Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 14:19   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

14.02.96 RILINDJA

SHPĖRTHIME ENIGMATIKE NĖ KAMPET E REFUGJATĖVE SERBĖ

Tė dielėn mbrėma midis orės 21 e 22 ndodhėn disa shpėrthime nė kampet e refugjatėve serbė nė disa qytete tė Kosovės. Nė njoftimin e agjensisė serbe Tanjug thuhet se kėto shpėrthime ndodhėn nė kampet e refugjatėve nė Prishtinė, Vushtrri, Mitrovicė, Pejė dhe Suharekė.
Nga kėto shpėrthime nuk pati tė lėnduar, por u shkaktuan disa dėme materiale, thuhet nė njoftim. Policia dhe organet gjyqėsore serbe nuk dhanė kurrfarė komunikate lidhur me kėto shpėrthime, por nė reagimet e para tė shtypit serb thuhet se “kėto janė sulme tė paramenduara“ kundėr refugjatėve serbė nga Kroacia, tė cilat shkaktuan shqetėsime nė Kosovė.
Nė njoftimin e gazetės “Jedinstvo“ thuhet se nė Pejė shpėrthimet ndodhėn nė motelin Karagaē, ku janė tė vendosur refugjatėt serbė. Nuk pati tė lėnduar, por u shkaktuan dėme tė vogla materiale.
Nė Mitrovicė mjeti shpėrthyes ishte vendosur nė lokalet e shtėpisė sė fėmijėve pa prindėr “Aca Maroviq“, ku janė vendosur 68 refugjatė serbė. Nė atė lokal nė momentin e shpėrthimit nuk pati njerėz, kurse shpėrthimi shkaktoi pėlcitjen e xhamave tė dritareve, citon gazeta serbe.
Po sipas saj, nė Vushtrri u hodhėn dy bomba nė sallėn numėr katėr tė qendrės shkollore, e tė cilat bomba nuk shpėrthyen. Nė kėtė objekt janė tė vendosur rreth 300 refugjatė serbė dhe sipas kėsaj gazete nė mesin e tyre u shkaktua panik.
Nė Podujevė shpėrthimi ndodhi nė ndėrtesėn e Shkollės Teknike ku janė tė vendosur refugjatėt serbė. As kėtu nuk pati tė lėnduar, njofton gazeta “Veēernje novosti“.
Hollėsi tė tjera nuk jepen.
(QIK)


15.02.96 RILINDJA

REAGIMET NĖ BEOGRAD
BEOGRAD, 14 SHKURT
Agjensia zyrtare Beogradit Tanjug njoftoi dje se, nė disa qendra tė refugjatėve serbė nga Kroacia tė vendosur nė Kosovė, tė dielen mbrėma ndodhėn disa shpėrthime, por nuk pati persona tė lėnduar. Siē thuhet, fjala ėshtė pėr lagjet e refugjatėve nė Prishtinė, Vushtrri, Podujevė, Mitrovicė, Pejė dhe Suharekė. Kjo informatė zgjoi mjaft interesim, por Beogradi zyrtar ende nuk e konfirmoi e as nuk pėrgėnjeshtroi kėtė informatė.
Siē mėsohet jozyrtarisht, njė grup kolonėve serbė nga Kroacia, tė cilėt janė tė vendosur nė Kosovė, arritėn dje nė Beograd pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė federale mbi ngjarjet nė fjalė dhe shpėrnguljen eventuale nga Kosova. Mirėpo as kėtė informatė nuk e konfirmojnė autoritetet kėtushme dhe pohojnė vetėm se “nuk dinė asgjė pėr kėtė vizitė“: Ndėrkaq, nė organizatat ndėrkombėtare humanitare, e as nė ato tė Jugosllavisė sė vetėshpallur, nuk ka informata pėr shpėrthimet tė cilat pėrmenden nė njoftimin e TANJUG-ut.
Pėrfaqėsuesit Komisariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė KB nė Beograd theksojnė se deri mė tani nuk kanė pasur kurrfarė raportesh nga Kosova rreth trazirave apo sulmeve ndaj refugjatėve serbė tė ikur nga Kroacia. Pohime tė ngjajshme shprehin edhe pėrfa-qėsuesit e Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq dhe ata tė Kryqit tė Kuq tė Jugosllavisė sė vetėshpallur.
Partitė opozitare serbe kryesisht nuk prononcohen ndaj lajmit tė TANJUG-ut. Reagoi vetėm Partia Radikale Serbe, e cila thekson nė kumtesėn e vet se “ėshtė fjala pėr sulm terrorist ndaj refugjatėve serbė“ dhe akuzon regjimin e Beogradit se nuk po bėn asgjė pėr tė mbrojtur popullin, pėr shpėrnguljen e tė cilit ai vetė ėshtė pėrgjegjės.
Radikalėt kėrkojnė tė dėnohen ata tė cilėt kanė kryer kėtė akt. “Orvatja e pushtetit pėr ta fshehur historinė antiserbe nė Kosovė shkakton njė shqetėsim edhe mė tė madh te populli serb nė kėtė pjesė tė Serbisė, si dhe frikėn se skenari i dorėzimit tė Krainės dhe pjesės perėndimore tė Republikės sė Serbisė do tė pėrsėritet edhe nė Kosovė“, thuhet nė kumtesėn e Partisė Radikale.
Ndėrkohė, megjithėse Beogradi zyrtar hesht lidhur me kėto ngjarje, pėr qėndrimin flet ndoshta komenti i sotėm nė gazetėn proqeveritare “Veēernje novosti“. Kjo pėrditshme vlerėson se “ėshtė fjala pėr terrorizėm tė paramenduar politik“ dhe pa marrė parasysh se ende nuk dihet ēka ka ndodhur dhe kush i ka hedhur bombat nė qendrat e refugjatėve, komentuesi pohon se kėtė, me siguri, e kanė bėrė “secesionistėt shqiptarė“.
Poashtu, tėrhiqet vėrejtja se njė akt tillė ėshtė “vetėvrasje politike“ sidomos nė momentin kur Jugosllavia po bėn ēmos, qė ēėshtjet e luftės dhe tė paqės tė zgjidhen me mjete politike“. Nė kėtė kontekst theksohet mė tutje se “Jugosllavia tashmė ka bėrė hapa pėr tė lehtėsuar pozitėn e fėmijėve shqiptarė, tė cilėt janė shkolluar ilegalisht dhe mundėsoi qė tė hapet qendra informative amerikane nė Prishtinė nė mėnyrė qė tė gjithė tė njoftohen nė kėtė dhe pėr kėtė Krahinė. . . “
Artikullshkruesi konkludon se, pushteti i Serbisė dhe i Jugosllavisė sė vetėshpallur duhet tė reagojė ndaj kėtyre sulmeve, e ato duhet t’i dėnojė edhe faktori ndėrkombėtar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė