Tema: Pjetėr budi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-11, 20:01   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pjetėr budi

Libri i Botės Sanė tė Dashtun, II


Prandaj
mė lexo, Ti malsor, nė konakun tėnd me hir hyjnie
kur mikun e pret me kuleē
dhe kur nė mbrėmje nipave u rrėfen histori,
mė lėēit, Ti, Njeri i Bukės, Krypės dhe Zemrės,
qė ndez strallin shkrepėtimēar e pėrvėlues
tė dashurisė arbnore,
qė zemrėn e bėn flamur miqėsie mes popujsh,
mė kėndo, Ti, Legjendė e Besės qė krijon njė Konstandin
dhe Ti, Legjendė e Tokės sė Premtuar qė e krijon
Moisiun e arratisjeve, shpresave dhe kalvareve.
Shqip tė mundėnj me rrėfyem
ndonjė kankė tė re e pėlqyer nga vetė Zoti,
Tė mos e lėmė gjuha tė vdaret e tė bdruhet.
E ky ligjėrim ėshtė te Dritė e Hyjit,
e ka zinė brenda vetes, zinė e Shekullit tė Zi
jeta nuk shkohet pa vepruom gja
kundėr Djallit tė mallėkuom qė na zhbėri e vdari qenien
qė shtiu leqtė nd’Arbėnė.
Sikur vrapojnė pėr ta parė Atin
nė maje tė malit nd’Arbėnė a nė Galile
mbas Ringjalljes sė Jezusit,
ashtu Zemėra mė gjet tė lirė
pėr ta rikėnduar Librin e Shenjtė
me gjėmėt e jetės sė Arbėnit, me shenjtėrinė e vuajtjes,
me mundimet e mia nga fundi i shpirtit
te Kangė e moēme e vjershėrisė
kėtė Libėr me mbaruom.
Vetėm jeta tė mos na shuhet kurrė te Diell i Ri.







Shembėlla e Pėrshpirtshme


E le Gurin e Bardhė
nė andrrat e Kohės qė gjėmon
dhe shkove tė shpėrndash therorshėm
frymėn e Librit tė Botės Sanė tė Dashtun
nė Shkup e Tivar e Ulpianė e Arbėni.
Shembėllėn e Pėrshpirtshme e kishe
nė rrugėn e shenjtėruar pėr Liri,
nė mjeshtrinė e shkrimit tė librave.
E rruga kishte aq leqe, aq hone, aq kryqe.
Ku janė rrugėt, kush i fshiu prej faqes sė Dheut?
I vetėm me peshėn e Arbėnit nė shpirt
e shpirti ish aq i sfilitur.
Sikur e bart peshėn e kryqit nė Golgotė
nėn britmat armike, nėn fyerjet e akuzat
e farisenjve me shenja kryqi.
Po as mėkati as armiku sikur nuk kanė pushtet aty.
I vetmi pushtet qė e nėnshtron
ėshtė dashuria ndaj Hyjit, ndaj Arbėnit.
I vetmi pushtet mbi tė mbaztėt e jetės,
mbi mortjen qė rrėzon djemtė e ri,
pleqtė bujarė dhe trimat sqimatarė,
letėrorėt, pernadorėt, gratė dhe vashat.








Ēelja e Syrit


T’u nēelėnė syytė tė shumėve, Tinėzot,
po i shkruaj kėta libra, me Sibilėn pėr dore (po thonė):
T’pagoiėvet me folė
E t’shurdhėvet me ndėgjuom.
A nuk ėshtė kjo dėshira e Bariut tė Mirė?
A nuk ėshtė ky popull delja e humbur?
Po ku mbetėn tė nėntėdhjetenėntė delet tjera?
Unė nuk po i shoh delet tjera.
Delen time tė humbur e njoh mirė.
Shih si ėshtė kjo grigjė e bardhė
plisėbardhėsh, grash tė veshura nė tė bardha,
fėmijėsh si flutura tė bardha.
Oh, jo! Grigja bredh nėpėr pyje tė errėt,
bredh nėpėr natė duke kėrkuar shtegun, dritėn.
E ka humbur vetveten dhe tash vetveten kėrkon.
A ka kėrkim mė tė rėndė, mė tė vėshtirė?
A ka bredhje mė tė dhembshme?
E zėnė nga mallkimet, grigja s’ka ēka tė hajė:
ha terrin, ha gur e dru, ha ėndrrat e veta,
ka humbur nė natėn e kalvareve, nė terrin e vuajtjeve.
Mė ndje, Imzot, humba mbas grigjės, nėpėr natė,
po kėrkoj pak dritė me letrat e mia, me kėta libra,
me uratat, hymnet, poezitė, homilitė dhe ritualet.
Po i shkruaj librat rrethuar me armiq,
Rrethuar nga nata e errėt nė Golgotė.
Zemra thamė e pėrthamė, zemra si dru
sytė akull i ngritė tė padenjė ta shohin Qiellin,
kėtu askush askėnd nuk e njeh.







Ujėt dhe Gjaku i sakramenteve


A thua Hyji qenka i dashuruar vetėm nė lutje,
paska prirje vetėm tė fshihet nga Njeriu?
A mos je edhe ti i vetėm,
posi teologėt qė e braktisėn Jezusin?
A nuk tė shesin edhe ty pėr 30 aspra?
Janė pesė udhėtarė qė tė rrethojnė nė barkė,
Ndėr ta edhe famullitari Nikollė Leka, oh Zot!
Pesė vetė me emrin e Judės.
Ishte ditė Krishtlindjesh e vitit 1622.
A nuk ėshtė hyjnore kjo?
Shih: tė bukurėn qė shtrihet kudo pėrreth Arbėnisė,
preke, ta ndjesh dhe merr frymė thellė: shih malet
e shtigjet e errėta, ku e ruajnė grigjėn e humbur.
Andej janė kelmendasit, natė e ditė
me armė nė dorė. Andej janė Krujė e Duagjin
qė i dolėn turkut prej dore.
Janė viset e Skėnderbeut: Matia, Benda, Kurbini,
Tamadheja e Ēermenika,
janė Ohri, Elbasani dhe Vlora, krahina t’Epirit.
Mė duhet tė shpejtoj nėpėr krahinat t’Arbėnit,
nė Ulpianė e Shkup e Ohėr, ku u vduer besimi
pėr ta ēuar edhe andej njė uratė kushtrimi
nga Kuvendi i Shėn Mėrisė sė Matit.
Nga Kuvendi i Zadrimes
e nga Kuvendi i Madh i Dukagjinit, u morėm vesh
t’ ia heēim Turkut nga dora Arbėrinė.
Kėndej ėshtė parrizi i tokės, qė quhet Arbėni:
me lumenj, peshq, gjah, kafshė, grurė e voj.
O Hyji im, mė duhet tė shpejtoj, ta kaloj edhe kėtė vā,
edhe kėtė lumė, kėtė ditė terri nėpėr Golgotė.
Koha nuk pret: kush e duron tiraninė e Turkut,
Herodin me pamje sultanėsh?
Imzot Pjetri e shikon Arbėninė
si Zoti kur e vėshtron botėn.
E ku ka vėshtrim mė tė plotė?
Ku u zhduk Abeli?
Lėreni Abelin e drejtė tė vijė tek Pjetri.
Hiēju Jezusit, kėtij blasfemuesi, trazuesi e mashtruesi -
thanė ajo turmė teologėsh dhe e gozhduan nė kryqin e kriminelit.
Dhe pamjet e tij nė kryq udhėtojnė nėpėr kohė
tek i drejtojnė kahjet e historisė.
Kryshenjti ndė gjak trupnė ia qėndisnė
Vjen edhe ndė tokė t’Arbėnit.
Shikoji turmat: a s'e dėnojnė nė ēdo kohė e nė ēdo epokė
revolucionarin qė trazon shpirtėra,
a nuk e dėrgojnė nė burg, nė pranga, nė gijotinė?
A nuk iu zėnė pritė nė rrugė a nė Dri tė Bardhė?
Gjėrpij tė famakuom e kjo zogori largohet me furi.
Aty vjen Maria Shenjte, zemėra iu akulluo:
Aty ky nė prag ndahen jeta e Vdekja.
Drini i Bardhė: Ujė dhe Gjak
pėr ta kunguar edhe tradhėtorin e mallkuom,
me emrin Judė a Turqi, a Venedik a Nikollė
a cubat qė i dalin nė pritė. Abeli ikėn, vjen Kaini.
Ka vetėm Ujė arbėror tė Drinit
dhe Gjak arbėror tė Pjetrit -
ndryshe nuk do tė kryhej vepra e sakramenteve
nd’Arbėnė tė pagėzuom:
andej kah parakalojnė plaga e Jezusit,
engjėjt dhe shenjtėrit.






Pons Pilati nė Gjyqin e Kallmetit


E Pilati i helmuom vjen nga kohėt tjera, i lan duart
pėr t’u shfajėsuar posi qeni i pėgamė
tani nė Gjyqin e Kallmetit.
E mandej ai ahkoi drejt mjerimit tė vet
kah laku e kah thika.
Nata nė Golgotė duhet tė zgjasė edhe disa shekuj,
me ulėrimat e ujqėve e tė djajve.
I dėnuar nė tė gjitha gjyqet e tė gjitha kohėve -
ku mbet urdhėri i Tenzot: mos bėj dėshmi tė rreme?
Kufomat arbėrore mbesin tė pavarrosura,
tė vrarė nė tė gjitha luftėrat e nė tė gjitha vendet,
tė humbur nė tė gjitha betejat e nė pax dei,
tė kryqėzuar nė tė gjitha kryqėzatat.

(1980, 2006)
Vėrejtje: kjo tėrėsi poetike apo poemė ėshtė shkruar nė dy kohė ndryshme, e rimarrė nga autori gjatė vitit tė kaluar, nė shenjė tė 440-vjetorit tė lindjes sė Pjetėr Budit).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė