Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-11, 09:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Ekuacioni me tri tė panjohura





Tri marrėveshje, qė u ngjasojnė formulave me tri tė panjohura, tė arritura si rezultat i dialogut Prishtinė-Beograd, vazhdojnė tė jenė tema qendrore tė debateve e diskutimeve nė qendrat e kėtushme politike. Pėrmbajtja e tyre mbetet e panjohur pėr institucionet e Kosovės, pėrjashtuar kėtu kabinetin e kryeministrit dhe atė tė zėvendėskryeministres Edita Tahiri.

Opozita kėmbėngul qė qeveria t’i sjellė ato marrėveshje nė Kuvend dhe t’i shpalosė nė detaje pėrmbajtjet e tyre. Por, partia mė e madhe nė pushtet, PDK-ja, i vlerėson si pozitive kėto marrėveshje, pavarėsisht faktit se ato janė tė panėnshkruara dhe ende nuk dihet pėrmbajtja e saktė e tyre, shkruan Zėri.

Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės, Xhavit Haliti, thotė se opozita ėshtė e prirė tė kritikojė. Por, sipas tij, kėto marrėveshje shėnojnė pėrpjekjet e para tė Kosovės dhe Serbisė qė t’i normalizojnė marrėdhėniet aspak tė mira pėr vite tė tėra.

Partia mė e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk i cilėson fare marrėveshje, por konkluzione arritjet e fundit nė dialogun Kosovė-Serbi nė Bruksel.

Deputetja e LDK-sė, Vjosa Osmani, thotė se vetė organizatori dhe ndėrmjetėsuesi i bisedimeve, Bashkimi Evropian, nuk po i quan ato marrėveshje, por konkluzione.

Ajo thotė se procesi i bisedimeve i ka definuar qartė pėrftimet e Serbisė, por jo edhe tė Kosovės, e cila nė kėtė rast, sipas saj, vetėm po e ndihmon Serbinė nė rrugėn e saj drejt BE-sė.

Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca thotė se marrėveshjet e Brukselit u ngjajnė marrėveshjeve gjentėllmene. Ai i cilėson kėto si marrėveshje tė njėanshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn.

Nė anėn tjetėr Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vlerėson se pėrmbajtja e marrėveshjeve nuk ėshtė bėrė publike, ngase ajo qė u tha publikisht nuk shtjellon nė thelb se pėr ēfarė janė pajtuar Prishtina dhe Beogradi nė marrėveshjet e tyre tė panėnshkruara.

Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputeti i kėsaj partie, Burim Ramadani thotė se kryenegociatorja Edita Tahiri dhe qeveria, duhet tė dalin para Kuvendit dhe tė prezantojnė ēdo detaj tė kėtyre marrėveshjeve nė mėnyrė qė ato tė mund tė zbatohen.

Kryenegociatorja Edita Tahiri, ka bėrė tė ditur se zbatimi i marrėveshjeve nėn mbikėqyrjen e BE-sė fillon nga 1 nėntori, duke mos e pėrmendur ratifikimin e tyre nė Kuvend, siē po kėrkon opozita.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė