Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 21:55   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

18.06.96. RILINDJA

NĖ PODUJEVĖ U PLAGOS NJĖ POLIC

Sipas televizionit serb tė Prishtinės, mbrėmė nė Podujevė, nga tė shtėna me armė
automatike, ėshtė plagosur polici Goran Mitroviq. Plagosja ka ndodhur rreth orės 22 nė afėrsi tė Stacionit tė Autobusėve nė Podujevė, derisa polici ndodhej nė automobilin zyrtar. Polici i plagosur u dėrgua nė spitalin e Prishtinės, prej nga u lėshua pas sanimit tė
plagės nė kėmbė.
(B. P.)




19.06.96 RILINDJA

GJENDJA E TENDOSUR NĖ MITROVICĖ E RRETHINĖ

Komisioni pėr informim i Degės sė LDK-sė dhe Dega e KMDLNJ-sė nė Mitrovicė njoftojnė
pėr njė polic tė vrarė dhe njė tjetėr tė plagosur nė njė incident tė pasqaruar parmbrėmė para orės 23 nė Shipol tė Mitrovicės. Kėto burime bėjnė me dije se te ujėsjellėsi i qytetit u dėgjuan parmbrėmė tė shtėna armėsh, ndėrsa rreth orės 23 nė spitalin e Mitrovicės u dėrguan dy policėt e plagosur. Nga plagėt vdiq polici Predrag Gjorgjeviq (23) nga Krushevci (Serbi), ndėrsa kolegu i tij Vukojiēiq Zoran (27) u dėrgua nė spital nė Prishtinė.




NĖ LLUZHAN TĖ PODUJEVĖS KRISMA ARMĖSH U DĖGJUAN NĖ STACIONIN E
POLICISĖ

Parmbrėmė nė mesnatė u dėgjuan pėr njė kohė tė gjatė tė shtėna tė shumta armėsh nė afėrsi tė stacionit tė policisė serbe nė Lluzhan, buzė rrugės Prishtinė- Podujevė, 12 km larg Podujevės. Komisioni pėr Informim i Degės sė LDK-sė nė Podujevė njoftoi se forcat serbe e bllokuan gjatė natės vendin ku ishin dėgjuar tė shtėnat dhe udhėkryqin e rrugės
Lluzhan-Orllan.




22.06.96 RILINDJA

KONFERENCĖ SHTYPI E DR. IBRAHIM RUGOVĖS

Dr. Rugova para gazetarėve sėrish dėshmoi pėr dhunėn e pashembullt ndaj njė popullate
duarthatė dhe tė pambrojtur dhe pos represionit sistematik, ai pėrmendi edhe rastet e fundit qė ngjanė nė Mitrovicė dhe nė Podujevė, ku u vra njė polic serb dhe u plagosėn dy kolegė tė tij. Kėto incidente ende tė pasqaruara, tha Rugova, u pėrdorėn si pretekst pėr dhunė dhe pėr shtimin e represionit me qėllim tė ngritjės sė tensionit nė Kosovė. Ne, tha ai, kemi kėrkuar njė pėrmbajtje tė qytetarėve tė Kosovės nė kėto ditė tė vėshtira dhe kėrkojmė nga milicia serbe tė mos i provokojė shqiptarėt dhe qė tė mos e keqėsojė edhe mė shumė situatėn. Kėto incidente, shtoi dr. Rugova, i keqpėrdori propaganda politike serbe pėr t’i akuzuar shqiptarėt dhe pėr t’i etiketuar ata pa u sqaruar rrethanat. Kėto incidente gjithashtu, kanė pėr qėllim edhe pengimin e zgjidhjės politike tė ēėshtjes sė Kosovės dhe acarimin e situatės nė rajon.




ZĖRI I KOSOVĖS Nr.25, 27.6.1996

VAZHDON REZISTENCA AKTIVE NDAJ PUSHTUESIT

Mjetet e informimit masiv tė shtypit dhe tė radiotelevizionit, njoftojnė se mė 16 qershor ’96 nė orėt e vona tė natės, afėr stacionit tė autobusėve nė Podujevė, u plagos polici Goran Mitroviq. Polici i plagosur menjėherė u dėrgua nė spitalin e Prishtinės pėr shėrim.
Goran Mitroviqi u plagos nė orarin e kryerjes se detyrės, nė veturėn zyrtare.

Mjetet e informimit bėjnė tė ditur gjithashtu, se mė 17 qershor ’96, nė orėt e vona tė mbrėmjes, nė paralagjen e Mitrovicės, nė Shipol, nga armė automatike, u vra Predrag Gjorgjeviq (23) nga Krushevci i Serbisė, ndėrsa u plagos Zoran Vukojiēiq (27), i cili, u
dėrgua nė spitalin e Prishtinės pėr shėrim. Policėt, nė Shipol, nė aktin e kryer ndaj tyre, ishin nė kohė pune me veturė zyrtare.
Tė njejtėn natė (mė 17 qershor), afėr stacionit tė policisė, nė Lluzhan, afėr Podujevės, nė orėt e vona tė mbrėmjes, njė kohė tė gjatė u dėgjuan tė shtėna nga armėt automatike. Me tė pushuar tė shtėnat, nė vendin ku u dėgjuan ato, forca tė mėdha tė policisė serbe bllokuan vendin. Gjithashtu, ata bllokuan edhe udhėkryqin mjaft tė frekuentuar nė rrugėn Lluzhan- Orllan.
Bėhet e ditur, se pas akteve tė kryera, forca tė mėdha tė policisė serbe bllokuan vendbanimet nė njė gjerėsi tė konsiderueshme, me ē’rast bastisėn familje tė tėra, si dhe individė tė shumtė nga popullsia shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė