėnon provincėn e Serbisė, tė cilėn Beogradi zyrtar e trajton si pjesė integrale edhe me kushtetutėn nė fuqi, nė tė cilėn mbėshtetet Beogradi zyrtar nė bisedime me delegacionin e Kosovės. Kjo marrėveshje na sjellė nė kujtesė kohėn e ndėrrimeve kushtetuese, nė vitin 1988-1989, kur Serbia kishte filluar t’ia kufizonte Kosovės autonominė dhe disa politikanė poltronė e shpirtshitur, si: Rrahman Morina, Kolė Shiroka, Ilaz Ramajli, Syrja Popovci e tė tjerė deklaronin se Kosova nuk po humbet asgjė, pėrkundrazi po e forconte pozitėn e saj nėn Serbi. Duket se zonja Tahiri dhe tė gjithė ata qė janė tė gatshėm tė pranojnė kėtė kompromis tė turpit, nė dėm tė pavarėsisė sė Kosovės, kur Beogradi zyrtar trumbeton se Serbia kurrė nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, nuk janė tė vetėdijshėm as tė pėrgjegjshėm pėr aventurat e tyre, nė tė cilat ata do tė jenė tė parėt qė do tė pėsojnė. Edhe njė kompromis tjetėr po ndodh para syve tanė, ashtu sikur kompromisi pėr pakon e Ahtisarit, pėr tė cilėn kreu i atėhershėm dhe i sotėm Kosovės kishte pranuar se nėn presionin ndėrkombėtar ishte arritur njė kompromis i dhembshėm, por pa harruar tė pėrmendte se ky do tė ishte edhe kompromisi i fundit. Koha po tregon se me kėtė klasė politikanėsh poltronė, kompromiset janė tė vetmet tė arritura tė tyre, gjithsesi nė dėm tė interesit kombėtar tė Kosovės, por nė pėrforcim tė pozitave tė tyre dhe tė favoreve qė do t’ iu sjellė edhe ky kompromis, edhe pse zonja Tahiri po mundohet tė na bind se nuk ėshtė fjala pėr kompromis, por pėr disa lėshime, pėr njė fasadė e ngjashme me “shminkėn” e saj pėr tė fshehur moshėn e pleqėsisė, e cila nuk fshihet dot me asnjė lloj “shminke” dhe as me mbajtjen e fytyrės nė pozitė tė ngrirė me turirin e hequr para. Kompromiset nė dėm tė interesit kombėtar tė Republikės sė Kosovės, nuk mund tė kalojnė pa ndėshkimin qytetar, qoftė me revolta e protesta, qoftė me zgjedhje tė jashtėzakonshme, nė instancė tė fundit pse jo edhe me kryengritje tė armatosur. Kosova nuk ėshtė ēiflig i njė pashai as i pashallarėve tė sotėm, nuk ėshtė as banovinė serbe, sikur ishte nė kohėn e Sinan Hasanit e Azem Vllasit, nuk ėshtė as vilajet i errėt dhe pa identitet kombėtar, sikur e pėrcakton pakoja e zezė e Ahtisarit. Kosova, mė 17 janar 2008 ka shpallur pavarėsinė, tė cilėn e kanė pranuar 76 shtete tė botės dhe tė gjithė ata qė pėr pėrfitime tė ndryshme politike, pranojnė t’i bėjnė kompromise Serbisė, qoftė edhe duke qenė tė shantazhuar, bėjnė gabime fatale pėr veten e tyre, sepse gjaku i derdhur pėr liri nuk bėhet ujė, as “shlivovicė” Shumadie pėr tė ngrehė dollinė e pajtimit, pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė rajon, nė dėm tė Kosovės dhe tė shqiptarėve pėrgjithėsisht. Kompromisi, nė rastin konkret pėrforcon idenė e domosdoshmėrisė sė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė Ballkan, ashtu sikur kompromisi i vitit 1989, i degradimit tė autonomisė, qė ēoi nė formimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ēlirimin nga Serbia hegjemoniste, okupatore, nė qershor tė vitit 1999. Tė gjitha rrugėt e trojeve shqiptare sot ēojnė drejt Prizrenit, kryeqytetit historik tė bashkimit kombėtar, Piemontit ende tė mbetur peng tė shqiptarisė. Sot, ky qytet i lashtėsisė dardane, anė e kėnd ėshtė stolisur me flamujt kombėtar, nė pėrkujtim dhe mos-harrim tė Motit tė Madh, tė 133-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Atėbotė kreu intelektual dhe ushtarak i kombit, nga jugu nė veri nga lindja nė perėndim, ishte dyndur nė Prizren pėr tė demonstruar mendjen dhe fuqinė kombėtare dhe pėr t’i bėrė me dije Lindjes e Perėndimit se toskė e gegė e katėr vilajetet tok e pėrbėnin Shqipėrinė e vėrtetė dhe jo shprehjen gjeografike, as Turqinė evropiane. >>> 133 vjet mė parė, kreu i Lidhjes shpalosi programin e qartė kombėtar, me kėrkesa programatike, tė cilat u pranuan unanimisht si domosdo historike nė rrethana tė caktuara kohore, pėr ta ruajtur kombin, gjuhėn territoret, qė po i grabitnin fqinjėt me lejen e Turqisė dhe me bekimin e qarqeve antishqiptare tė Evropės e mė gjerė. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i vuri themelet kombėsisė shqiptare, e cila pėr qindra vite nė robėri rrugėn e gjatė dhe tė mundimshme tė historisė e kishte ēarė me kryengritje tė njėpasnjėshme, duke ruajtur njėsinė etnike, gjuhėsore e fetare dhe duke luftuar nė tė katėr anėt, pėr tė mbrojtur katėr vilajetet, Vilajetin e Janinės, tė Manastirit, tė Shkodrės dhe tė Kosovės. Tubimi historik nė Prizren, mė 10 qershor 1878, i kryesuar nga Abdyl Frashėri, Imer Prizreni dhe rreth 300 delegatė nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, shėnoi kthesėn mė tė rėndėsishme kombėtare tė kohės, nė njė moment vendimtar historik, kur fati i kombeve nuk varej nga e drejta e natyrshme pėr vetėvendosje, por nga konferencat dhe pretendimet kolonialiste tė krerėve politikė dhe ushtarakė tė Evropės e tė Azisė. Aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, edhe pse u lanė me gjak nė vitin 1881, ato u bėnė burim frymėzimi nė betejat nė vazhdim, deri kur Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Edhe pas copėtimit tė Shqipėrisė nga gjitonėt grabitqarė dhe nga Fuqitė e Mėdha kolonialiste tė Evropės e tė botės, Lidhja Shqiptare e Prizrenit rrezatonte besė-betimin pėr bėrjen e Shqipėrisė, njė dhe tė pandarė. Programi kombėtar i Lidhjes, mbeti alfa dhe omega e angazhimit dhe luftės sė tė gjithė patriotėve shqiptarė deri nė Epokėn e Legjendarit Adem Jashari, deri nė ditėt tona, kur kanė dalė nė sipėrfaqe forca retrograde, qė pretendojnė tė na kthejnė prapa, qė pretendojnė tė krijojnė kombe e gjuhė mushke, qė pretendojnė tė na shlyejnė trurin nga e kaluara lavdiplote. Sot, nė Prizren u rishfaq idealizma shqiptare, e stolisur kuqezi, jo pėr tė demonstruar ekskluzivitet, as pėr tė thirrur nė ndihmė “shpirtėrat e sė kaluarės”, as pėr tė zgjuar “demonėt”, por thjesht pėr tė pėrkujtuar hapin historik qė kemi bėrė prej vitit 1878 e deri sot dhe pėr t ia bėrė me dije, UNMIK-ut, EULEX-it, Serbisė dhe BE-sė, se ne jemi kėtu, ashtu sikur kemi qenė 133 vjet mė parė, ashtu sikur kemi qenė 1330 vjet mė parė. Dhe do tė jemi kėtu e gjithandej nė trojet shqiptare me bukė, kripė e zemėr, derėhapur pėr mikun e sinqertė, por barotin e thatė pėr tė gjithė ata qė synojnė tė na kthejnė prapa, nė ferrin skėterrė tė sė kaluarės. Realizimi i plotė i aspiratave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, sot ėshtė mė afėr se kurrė mė parė. Ora e historisė po shėnon tik-taket e pandalshme tė vullneti fisnik tė njė populli. i cili edhe pse i ndarė nė pesė shtete, nuk u gjunjėzua, as gjunjėzohet dot, derisa tė realizojė qėllimin qė kanė realizuar kombet e tėrė botės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė