Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-11, 19:53   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

2.09.96 RILINDJA

“TELEGRAF“ PĖR INCIDENTIN NĖ KLIĒINĖ

Prishtinė, 1 shtator / Gazeta serbe “Telegraf“ e Beogradit sot sjell kėtė njoftim pėr incidentin nė fshatin Kliēinė, afėr Pejės: “Vala e sulmeve terroriste nė Kosovė nuk po pushon. Dje nė mėngjes, pak pas orės dy, terroristė, tash pėr tash tė panjohur, shkrehėn dy granata mbi postėn policore tė fshatit Kliēinė, buzė rrugės Pejė- Prishtinė, rreth dhjetė kilometra larg Pejės. Terroristėt kishin qenė shenjtarė tė kėqij, kėshtu qė granatat pėrfunduan afro 50 metra para ndėrtesės sė postės sė milicisė, ku bėnė ky kratere ca mė tė mėdha.
Askush nuk u lėndua nė postėn e policisė dhe as nė shtėpitė pėrreth, megjithėse granatat kishin shpėrthyer fuqishėm dhe e kishin dridhur tokėn, nga e cila gjė tė gjithė vendasit e kėtij fshati dhe nja 10 fshatrave pėrreth ishin zgjuar dhe pjesėn tjetėr tė natės e kaluan nė frikė dhe pa gjumė.
Dje, paradite, organet e hetuesisė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė kryen ekspertizėn pėr t’u konstatuar se a ishin kryer me mina tromblon sulmi terrorist apo ėshtė fjala pėr mina minahedhėsi.
Fshati Kliēinė gjendet mu buzė rrugės Pejė-Prishtinė dhe gjithsej pesė-gjashtė kilometra larg fshatit tė Ēellopekut, ku jo mė shumė se para dy ditėve, gjithashtu nė orėt e hershme tė mėngjesit, qenė hedhur mbi postėn e policisė tri bomba ofenzive dore, kurse ditėn e njėjtė pasdite, nė komunėn e Podujevės, nė fshatin Lupē i Poshtėm, qe vrarė Ejup Bajgora, inspektor i Shėrbimit tė sigurimit shtetėror tė Prishtinės.




03.09.96 RILINDJA

SHPĖRTHEU NJĖ BOMBĖ NĖ SHTĖPINĖ E NJĖ POLICI REZERVIST SERB

Tė shtunėn mbrėma, rreth orės 21.30 sulmues tė panjohur hodhėn njė bombė para hyrjes sė shtėpisė sė Milorad Rajkoviqit nė Bėrzhenik tė Pejės, pjesėtar i formacionit rezerv tė policisė serbe. Nė momentin e shpėrthimit, anėtarėt e tjerė tė familjes nuk gjendeshin aty, kurse Rajkoviqi ishte duke zbritur shkallėve dhe mbeti i palėnduar, shkruan shtypi serb. Nga shpėrthimi u thyen xhamat e dritareve dhe u dėmtua dukshėm fasada.
Gazeta “Jedinstvo“ edhe pėr kėtė sulm si zakonisht fajėson “terroristėt“ shqiptarė. Por shtypi serb nuk jep hollėsi tė tjera nėse Rajkoviqi ishte nė konflikt me dikė dhe se kjo ka mundur tė bėhet nga hakmarrja.
(QIK)



ZĖRI I KOSOVĖS Nr.29, 5.9.1996

VAZHDOJNĖ AKSIONET E BEFASISHME TĖ UĒK-sė

Mė 28 gusht rreth orės 3.00 tė mėngjesit, siē bėhet e ditur nga burimet e ndryshme informative, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės sulmoi me bomba ndėrtesėn e repartit tė policisė serbe nė fshatin Ēellopek tė komunės sė Pejės. Po atė ditė rreth orės 15.00 nė mes tė fshatit Lupē, pjesėtarėt e UĒK-sė vranė agjentin e Serbisė Ejup Bajgorėn. (Ejup Bajgora ishte inspektor i lartė i UDB-sė nė Prishtinė, i njohur nė popull pėr veprimtarinė e tij kundėr pavarėsisė sė Kosovės).
Dy nga pjesėmarrėsit nė kėtė atentat e pritėn Ejup Bajgorėn derisa ai po dilte nga autobusi. Nga njė afėrsi prej dy metrave ata ju afruan, nxorėn automatikėt dhe i dhanė dy breshėri plumbash. Sipas shtypit serb, agjentin e tyre e goditėn 14 predha.
Atentati u bė nė prezencė tė shumė personave qė rastėsisht gjendeshin aty. Atentatorėt pastaj u larguan nga vendi i veprimit. Tė gjitha aksionet e mėparme tė UĒK-sė janė bėrė natėn. Ky ėshtė rasti i parė qė sulmi bėhet nė pikė tė ditės.
Para mbylljes sė numrit tė gazetės u mor vesh se natėn e 31 gushtit u krye dhe njė sulm kundėr prezencės sė okupatorėve. Atė natė u sulmua stacioni i policisė nė fshatin Kliēinė komuna e Pejės. Stacioni u sulmua me 3 projektilė nga minahedhėsi.
Ėshtė karakteristik ritmi i shtuar i sulmeve tė UĒK-sė. Vetėm gjatė muajit gusht u bėnė dhjetė sosh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė