Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 12:45   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

RILINDJA 27.05.1992
KONFLIKT I ARMATOSUR NĖ LESHAN TĖ PEJĖS U VRA NJĖ QYTETAR SHQIPTAR DHE NJĖ MILIC
U vra Tahir Lush Berisha, 23 vjeēar nga Leshani i Pejės dhe milici Sllavolub Bogosavleviq, 25 vjeē dhe u plagos rėndė milici tjetėr Branisllav Ēekerliq.- Pos arrestimit tė nėnės sė Tahirit dhe vėllėzėrve e kushėrinjve tė tij u arrestuan dhe u maltretuan edhe shume qytetarė tė tjerė qė nga Kliqina e deri nė Pejė.- Ēfarė do tė ketė qenė nata e mbrėmshme nė kėtė fshat e rajon, kur ai mbeti i rrethuar nga forca tė mėdha policore e nė anėn tjetėr dėshmitarėt thonė se serbėt e vendbanimeve pėrreth janė mobilizuar dhe po armatosen?- Kėtė fshat dje e vizitoi edhe senatori belg Wili Keppers dhe veprimtarėt kosovarė Leshani i Pejės, dje, pas konfliktit tė armatosur qė, siē thonė dėshmitarėt, po edhe komunikata e milicisė serbe, ndodhi parmbrėmė rreth orės 3 pas mesnate, ku u vra Tahir Lush Berisha, 23 vjeē, arsimtar i artit nga Leshani dhe milici Slavolub Bogosavleviq, 25 vjeē, nga Poterēi i Klinės, si dhe u plagos rėndė milici tjetėr Branislav Ēekerliq (qė tė dy milicė nė stacionin e milicisė nė Kliqinė afėr Pejės), i ngjante ferrit. Nė orėn 11, kur ekipi i reporterėve tė „Rilindjes“ arriti nė Leshan, aty vėrehej njė qetėsi varri. Nė rrugėt e fshatit nuk kishte njeri tė gjallė e as milicė. Atmosferė e tillė ishte nė kėtė kohė edhe nė fshatrat pėrreth dhe gjendja e tendosur vėrehej deri nė Pejė. Ishte vėshtirė tė gjendej njeri dhe pėr rrėfim. Pas shumė bredhjeve dhe kontaktit tė parė me
banorėt e fshatit, arritėm tė mėsojmė se ngjarja ndodhi, dje nė mėngjes, kur siē sypozohej, i ndjeri kthehej nė shtėpi nga vendi i votimeve, ku ishte bėrė numėrimi i votave tė zgjedhjeve tė sapo pėrfunduara nė Kosovė. Askush nuk di si filloi dhe si u krye kjo ngjarje tragjike. Vendėsit thonė se kanė dėgjuar krisma armėsh, pas tė cilave nuk u ėshtė lejuar tė dalin nga shtėpitė. Deri nė ora 8 tė mėngjesit, policia e ka mbajtur tė rrethuar fshatin, ndėrsa mė vonė ka filluar hyrja e policisė nėpėr shtėpi, arrestimet, maltretimet e rrahjet. Me kėtė rast, sipas fjalėve tė dėshmitarėve, pas bastisjes sė
shtėpisė sė tė ndjerit, milicėt arrestuan nėnėn e tė vrarit, Shkurte Berishėn-70 vjeē dhe dy djemtė e saj Skėnderin, 30 vjeē dhe Maxhunin 20 vjeē. Pos kėtyre u arrestuan edhe mixha i viktimės, Murati, 67 vjeē dhe djemtė e tij Shaqiri dhe Enveri 27 vjeē dhe Fadili 23 vjeē. Pas kėtij arrestimi, kushėrinjėt dhe fqinjėt e Tahir Lush Berishės deshėn tė organizojnė pritjen pėr ngushėllime, mirėpo, arriten 4 autoblinda, 8 vetura tė ndryshme tė mbushura me policė, tė cilėt ndėrhynė nė shtepinė e Idriz Xhemajlit, ku ishte organizuar pritja e ngushėlluesve dhe me atė rast rrahėn rėndė tė zotin e shtepisė, pastaj Ali Osmanin, 70 vjeē, Nimon Sylejmanin, invalid 65 vjeē, Malė Ramadanin 65 vjeē, Ramush Berishėn 72 vjeē, Shaban Muzlinė 40 vjeē, dhe Ali Krasniqin 27 vjeē. Ramush Berisha, mixha i tė ndjerit tregon se pas rrahjeve dhe sharjeve e fyerjeve verbale nė dinjitetin familjar, policia u kėrcėnua se nuk guxon tė organizohet e pamja.
Y. Avdiu / B. Zogiani


2.10.1992 RILINDJA
PARMBRĖMĖ NĖ STACIONIN E AUTOBUSĖVE TĖ GLLOGOVCIT NGA BRESHĖRIA E AUTOMATIKĖVE TĖ POLICISĖ SERBE U VRA NJĖ POLIC
Gllogovc, 1 tetor
Mbrėmė, aty rreth orės 20,30 minuta, para derės sė ėmbėltores „Bleta“, qė ndodhet nė lokalet e „Kosovatransit“ tė Gllogovcit, nga breshėria e automatikėve mbetet i vdekur nė vend njė polic serb, (merret vesh se polici i vrarė ishte Miroslav Vuēiqeviqi, njė tjetėr plagoset rėndė nė gjoks, kurse rojtari i „Kosovatransit“ Hafir Ferizi, nga katundi Fushticė e Poshtme, dhe pronari i ėmbėltores „Bleta“, Jahir Seferi, u plagosen lehtė. Sipas dėshmive tė shoferit dhe kondukterit tė „Kosovatransit“, tė cilėt pak para aksidentit
arrijnė me autobus nga Malisheva, derisa Hafir Ferizi, rojtar, ishte duke treguar vendin e
zbrazėt pėr ta parkuar autobusin, nga ėmbėltorja „Bleta“ dalin dy policė serbe dhe
papritmas dėgjohen tė shtėna tė automatikėve. Policėt shtinė nė njėri-tjetrin. Me kėtė rast nė vend mbetet i vdekur njėri polic serb, e tjetri plagoset rėndė nė gjoks, kurse roja Hafir Ferizi plagoset nė ije. Nga breshėritė e plumbave tė automatikut goditet ėmbėltorja dhe brenda nė tė qėllohet pronari i saj Jahir Seferi me njė plumb mbi gju. Plumbat goditėn edhe tre autobusė qė gjendeshin tė parkuar para dyerve tė lokaleve tė „Kosovatransit“. Tė gjithė tė plagosurit janė vendosur nė Klinikėn Kirurgjike tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė dhe sipas njoftimeve jeta e dy shqiptarėve nuk ėshtė nė rrezik.
Po ashtu, sipas dėshmive, merret vesh se nė ēastin kur ndodhi kjo ngjarje tragjike nė oborrin e kėsaj organizate tė udhėtarėve, pos rojes, shoferit e kondukterit qė erdhėn me atė rast nga Malisheva, nuk u gjend asnjė udhėtar as personel tjetėr i „Kosovatransit“. Sipas deklaratave tė qytetarėve menjėherė pas ndodhjes se kėtij aksidenti u bllokuan
relacionet e rrugėve Komoran e Skenderaj, por pati edhe arrestime tė qytetarėve tė rastit, qė gjendeshin nė udhėtim. Edhe pse sot nė Gllogovc ishte ditė tregu, tė gjitha rrugėt qė shpien pėr nė kėtė qytezė janė nėn kontroll tė vazhdueshėm nga policia serbe, por edhe tė bllokuara, e nė oborrin e „Kosovatransit“ qė nė orėt e hershme tė mėngjesit gjenden pizgauerė, autoblinda dhe nja 60 policė tė armatosur. I tėrė Gllogovci, derisa po dėrgojmė kėtė raport, ėshtė bllokuar, por maltretime tė qytetarėve tė rastit nė rrugė nuk ka. Mirėpo, dendur vėrehen lėvizje policėsh nėpėr katunde pėrreth kėsaj ane.
Sipas tė dhėnave tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė dje rreth orės 9 nja 60 policė me njė pizgauer, dy autoblinda, tre „landroverė“, njė „Ladakarvan“ dhe me qenin hulumtues bastisėn shtėpi e po maltretojnė banorėt e fshatit Shtrubullovė. Policia mori Haxhi Musliun, Enver Sahitin dhe Naim Ymerin te kėtij fshati. Ka njoftime se po bastisen edhe fshatra tė tjera dhe se policia po arreston shumė shqiptarė.
R. GREIĒEVCI
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė