Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 21:43   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

07.05.96 RILINDJA

KONCEPTI I RI I ADEM DEMAĒIT PĖR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TĖ KOSOVĖS: PAVARĖSIA, PASTAJ NĖ KONFEDERATĖN BALLKANIA

(Pjesė nga intervista e botuar nė “Rilindje“)
Klubi i gazetarėve qė raportojnė nga Kosova pėr mediat e jashtme organizoi dje njė bisedė me Adem Demaēin njėrin nga personalitetet politike shqiptare tė Kosovės, mendimet dhe pikėpamjet e tė cilve vazhdimisht bėjnė jehonė, jo vetėm pėr shkak tė biografisė, por edhe pėr shkak tė guximit, me tė cilin paraqitet nė kohė dhe hapėsirė. . .
Le tė trandemi tė gjithė sa ka ende kohė! Dekada e fundit e pėrgjakshme e prillit 1996 ėshtė paralajmėrimi mė brutal pėr tė gjithė, prandaj dhe tė gjithė, pa pėrjashtim, duhet ta marrin me seriozitetin mė tė madh dhe tė trandemi sa ka ende kohė. Brenda vetėm njė dhjetėditėshi patėm shtatė tė vdekur dhe tetė tė plagosur nga radhėt e serbėve dhe shqiptarėve, patėm njė bombė te hedhur nė oborrin e shefit tė policisė nė Prizren dhe tė shtėna me armė nga njė ushtarak serb mbi furrėn “Pashtriku“ nė Ferizaj.
Ngjarjet e pėrgjakshme, qė ndodhėn nė dekadėn e fundit tė prillit, janė njė dėshmi qė unė e marr shumė serioze dhe unė i ftoj edhe tė tjerėt qė t’i marrin ashtu, se ka indikacione tė cilat tregojnė se brenda kėtij populli ka tė tillė tė cilėt nuk ngurrojnė tė derdhin gjak dhe qė nuk janė tė gatshėm tė ulin qafėn. Prandaj u bėj thirrje, nė radhė tė parė shqiptarėve, po edhe tėrė botės, qė kėtė ta marrė si fakt tė hidhur qė t’i ndryshojnė qėndrimet e veta, pikėpamjet dhe mėnyrėn me tė cilėn e kanė paraparė zgjidhjen e problemit tė Kosovės dhe tė kuptojnė se shqiptarėt, tė cilėt deri mė tash kanė treguar vullnet tė fortė qė tė durojnė dhe tė jenė tė urtė, duket se kanė ardhur nė gradėn kur nuk mund tė mbajnė asi qėndrimi. Po e pėrsėris se nuk mund tė pohohet se vetėm serbėt i kanė shkaktuar ngjarjet e pėrgjakshme tė dhjetėditėshit tė fundit tė prillit, pėr tė ruajtur status quo-nė qė u ka krijuar atyre kushte pėr jetė pa brenga nė kurriz tė shqiptarėve, meqė atmosfera e dhunės dhe e terrorit, e diskriminimit dhe e denoncimit, destrukcionit qė po ushtron regjimi serb janė bėrė tė padurueshme dhe i ngjajnė enės qė ka filluar tė vlojė. Prandaj shtrohet kėrkesa para komunitetit ndėrkombėtar qė tė rishqyrtojė ēėshtjen e Kosovės nė dritėn e ngjarjeve tė fundit.
Para dy tre muajsh ndodhėn shpėrthime nėpėr kampet e refugjatėve, ja tani edhe kėto ngjarjet e pėrgjakshme. Pavarėsisht nga thirrjet pėr qetėsi e vetėm qetėsi, pakėnaqėsia, zemėrimi dhe dėshpėrimi kanė mbetur brenda nė popull dhe sa e njoh unė atė, ai nuk do tė pranojė tė mbetet farė kolonie serbe.


30.05.96 RILINDJA

VĖZHGUES TĖ UNIONIT EVROPIAN VIZITUAN KMDLNJ: NUK MJAFTON VETĖM MOSHARRIMI I KOSOVĖS

Z. Torsiello pastaj u interesua pėr dallimet ndėrmjet koncepcionit tė tij dhe tė
Rugovės.
Demaēi tha se ato pėrputhen sa pėrket domosdosė pėr pavarėsi tė Kosovės dhe tė drejtės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve. Unė, tha ky, vetėm bėj njė kompromis nė pėrputhje me kėrkesat e komunitetit ndėrkombėtar pėr moscenimin e kufijve tė jashtėm. Prandaj, shtoj se pas pavarėsimit, duke ruajtur sovranitetin secili nga shtetet, do tė bisedojė pėr formimin e njė konfederate ndėrmjet Kosovės, Serbisė dhe Malit tė Zi. Ekziston edhe njė dallim: unė nuk mendoj se vetėm shqiptarėve duhet t’u bėhet thirrje pėr paqe dhe pėr mosgjakderdhje. Ajo duhet t’i drejtohet edhe Serbisė, por edhe komunitetit ndėrkombėtar, i cili po e lė Kosovėn nėn sovranitetin serb, gjė qė do tė pėrfundojė me gjakderdhje, meqė shqiptarėt nuk do tė pranojnė tė mbesin pėrgjithmonė
koloni.
Torsiello pyeti Demaēin nėse kėtė e dinte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila mori pėrsipėr incidentet e fundit, kurse ky iu pėrgjegj se nuk ėshtė i bindur tė ketė armatė tė tillė. Mė parė mund tė jetė ndonjė grup i vogėl (nėse i kanė bėrė shqiptarėt), i cili do tė mund tė shndėrrohet edhe nė armatė po nuk u gjet njė zgjidhje e arsyeshme edhe pėr shqiptarėt“.




ZĖRI I KOSOVĖS Nr.18,1.5.1996

MBROJTJA E KOSOVĖS ĖSHTĖ E DREJTĖ E PACĖNUESHME, E PATJETĖRSUESHME DHE OBLIGIM E NDER I ĒDO QYTETARI

Siē ėshtė bėrė e ditur, gjatė muajit prill atdhetarėt shqiptarė bėnė veprime tė armatosura kundėr pushtuesve nė Kosovė. Lėvizja Popullore e Kosovės pėrkrah ēdo veprim tė armatosur kundėr pushtuesve qė ēon drejt pavarėsisė sė Kosovės dhe bashkimit tė viseve tė saja, pra edhe veprimet qė u bėnė nė muajin prill. Lėvizja konsideron se, ekzistimi i forcave tė armatosura tė Kosovės ėshtė i ligjshėm: i bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės dhe nė ligjet ndėrkombėtare sipas tė cilave “ēdo popull ka tė drejtė tė vendosė
dhe tė jetojė i lirė“, pra, rrjedhimisht, tė ketė ushtrinė e vet. LPK fton qytetarėt qė tė respektojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nė nenin 77 tė sė cilės thuhet: “Mbrojtja e vendit ėshtė e drejtė e pacenueshme, dhe obligim e nder i madh i ēdo qytetari“.
Tė pėrkujtojmė se krerėt shqiptarė ka 5 vite qė janė lutur deri nė vetėposhtėrim kėtu e nė gjithė botėn qė ēėshtja tė zgjidhet me mjete politike. Serbia, Mali i Zi e Maqedonia kėtė e kuptuan si dobėsi tė popullit shqiptar dhe rritėn shtypjen e terrorin. Kėshtu qė
rishpėrthimi i konfliktit tė kohėve tė fundit ėshtė reagim i natyrshėm i popullit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tij tė patjetėrsueshme pėr pavarėsi.
Pėrgjegjėsinė pėr gjendjen e krijuar e mbajnė pushtuesit tė cilėt, me gjithė kėrkesat e popullit shqiptar, nuk po tėrhiqen nga Kosova e viset e saja nė mėnyrė qė tė ndėrpriten
luftimet dhe tė arrihet paqja. Njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr situatėn e krijuar nė Kosovė e mbajnė shtetet tė cilat kohėve tė fundit inkurajuan Beogradin duke njohur sovranitetin e tij mbi Kosovėn.
Vlerėsimet e pushtuesve serbė, maqedonė dhe malazezė pėr luftėn e drejtė tė popullit shqiptar janė tė njohura andaj nuk tėrheqin vėmendjen. Vėmendje tėrheqin deklaratat e disa individėve dhe partive shqiptare qė po e inkriminojnė luftėn e popullit tonė si “rebele“ dhe “terroriste“. Me tė drejtė shtrohet pyetja se, nė kushtetutėn e cilit shtet i mbėshtesin kėto deklarata? Dhe e dyta, me ēka dallojnė vlerėsimet e tyre nga ato tė
Beogradit, Shkupit e Podgoricės? Nė njė tė kaluar jo tė largėt tė gjithė e dinė se ēfarė pasojash pati vlerėsimi i demonstratave tė vitit 1981 si “kundėrrevolucionare“ nga ana e strukturave tė ish-KSA tė Kosovės. Po pasojat nga deklaratat e sotme tė papėrgjegjėsi, ēfarė mund tė jenė?
Sidoqoftė, vullneti i popullit shqiptar pėr pavarėsi i shprehur nė referendum qėndron mbi vullnetin e pushtuesve dhe atyre qė u …
LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS (LPK)/ Prishtinė, prill 1996
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė